Lajme
10 vjet nga tentativa për grushtshtet, Erdogan: Dështimi i komplotistëve, fitore e madhe e demokracisë
Më 15 korrik 2016, elementë rebelë të ushtrisë turke të lidhur me ndjekësit e Fetullah Gylenit, kreut të FETO-s, sulmuan institucionet kryesore shtetërore, përfshirë Asamblenë e Madhe Kombëtare, ndërsa gjithashtu tentuan të kapnin infrastrukturën strategjike siç është Ura e Ngushticës së Stambollit, e cila lidh Azinë dhe Evropën.
Komplotistët e grushtit të shtetit vranë të paktën 253 persona dhe plagosën mijëra të tjerë.
Komploti dështoi pas rezistencës që treguan forcat lojale të policisë dhe ushtrisë si dhe qytetarëve, të cilët iu përgjigjëm masivisht thirrjes për rezistencë të bërë nga presidenti Rexhep Taip Erdogan.
Dhjetë vjet pas, presidenti Erdogan deklaroi se 15 Korriku nuk është vetëm nata kur u zmbraps një tentativë tradhtare për grushtshteti, por është një fitore e madhe e demokracisë, e shkruar me germa të arta në histori.
“Mënyra e vetme për të penguar FETÖ-n dhe organizata të tjera të ngjashme klandestine që të depërtojnë sërish në shtetin dhe shoqërinë tonë është të mbajmë gjallë frymën e 15 korrikut dhe t’ua përcjellim këtë vetëdije brezave të ardhshëm”, shkroi presidenti.
Edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se përpjekja e dështuar për grusht shteti tregoi se vullneti kombëtar i Turqisë nuk do t’i nënshtrohej kurrë forcave të tutelës ose organizatave terroriste.
Lajme
Gjeografia sërish me gabime, nxënësit e klasës së shtatë në RMV mësojnë të pavërteta për Kosovën
Nëse nuk e lexon, je i painformuar, por nëse e lexon, del se je keq i informuar. Kështu ndodh me librin e Gjeografisë për klasat e shtata, të autorit maqedonas, profesor Bllagoja Markovski, botim i vitit 2025, ku nxënësit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, detyrohen të mësojnë gjëra që nuk janë të vërteta ose janë të pasakta.
Bëhet fjalë për mungesë njohurish dhe profesionalizmi, apo është bërë me qëllim, një gjë e tillë ende nuk dihet.
Më saktësishtë, në faqen 43 të librit në fjalë, në tekst “Rafshi i Dukagjinit” në Kosovë, shkruhet “Metohija”.
LIBRI I GJEOGRAFISË (fq 43)
“Relievi përbëhet nga luginat e Fushë Kosovës, në pjesën qendrore dhe lindore dhe METOHIA në pjesën perëndimore“.
E disa faqe më parë, pra në faqen 41 të librit të Gjeogrfisë, përderisa teksti është për shtetin e Serbisë, autori ka përmendur se cilat nacionalitete jetojnë atje, ka përmendur serbët, malazezët, maqedonasit, bullgarët, hungarezët dhe romunët, por si duket ka “haruar” ti përmend edhe shqiptarët, ku vetëm në Preshev, Bujanoc dhe Medvegjë, jetojnë afro 60 mijë shqiptarë.
LIBRI I GJEOGRAFISË (fq 41)
“Në Sërbi jetojnë 6.736.216 banorë. Përveç serbëve, këtu jetojnë edhe malazezët, maqedonasit, bullgarët, hungarezët dhe rumunët në Vojvodinë”.
Por shqetësimet për përmbajtjen e teksteve shkollore nuk ndalen vetëm te libri i Gjeografisë. Të njëjtat pikëpyetje ngrihen edhe për librin e Historisë për klasën e tetë, ku sipas kritikave të fundit, përmbajtjet që lidhen me historinë e shqiptarëve janë reduktuar ndjeshëm, ndërsa më shumë hapësirë u është kushtuar përmbajtjeve që lidhen me historinë e Serbisë. Nga gjashtë deri në tetë njësi mësimore që më herët trajtonin tema nga historia e shqiptarëve, në tekstin e ri kanë mbetur vetëm tri.
Kjo nuk është hera e parë që tekstet shkollore përballen me reagime të tilla. Madje, për këtë çështje reagime ka pasur edhe më herët. Në dhjetor të vitit 2025, zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu, kishte kërkuar korrigjimin e gabimeve të evidentuara në librin e Gjeografisë për klasën e shtatë. Megjithatë, sot, një vit më vonë, të njëjtat përmbajtje vazhdojnë të ngrenë shqetësime.
Kujtojmë se për vite me radhë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është drejtuar nga ministra dhe zëvendësministra shqiptarë, të cilët kanë premtuar se tekstet shkollore me përmbajtje të pasakta ose të diskutueshme do të rishikohen dhe korrigjohen. Megjithatë, edhe pas këtyre premtimeve, të njëjtat probleme vazhdojnë të përsëriten, duke ngritur pikëpyetje se sa janë zbatuar në praktikë premtimet për përmirësimin e teksteve shkollore.
Lajme
Arrestohen 5 persona, në tendën e tyre kishte lloje të ndryshme drogash
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se të premten në mbrëmje, në periudhën nga ora 19:20 deri në 20:45, në Galiçnik, në vendin e quajtur “Stopançe”, në kuadër të një aksioni operativ, ka privuar nga liria pesë persona. MPB ka theksuar se gjatë kontrollit të tendave ku qëndronin të dyshuarit kanë gjetur she konfiskuar disa pako marihuanë, kokainë, tableta dhe substanca të tjera narkotike dhe psikoaktive. MPB informoi se janë arrestar A.J. (32), M.M. (38), K.S. (45) dhe V.V. (44), të gjithë nga Shkupi, si dhe R.T. (38) nga Kumanova.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Gjatë kontrollit në tendat ku qëndronin personat, janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me marihuanë, një substancë e bardhë në formë pluhuri dhe kokrrizash, kërpudha halucinogjene, si dhe tableta”.
MPB sqaroi se pesë personat e arrestuar janë mbajtur në Stacionin Policor të Gostivarit për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Lajme
Aksident i rëndë në rrugën drejt Bllacës, raportohet për të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën drejt pikës kufitare Bllacë, ku raportohet se ka edhe persona të lënduar.
Në aksident janë përfshirë disa automjete, mes tyre dy “Golf”, një automjet BYD dhe një kamion.
Nga pamjet e publikuara nga vendi i aksidentit, shihet se disa prej automjeteve kanë pësuar dëme të mëdha, ndërsa pjesë të tyre janë shpërndarë në rrugë.
Aksidenti ka shkaktuar kolona të gjata dhe vështirësi në qarkullim. Aktualisht, në drejtim të Kosovës trafiku zhvillohet vetëm në një korsi, ndërsa automjetet që vijnë nga Kosova drejt Shkupit po devijohen nëpër një rrugë fshati.
Drejtuesit që udhëtojnë drejt pikës kufitare Bllacë këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe të llogarisin vonesa gjatë udhëtimit.
Për momentin nuk ka informacione zyrtare për numrin dhe gjendjen e të lënduarve, ndërsa shkaqet e aksidentit ende nuk dihen.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
