Connect with us

Lajme

Rragon Adnan Azizi: Nuk na ka trembur asnjë pushtet, Shqipëria është e shqiptarëve

Deputeti i VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar publikisht pas lajmit se ishte ndaluar nga autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Qafë Thanës, raporton Zyrtare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Azizi falënderoi të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje, duke theksuar se gjatë angazhimit të tij politik nuk është zmbrapsur nga asnjë pushtet.

“Në gjithë ato vite veprimi politik, nuk na ka trembur e zbrapsur asnjë pushtet e asnjë tiran. Aq më pak këta të Open Ballkanit”, shkroi ai.

Deputeti i VLEN-it theksoi se Shqipëria nuk është pronë e askujt dhe se u përket të gjithë shqiptarëve, pavarësisht se kush është në pushtet në Tiranë.

“Shqipëria nuk është pronë e askujt. Ajo është po aq e jona sa e çdo shqiptari, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë. Pushtetet janë të përkohshme. Shqipëria është e përhershme. Shqipëria mbetet gjithmonë e shqiptarëve!”, përfundon reagimi i Azizit.

Reagimi vjen pasi më herët u raportua se deputeti i VLEN-it ishte ndaluar në pikën kufitare të Qafë Thanës nga autoritetet shqiptare. Ende nuk ka një sqarim zyrtar nga autoritetet shqiptare lidhur me arsyet e ndalimit.

Lajme

Memishi dhe Lika marrin pjesë në manifestimin jubilar për dëshmorët Bedri Alimi dhe Rametulla Ameti në Neproshten

Kryetari i komunës së Tearcës, Daut Memishi, së bashku me ish-komandantin e UÇK-së, Hazbi Lika, morën pjesë në manifestimin jubilar të organizuar në Neproshten, në nderim të 25-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Bedri Alimi dhe Rametulla Ameti.

Manifestimi u zhvillua në Parkun e Dëshmorëve, ku morën pjesë familjarë të dëshmorëve, ish-bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të shumtë.

Gjatë ceremonisë u bënë homazhe dhe u vlerësua sakrifica e dëshmorëve për lirinë, ndërsa të pranishmit theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të atyre që dhanë jetën për idealin kombëtar.

Continue Reading

Lajme

VLEN: Ndalimi pa shpjegim i tre zyrtarëve tanë kërkon përgjigje zyrtare!

Sot, në pikën kufitare Qafë Thanë, koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murtezani, janë ndaluar për rreth një orë pa asnjë shpjegim zyrtar, ndonëse të tre ishin të pajisur me pasaporta diplomatike.

Sipas informacioneve të komunikuara jozyrtarisht nga policia kufitare, ndaj tyre paska një ndalesë hyrjeje. Megjithatë, asnjë vendim, dokument apo arsyetim nuk u është bërë i ditur.

VLEN kërkon nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë të informojnë opinionin publik nëse ekziston vërtet një masë e tillë. Nëse po, kush e ka marrë këtë vendim, mbi çfarë baze ligjore është mbështetur dhe cilat janë arsyet konkrete për një veprim të tillë ndaj zyrtarëve të zgjedhur dhe përfaqësuesve institucionalë.

Marrëdhëniet ndërshqiptare duhet të ndërtohen mbi transparencë, respekt institucional dhe komunikim të qartë, jo mbi ndalesa të pashpjeguara dhe procedura që lënë vend për dyshime.

Continue Reading

Lajme

Ministri Hoxha në terren në Hasanbeg: Në vijim e sipër realizimi i një projekti të rëndësishëm për rregullimin e kanalit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, së bashku me kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, sot inspektuan punimet ndërtimore për rregullimin e kanalit kullues në lagjen Hasanbeg të Shkupit.

Ministria investon 21 milionë denarë në këtë projekt, ndërsa aktivitetet ndërtimore në terren tashmë janë në fazë të avancuar me betonimin e shtratit me qëllim mbrojtjen e përhershme nga përmbytjet. Ky kanal është pjesë kyçe e sistemit hidromeliorativ për kullimin e “Fushës së Shkupit” dhe pranimin e ujërave atmosferikë.

‘Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor po zbaton një ofensivë infrastrukturore në mbarë vendin. Në këtë mënyrë, po vendosim themelet për një kthesë të vërtetë të gjelbër’, deklaroi ministri Hoxha, duke shtuar se në vijim e sipër është edhe përgatitja e katër projekteve të tjera të rëndësishme me të cilat po modernizohet infrastruktura komunale e komunës së Gazi Babës.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbetet e përkushtuar në zgjidhjen sistemike të problemeve dekadore të qytetarëve dhe në ngritjen e cilësisë së jetesës në çdo vendbanim.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Memishi dhe Lika marrin pjesë në manifestimin jubilar për dëshmorët Bedri Alimi dhe Rametulla Ameti në Neproshten

Kryetari i komunës së Tearcës, Daut Memishi, së bashku me ish-komandantin e UÇK-së, Hazbi Lika, morën pjesë në manifestimin jubilar...

Lajme1 hour ago

VLEN: Ndalimi pa shpjegim i tre zyrtarëve tanë kërkon përgjigje zyrtare!

Sot, në pikën kufitare Qafë Thanë, koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i...

Lajme58 minutes ago

Ministri Hoxha në terren në Hasanbeg: Në vijim e sipër realizimi i një projekti të rëndësishëm për rregullimin e kanalit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, së bashku me kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski,...

Lajme11 minutes ago

Rragon Adnan Azizi: Nuk na ka trembur asnjë pushtet, Shqipëria është e shqiptarëve

Deputeti i VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar publikisht pas lajmit se ishte ndaluar nga autoritetet shqiptare në pikën kufitare të...

Lajme4 hours ago

Qoku, Azizi dhe Murtezani përballen me ndalesë për hyrje në Shqipëri

Disa zyrtarë nga Maqedonia e Veriut janë përballur me ndalesë për hyrje në Shqipëri, raporton TV21. Bëhet fjalë për koordinatorin...

Lajme4 hours ago

Shqiptari që këshillon Erdoganin pozon krah Trumpit në Ankara

Sabri Demiri, shqiptari që është këshilltar i presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan, është takuar në Ankara me presidentin e Shteteve...

Lifestyle8 hours ago

“Brenga” bëhet pjesë e Panairit të Librit “Presheva 2026″/ Pashko Camaj: Me kënaqësi pres vizitën time të parë në Preshevë

Panairi i Librit “Presheva 2026”, i organizuar nën moton “Libri dhe Tradita”, do të mirëpresë një nga emrat e njohur...

Lajme9 hours ago

Kujdes, makinat me radarë po masin shpejtësinë në autostradat e Maqedonisë!

Shoferët që tranzitojnë nëpër Maqedoninë e Veriut, pra shtetas të huaj, do të përfshihen në sistemin e kamerave “Qyteti i...

Lajme9 hours ago

BDI: Të shtunën nis rezistenca qytetare për mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit

BDI ka bërë sot thirrje zyrtare për pjesëmarrje në marshin e dytë protestues, i cili do të mbahet të shtunën...

Lajme9 hours ago

Dauti: VLEN dhe BDI po bashkëpunojnë për t’i bërë hyzmetin VMRO-së

Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka akuzuar VLEN-in dhe BDI-në se, sipas saj, me veprimet e tyre po i...

Trending