Lajme
Hiqen kioskët, por jo pengesat: Kaosi për këmbësorët vazhdon në Bit Pazar
Dy kioskë u larguan nga BitPazari me qëllim lirimin e hapësirave publike, por në betonin që mbeti, shitësit ambulantë të frutave dhe perimeve kanë vendosur tezgat e tyre. Për shkak të mos largimit të betonit dhe lirimit të plotë të trotuarit, qarkullimi për këmbësorët vazhdon të mbetët i vështirë.
Nga ana tjetër mbikalimi vazhdon të mos jetë funksional ndërsa qytetarët nuk kanë alternativë tjetër përveç se të kalojnë në rrezik vendkalimin ilegal për të cilin akoma nuk ka një zgjidhje.
“Duhet të zgjidhet problemi sepse ura është aty por nuk shfrytëzohet e këtu është shumë rrezik por edhe bëjmë rrëmujë me veturat e ndaluara. Të lirohet ura do ishte më mirë, tha një qytetar.
“Kështu është rrezik por kalojmë çfarë të bëjmë. ”Unë mendoj se duhet të ketë semaforë këtu, tha një qytetar.
Edhe pse qytetarët kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë për shkak të rrezikut të këmbësorëve, nga Qyteti i Shkupit thonë se ende po kërkojnë një zgjidhje ideale për këtë vendkalim të rrezikshëm.
“Qyteti i Shkupit është plotësisht i informuar për gjendjen në lokacionin pranë Bit Pazarit dhe për faktin se një pjesë e qytetarëve vazhdojnë të përdorin kalimin e paligjshëm për këmbësorë, duke krijuar kështu një rrezik serioz për sigurinë. Në kuadër të kompetencave të tij, Qyteti po ndërmerr aktivitete për të gjetur një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme, e cila do të mundësojë lëvizje të sigurt për këmbësorët dhe do të parandalojë përdorimin e mëtejshëm të kalimit të paligjshëm, në përputhje me legjislacionin e trafikut dhe në interes të të gjithë qytetarëve. Sa i përket bazës prej betoni që mbeti pas largimit të kioskës, heqja e saj është paraparë në kuadër të rregullimit të hapësirës dhe do të realizohet sipas dinamikës së përcaktuar nga shërbimet kompetente të Qytetit,” thanë nga Qyteti i Shkupit.
Edhe nga Komuna e Çairit thonë të njëjtën se ende po kërkohet një zgjidhje të duhur për këtë vendkalim.
“Rruga në këtë lokacion është nën kompetencë të Qytetit të Shkupit, ndërsa mbikalimi nuk është funksional. Komuna e Çairit në koordinim me Qytetin e Shkupit dhe institucionet kompetente po punojnë për gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme dhe më të sigurt për qytetarët. Në kuadër të këtyre analizave po shqyrtohet alternativa përfshirë edhe mënyrën e kalimit të këmbësorëve me qellim rritjen e sigurisë në këtë lokacion,” thanë nga Komuna e Çairit.
Deri tani në vendkalimin ilegal në BitPazar të Shkupit dhjetëra qytetarë kanë pësuar lëndime si shkak i aksidenteve ndërsa disa raste kanë përfunduar edhe me fatalitet. Në rastin e fundit të një aksidenti të disa javëve më parë një grua dhe një burrë përfunduan me lëndime në spital në tentativë për të kaluar këtë vendkalim ilegal. Opsioni i fundit që ka qarkulluar sipas autoriteteve është largimi i urës së Bit Pazarit dhe legalizimi i vendkalimit./Alsat.mk
Lajme
Prej nesër rriten temperaturat, deri të enjten arrijnë në 23 gradë
DPHM paralajmëron se vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm.
Prej nesër, nën ndikimin e rrymës ajrore jugore, temperaturat do të rriten gradualisht dhe përsëri do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme, ndërsa nga e mërkura erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h), veçanërisht në pjesët perëndimore.
Nesër pasdite dhe në fundit të ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu kudo. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalet ditore nga 8 deri në 16 gradë. Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të kohëpaskohshme me diell, me reshje shiu pasdite dhe drejt fundit të ditës. Do të fryjë edhe erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura do të lëvizë nga 6 deri në 14 gradë.
Të martën temperatura në vend do të arrijë deri 20 gradë, të mërkurën 21, ndërsa të enjten 23 gradë.
Lajme
Bilall Kasami viziton Xhaminë e Zagrebit: Ajo është bërë shtëpi edhe për shqiptarët e Kroacisë
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë vizitës së tij në Kroaci ka qëndruar edhe në Xhaminë e Zagrebit, ku është pritur nga Myftiu i Kroacisë, akademik dr. Aziz ef. Hasanoviq, dhe zëvendësmyftiu Mevludi ef. Arslani.
Gjatë kësaj vizite, Kasami pati mundësinë të njihet nga afër edhe me Gjimnazin Islam “Dr. Ahmed Smajloviq”, i cili funksionon brenda kompleksit të xhamisë.
Në postimin e tij, Kasami theksoi veçanërisht rolin që luan kjo xhami për komunitetin shqiptar në Kroaci, duke e cilësuar atë si një vend ku shqiptarët jo vetëm kryejnë ritet fetare, por edhe takohen, bashkohen dhe ruajnë kulturën e tyre kombëtare.
Ai falënderoi nikoqirët për mikpritjen gjatë vizitës.
Lajme
Përshefca në zi, qytetarë të shumtë i japin lamtumirën e fundit Agron Memedit
Sot, të gjitha rrugët çonin drejt Përshefcës së Tetovës, ku u zhvillua ceremonia mortore e ish-futbollistit Agron Memedi, i cili u nda nga jeta duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim te familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë ata që e njohën.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë qytetarë nga të gjitha anët e vendit, përfaqësues të klubit futbollistik Shkëndija, pjesëtarë të Tifo Grupit “Ballistët”, si dhe bashkëluftëtarë të të ndjerit, të cilët u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Përshhefca sot ishte e mbuluar nga zija. Në një atmosferë të rëndë emocionale, të pranishmit shprehën respektin dhe nderimin për Agron Memedin, ndërsa kurora me lule u vendosën mbi varrin e tij në shenjë kujtimi dhe respekti.
Agron Memedi u përcoll për në banesën e fundit mes dhimbjes, lotëve dhe nderimeve të shumta, duke lënë pas kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e atyre që e njohën.
-
Lajme12 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle3 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme12 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 month agoÇmimi i naftës shënon rënie
