Lajme
BDI: Përfaqësim pa shqiptarë nuk është përfaqësim i shtetit
Në Samitin e NATO-s në Turqi, Maqedonia e Veriut paraqitet me një delegacion pa asnjë përfaqësues shqiptar.
Kjo është pasqyrë e një mentaliteti politik që e sheh shtetin si pronë të një etnie, ndërsa shqiptarët vetëm si dekor të brendshëm.
Maqedonia e Veriut është shtet multietnik dhe anëtare e NATO-s falë një arkitekture politike që ndërtohet mbi barazi, përfaqësim dhe Marrëveshjen e Ohrit.
Delegacionet shtetërore duhet ta reflektojnë realitetin e vendit, jo ta fshijnë atë.
Përjashtimi i shqiptarëve nga përfaqësimi më i lartë ndërkombëtar është mesazh i gabuar për qytetarët, për aleatët dhe për vetë karakterin e shtetit.
Shteti nuk përfaqësohet drejt kur gjysma e realitetit të tij lihet jashtë.
Lajme
Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale vazhdon me masat që u ndihmojnë drejtpërdrejt qytetarëve të investojnë në një sistem ngrohjeje më ekonomik, më efikas dhe më të pastër
Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale vazhdon me masat që u ndihmojnë drejtpërdrejt qytetarëve të investojnë në një sistem ngrohjeje më ekonomik, më efikas dhe më të pastër.
Në “Gazetën Zyrtare” është publikuar Programi për ndryshimin e Programit për nxitjen e furnizimit me gaz në amvisëri për vitin 2026, me të cilin afati për aplikim për mbështetje financiare zgjatet deri më 31 tetor 2026.
Me këtë vendim, Ministria u jep një mundësi shtesë të gjitha amvisërive që ende nuk kanë arritur të aplikojnë, ta shfrytëzojnë mbështetjen shtetërore dhe të përfitojnë deri në 30.000 denarë, përkatësisht deri në 70 për qind të shpenzimeve të bëra për kyçje në rrjetin e gazit natyror ose për blerjen e një kaldaje me gaz.
Për zbatimin e kësaj mase janë siguruar 3 milionë denarë, ndërsa mjetet do të ndahen sipas parimit “i pari që aplikon – i pari që përfiton”, deri në shterimin e fondit.
Zgjatja e afatit është bërë me një qëllim të qartë – që sa më shumë qytetarë të kenë mundësi ta shfrytëzojnë këtë masë dhe të ulin shpenzimet për ngrohje, duke përdorur njëkohësisht një burim energjie më të pastër dhe më efikas.
Të drejtë aplikimi kanë amvisëritë që gjatë vitit 2026 do të realizojnë kyçjen e shtëpisë në sistemin e shpërndarjes së gazit natyror, si dhe amvisëritë që do të blejnë një kaldajë me gaz për një objekt që tashmë ka qenë i kyçur në sistem deri më 1 janar 2026. Çdo amvisëri mund të paraqesë vetëm një kërkesë.
Lajme
Drejtori i QMK Muhamed Ali: Së shpejti qytetarët do ta kenë në dispozicion aplikacionin “Where Are You”
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Muhamed Ali sot merr pjesë në Konferencën rajonale kushtuar sistemeve 112 dhe teknologjive moderne për menaxhimin e situatave të krizës në Tivat.
“Së shpejti, qytetarët do të kenë në dispozicion aplikacionin “Where Are You”, i cili do të mundësojë: dërgimin e saktë të vendndodhjes nga vendi i incidentit, dërgimin e fotove nga vendi i incidentit, dërgimin e videove nga vendi i incidentit dhe komunikim të drejtpërdrejtë video me Qendrën operative në situata emergjente”, deklaroi Ali.
Përveç kësaj, do të jetë i disponueshëm edhe funksioni “Silent Call”, i cili do t’u lejojë viktimave të dhunës në familje dhe personave në rrezik të kërkojnë ndihmë në heshtje dhe në siguri.
“Me vendosjen e këtyre funksionaliteteve të reja, vazhdojmë të modernizojmë sistemin 112, duke siguruar siguri më të madhe për qytetarët, transmetim më të saktë të informacionit dhe një përgjigje më efikase të shërbimeve kompetente në situata emergjente”, tha Ali.
Lajme
E dyshuara për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako gjendet e vdekur pranë Kievit
Anastasia Berezovskaya, e dyshuara kryesore për tentativën e vrasjes së biznesmenit ukrainas Vadim Yermolaev në Monako dhe e kërkuar nga Interpoli, është gjetur e vdekur pranë Kievit.
Sipas mediave ukrainase, duke cituar burime policore, trupi i 39-vjeçares është gjetur i varrosur të hënën rreth orës 23:00 në zonën pranë kryeqytetit ukrainas. Nga informacionet paraprake dyshohet se ajo është qëlluar për vdekje.
Burimet policore kanë bërë të ditur se Berezovskaya kishte qenë jashtë Ukrainës nga 22 marsi 2025 deri më 1 korrik 2026. Ndërkohë, dy persona të tjerë dyshohet se janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje. Njëri prej tyre është një oficer aktual i Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës (GUR) të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, ndërsa tjetri një ish-punonjës i zbatimit të ligjit.
Ngjarja në Monako ndodhi më 29 qershor, rreth orës 21:00, kur një shpërthim plagosi biznesmenin Vadim Yermolaev, partneren e tij dhe djalin 13-vjeçar. Dy të rriturit, sipas raportimeve, ndodhen ende në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pas shpërthimit, autoritetet nisën një operacion të gjerë hetimor për identifikimin e personit që vendosi pajisjen shpërthyese. Hetuesit u bazuan në pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.
Më 3 korrik, Interpoli lëshoi një urdhër kërkimi ndërkombëtar për Anastasia Berezovskayan, pasi autoritetet e Monakos e identifikuan atë si të dyshuarën kryesore për atentatin.
Vadim Yermolaev është një biznesmen nga Dnipro, themelues i grupit tregtar dhe industrial “Alef” dhe një prej zhvilluesve më të mëdhenj të pasurive të paluajtshme në qytet. Ai ka qenë pjesë e listës së 100 personave më të pasur në Ukrainë sipas revistës “Forbes”. Në vitin 2019, ai hoqi dorë nga shtetësia ukrainase pasi mori një pasaportë qipriote.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
