Connect with us

Lajme

Xhakuzi në tarracë me pamje nga Shkupi – apartamentet e Gruevskit dalin në ankand, vetëm milionerët do të mund t’i përballojnë (FOTO)

Shteti pret të paktën 2.46 milionë euro nga shitja e tre apartamenteve luksoze, ankandi publik është caktuar për 29 korrik.

Apartamentet e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në kompleksin “Panorama Residence”, të konfiskuara në rastin “Parcelat e Vodnos”, janë nxjerrë sërish në shitje, shkruan gazeta Sloboden Pecat. Shteti do të organizojë vizitën e apartamenteve luksoze më 16 korrik, ndërsa ankandi publik është caktuar për 29 korrik.Dy nga apartamentet janë veçanërisht të mëdha, me sipërfaqe banimi prej rreth 200 metrash katrorë secili, si dhe me tarraca prej pak më pak se 50 metrash katrorë. Sipas çmimit fillestar prej 850.000 euro, ose rreth 4.250 euro për metër katror, ankandi praktikisht do të jetë i rezervuar për milionerët.

Apartamenti i tretë është disi më i lirë, por edhe më i vogël. Ai ka një sipërfaqe prej rreth 150 metrash katrorë dhe një ballkon prej 95 metrash katrorë, ndërsa çmimi fillestar është 760.000 euro. Shteti pret të arkëtojë të paktën 2.46 milionë euro nga shitja e këtyre tre apartamenteve. Në fotografitë e publikuara nga Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar shihen ambiente të gjera, tarraca të mëdha, pajisje luksoze, xhakuzi në tarracë dhe pamje panoramike drejt Shkupit.

Dy prej apartamenteve ishin nxjerrë edhe më herët në shitje, por tentativat për t’i shitur përfunduan pa blerës. Rreth një vit më parë, shteti arriti të shesë me sukses edhe dy apartamente të tjera të Gruevskit, të vendosura në rrugën “Bihaçka” në qendër të Shkupit.Këto prona u konfiskuan pas procedurës gjyqësore për rastin “Parcelat e Vodnos”, në të cilin ish-kryeministri Nikola Gruevski u dënua me nëntë vjet burg. Rasti kishte të bënte me përvetësimin e paligjshëm 1.3 milionë eurove nga donacionet partiake dhe përdorimin e tyre për blerjen e tokës dhe ndërtimin e pronave të paluajtshme./SllobodenPeçat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Mësuesja në Gjermani ishte në pushim mjekësor për gati 17 vjet, por merrte pagë të plotë

Një mësuese nga qyteti gjerman Duisburg është nën hetim nga prokuroria nën dyshimin për mashtrim, pasi për gati 17 vjet ka qenë vazhdimisht në pushim mjekësor, ndërsa ka vazhduar të marrë pagën e plotë, raporton gazeta “Welt”.

Prokuroria ka nisur procedurë ndaj saj pasi u zbulua se, ndonëse ishte nëpunëse shtetërore, gjatë kësaj periudhe nuk kishte mbajtur asnjë orë mësimi, por kishte vazhduar të përfitonte pagën e plotë.

Për këtë arsye, administrata rajonale ka urdhëruar pensionimin e saj të detyruar. Megjithatë, mësuesja e kundërshton vendimin dhe ka ngritur padi në Gjykatën Administrative në Dyseldorf, duke kërkuar që të vazhdojë të marrë pagën e plotë që përfitonte si nëpunëse aktive, në vend të pensionit të rregullt, i cili në rastin e saj do të ishte rreth 4 mijë euro në muaj.

Prokuroria kërkon dënim me burg dhe kthimin e 248 mijë eurove, për të cilat dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Një tjetër element që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është aktiviteti i saj privat. Edhe pse zyrtarisht ishte shpallur plotësisht e paaftë për punë, ajo zhvillonte një biznes privat me produkte kozmetike, për të cilin madje kishte marrë edhe një çmim për sipërmarrësi.

Rasti ka shkaktuar reagime edhe për shkak të mungesës së mësuesve në Duisburg. Qyteti përballet prej vitesh me mungesë serioze të kuadrit arsimor në 128 shkollat e tij, ku mësojnë rreth 70 mijë nxënës.

