Connect with us

Lajme

Rasti i vrasësit serik në Kumanovë, i akuzuari mbrohet në heshtje me “sytë nga tavani”

Gjykimi për vrasjet mizore serike të tij kishte nisur, por ai i mbante sytë në tavan. Kështu kishte vazhduar edhe kur gjykatësi e pyet për tu deklaruar nëse ndjenë fajësi për veprat që i ngarkoheshin. Përshkak se ai nuk dha asnjë përgjigje dhe bëri që edhe avokati i tij të tërhiqej nga mbrojtja, Gjykata Themelore e Kumanovës, e shtyu seancën e parë, ndaj 25-vjeçarit Trajko Bojkovski nga Staro Nagoriçani, i cili akuzohet për një seri veprash të rënda penale, duke përfshirë pesë vrasje dhe dy tentativa për vrasje.

​Sipas akuzës së Prokurorisë, vrasja e parë dyshohet të jetë kryer nga ai mes 5 dhe 6 janarit të vitit 2025 në fshatin Kleçovcë, ku i akuzuari ka vrarë një grua të moshuar në shtëpinë e saj. Në periudhën mes 5 dhe 7 qershorit të vitit 2025, në fshatin Dragomancë, në mënyrë të ngjashme i mori jetën edhe një gruaje tjetër.  Ndërsa më 22 korrik të vitit 2025, në fshatin Çellopek, ka tentuar të vrasë një grua, por është arratisur pasi ajo ka filluar të thërrasë djalin e saj. Por, ky rast nuk e ka zmbrapsur që ai ta ndaloj veprimtarinë e tij të errët. Mes datave 17 dhe 18 janar të vitit 2026, në Nagoriçan të Vjetër, ai ka vrarë një grua tjetër, ndërsa mes datave 5 dhe 6 shkurt të vitit 2026, në Çellopek, ka privuar nga jeta edhe një grua tjetër të moshuar. Ndërsa rasti i fundit, sipas Prokurorisë, daton më 9 shkurt të vitit 2026, kur në Çellopek ka tentuar sërish t’i marrë jetën një gruaje, por ka hequr dorë dhe është arratisur pasi ka dëgjuar një zhurmë.

Sipas prokurorisë, përshkak se me vetëdije ka marrë jetën e disa grave, sipas nenit 123, paragrafit 3 të Kodit Penal, ai rrezikohet të denohet me burg nga 10 vite e deri në burg të përjetshëm.  Hetimi për të sipas prokurorisë kishte treguar se ai  kishte bërë llogaritje kur ka kryer vrasjet dhe se ato i kishte bërë nga urrejtja ndaj grave.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Është arrestuar në Deçan, Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

I dyshuari për vrasjen e 49-vjeçares, Arlinda Zekajt, është arrestuar dy ditë pasi kreu krimin.
Albert Sylaj u kap në Deçan nga Policia e Kosovës.

“Arrestimi është realizuar sonte, rreth orës 23:40, në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore”, njoftoi mbrëmë Policia e Kosovës.

Gjithashtu, ky institucion ka falënderuar qytetarët që kanë ndihmuar në lokalizimin e Sylajt.

Continue Reading

Lajme

Haxhiu në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në kuadër të vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut, ka qëndruar edhe te familja Sinani, ku siç bënë të ditur, ka qenë refugjate gjatë luftës së Kosovës, përcjell TV21.

Haxhiu, këtë veprim, siç njofton ajo, e ka bërë për “t’u çmallur, për të kujtuar dhe për të falënderuar familjen Sinani dhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, të cilët, në ditët më të vështira të luftës, na i hapën dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre”.

“Pas 27 vitesh, u ktheva aty ku kisha ardhur si fëmijë refugjat lufte.
U ktheva për t’u çmallur, për të kujtuar dhe për të falënderuar familjen Sinani dhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, të cilët, në ditët më të vështira të luftës, na i hapën dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre.
Mirënjohje e përjetshme për solidaritetin, bujarinë dhe humanizmin e tyre”, shkruan Haxhiu.

Gjatë ditës, Haxhiu ka realizuar takime bilaterale dhe është takuar edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut./TV21

Continue Reading

Lajme

Bora e parë e këtij viti në Maqedoni, ja ku po bie

Reshjet e borës kanë nisur sonte në rajonet më të larta të Maqedonisë perëndimore, ndërsa sipas informacioneve nga terreni, reshjet më të dendura janë regjistruar në Kodrën e Diellit.

Një video e regjistruar rreth orës 18:00 në qafën malore të Strazhës, në aksin rrugor Gostivar–Kërçovë, tregon kushtet dimërore në këtë segment rrugor dhe nevojën për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve.

Sipas dëshmive të shoferëve që kanë kaluar në këtë rrugë, bora deri më tani nuk po qëndron në asfalt, ndërsa trafiku po zhvillohet pa probleme të theksuara.

Megjithatë, drejtuesit e automjeteve këshillohen të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në zonat malore.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme4 minutes ago

Është arrestuar në Deçan, Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

I dyshuari për vrasjen e 49-vjeçares, Arlinda Zekajt, është arrestuar dy ditë pasi kreu krimin. Albert Sylaj u kap në...

Lajme13 hours ago

Haxhiu në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në kuadër të vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut, ka qëndruar edhe...

Lajme14 hours ago

Bora e parë e këtij viti në Maqedoni, ja ku po bie

Reshjet e borës kanë nisur sonte në rajonet më të larta të Maqedonisë perëndimore, ndërsa sipas informacioneve nga terreni, reshjet...

Lajme14 hours ago

Adnan Azizi: Dhjetëra ministra të BDI-së nuk e hapën kurrë çështjen e jurisprudencës, ne sjellim zgjidhje

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, në një intervistë për Pollogu.news, ka folur për zgjidhjen ligjore që mundëson dhënien e provimit...

Lajme21 hours ago

Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me protestat e zhvilluara në Tiranë duke deklaruar se...

Lajme21 hours ago

Mexhiti: Bashkëpunimi VLEN-VMRO është i mirë, synojmë ta bëjmë edhe më të mirë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka vlerësuar si të mirë bashkëpunimin mes VLEN-it dhe...

Lajme21 hours ago

Tre të lënduar nga përplasja e një “Golf”-i me një “Audi” në Shkup

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkup, në kryqëzimin e...

Lajme21 hours ago

Mjeku nga Tetova, Omer Xhemali, emerohet drejtor i Klinikes së Kardiokirurgjise në Zurich

Kardiokirurgu shqiptar nga Tetova, Prof. Dr. Omer Xhemali, është emëruar drejtor i Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë në Zurich, Zvicër. I...

Lajme21 hours ago

Ndërpritet transmetimi live në Top Channel: Grida Duma bie pa ndjenja në hyrje të “Top Story”

Ditën e djeshme në mbrëmje në Top Chanel, në hyrje të emisionit Top Story ka rënë pa ndjenja Grida Duma...

Lajme21 hours ago

Gashi priti Haxhiun në Kuvend: Thellim i bashkëpunimit parlamentar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka pritur sot në takim zyrtar kryetaren e Kuvendit të Kosovës,...

Trending