Për të tërhequr mësues të rinj, autoritetet lokale organizojnë fushata të posaçme, të cilat përfshijnë ture njohëse në qytet dhe përfitime si akomodim falas për një periudhë të përkohshme.

Continue Reading

Lajme

Është arrestuar në Deçan, Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

I dyshuari për vrasjen e 49-vjeçares, Arlinda Zekajt, është arrestuar dy ditë pasi kreu krimin.
Albert Sylaj u kap në Deçan nga Policia e Kosovës.

“Arrestimi është realizuar sonte, rreth orës 23:40, në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore”, njoftoi mbrëmë Policia e Kosovës.

Gjithashtu, ky institucion ka falënderuar qytetarët që kanë ndihmuar në lokalizimin e Sylajt.

Continue Reading

Lajme

Haxhiu në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në kuadër të vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut, ka qëndruar edhe te familja Sinani, ku siç bënë të ditur, ka qenë refugjate gjatë luftës së Kosovës, përcjell TV21.

Haxhiu, këtë veprim, siç njofton ajo, e ka bërë për “t’u çmallur, për të kujtuar dhe për të falënderuar familjen Sinani dhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, të cilët, në ditët më të vështira të luftës, na i hapën dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre”.

“Pas 27 vitesh, u ktheva aty ku kisha ardhur si fëmijë refugjat lufte.
U ktheva për t’u çmallur, për të kujtuar dhe për të falënderuar familjen Sinani dhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, të cilët, në ditët më të vështira të luftës, na i hapën dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre.
Mirënjohje e përjetshme për solidaritetin, bujarinë dhe humanizmin e tyre”, shkruan Haxhiu.

Gjatë ditës, Haxhiu ka realizuar takime bilaterale dhe është takuar edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut./TV21

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme1 hour ago

Mësuesja në Gjermani ishte në pushim mjekësor për gati 17 vjet, por merrte pagë të plotë

Një mësuese nga qyteti gjerman Duisburg është nën hetim nga prokuroria nën dyshimin për mashtrim, pasi për gati 17 vjet...

Lajme1 hour ago

Është arrestuar në Deçan, Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

I dyshuari për vrasjen e 49-vjeçares, Arlinda Zekajt, është arrestuar dy ditë pasi kreu krimin. Albert Sylaj u kap në...

Lajme15 hours ago

Haxhiu në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në kuadër të vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut, ka qëndruar edhe...

Lajme15 hours ago

Bora e parë e këtij viti në Maqedoni, ja ku po bie

Reshjet e borës kanë nisur sonte në rajonet më të larta të Maqedonisë perëndimore, ndërsa sipas informacioneve nga terreni, reshjet...

Lajme15 hours ago

Adnan Azizi: Dhjetëra ministra të BDI-së nuk e hapën kurrë çështjen e jurisprudencës, ne sjellim zgjidhje

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, në një intervistë për Pollogu.news, ka folur për zgjidhjen ligjore që mundëson dhënien e provimit...

Lajme22 hours ago

Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me protestat e zhvilluara në Tiranë duke deklaruar se...

Lajme22 hours ago

Mexhiti: Bashkëpunimi VLEN-VMRO është i mirë, synojmë ta bëjmë edhe më të mirë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka vlerësuar si të mirë bashkëpunimin mes VLEN-it dhe...

Lajme22 hours ago

Tre të lënduar nga përplasja e një “Golf”-i me një “Audi” në Shkup

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkup, në kryqëzimin e...

Lajme22 hours ago

Mjeku nga Tetova, Omer Xhemali, emerohet drejtor i Klinikes së Kardiokirurgjise në Zurich

Kardiokirurgu shqiptar nga Tetova, Prof. Dr. Omer Xhemali, është emëruar drejtor i Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë në Zurich, Zvicër. I...

Lajme22 hours ago

Ndërpritet transmetimi live në Top Channel: Grida Duma bie pa ndjenja në hyrje të “Top Story”

Ditën e djeshme në mbrëmje në Top Chanel, në hyrje të emisionit Top Story ka rënë pa ndjenja Grida Duma...

Trending