Lajme
Ka ndërruar jetë Nuri Bajrami, ish-nënkryetar i Komisionit Antikorrupsion
Në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë Nuri Bajrami nga Gostivari, jurist, gazetar dhe ish-anëtar e nënkryetar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Bajrami ishte pjesë e përbërjes së Komisionit Antikorrupsion, ku ushtroi edhe funksionin e nënkryetarit. Gjatë angazhimit të tij në këtë institucion, ai kontribuoi në përpjekjet për parandalimin e korrupsionit, mbrojtjen e integritetit të institucioneve dhe promovimin e përgjegjshmërisë së bartësve të funksioneve publike.
Ai njihej si profesionist me qëndrime të qarta, integritet dhe përkushtim ndaj ligjit dhe interesit publik. Angazhimi i tij në Komisionin Antikorrupsion përbën një nga periudhat më të rëndësishme të karrierës së tij profesionale dhe institucionale.
Përveç punës në institucionet shtetërore, Bajrami la gjurmë edhe në gazetari. Për rreth një dekadë ishte gazetar dhe kryeredaktor në televizionin “TV2”, ku dha kontribut në informimin profesional dhe zhvillimin e gazetarisë në gjuhën shqipe.
Me profesion ishte jurist, ndërsa për shumë vite kishte punuar edhe në administratën e Komunës së Gostivarit. Në të gjitha detyrat që ushtroi, ai vlerësohej për korrektësinë, profesionalizmin dhe respektin ndaj kolegëve dhe qytetarëve.
Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar pikëllim te familjarët, miqtë, kolegët dhe bashkëpunëtorët e shumtë nga gazetaria, administrata publike dhe institucionet shtetërore.
Familja Bajrami ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, pas faljes së namazit të ikindisë.
Lajme
Kryebashkiaku i New York-ut: Po shqyrtojmë arrestimin e Netanyahut nëse vjen në Asamblenë e OKB-së
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se administrata e tij po shqyrton mundësinë e arrestimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, nëse ai udhëton në qytet për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e planifikuar për në muajin shtator.
Në një deklaratë publike, Mamdani tha se beson se Netanyahu duhet të përballet me drejtësinë ndërkombëtare. “Unë besoj se kryeministri Netanyahu duhet të gjykohet në Hagë”, u shpreh ai, duke iu referuar procedurave ndërkombëtare kundër liderit izraelit. Kryebashkiaku shtoi gjithashtu se Netanyahu është “një kriminel lufte i akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale”.
Deklarata e Mamdanit vjen në një kohë kur pritet që shumë liderë botërorë të marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ndërsa çështja e urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut vazhdon të jetë objekt debatesh në arenën ndërkombëtare.
Lajme
Ramadan Ramadani për rikonstruimin e qeverisë: “VLEN-in shaje, ama mundin mos ja ha”!
Analisti Ramadan Ramadani vlerëson se rikonstruimi i Qeverisë në gjysmën e mandatit të saj është proces i inicuar dhe konceptuar kryesisht nga VLEN-i, duke theksuar se ky subjekt në pushtet ishte protagonisti kryesor i ndryshimeve.
Sipas tij, nga tetë ministritë e përfshira në rikonstruim, në më shumë se gjysmën e saj, rol vendimtar kanë pasur kuadrot e VLEN-it, ndërsa nga tre emrat e rinj që iu bashkuan kabinetit qeveritar, dy janë përfaqësues të këtij subjekti politik.
Ramadani thekson se, pavarësisht analizave politike se kush fitoi apo humbi më shumë nga ky proces, “shifrat tregojnë qartë se bëhet fjalë për një rikonstruim të udhëhequr nga VLEN në kuadër të qeverisë së përbashkët me VMRO-DPMNE dhe ZNAM”.
Ai shton se kjo mund të shpjegojë edhe reagimet e kryeministrit gjatë seancës së votimit të ministrave të rinj, duke argumentuar se në praktikë ai drejtoi një rikonstruim të iniciuar dhe realizuar nga partneri shqiptar i koalicionit.
Në fund, Ramadani thekson se rezultatet e VLEN-it do të maten me punën dhe performancën në vijim, por për këtë proces, sipas tij, vlen thënia: “VLEN-in shaje, ama mundin mos ja ha.”
Lajme
Qamili: Fundjava në Tetovë shënohet me projekte të përfunduara dhe punime që po avancojnë
Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka bërë një përmbledhje të punimeve infrastrukturore që janë realizuar dhe atyre që po vazhdojnë në territorin e komunës.
Sipas tij, është përfunduar rruga në fshatin Xhepçisht, ndërsa është siguruar edhe uji për pije për banorët e Reçicës së Vogël.
Qamili njofton se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e kanalizimit dhe asfaltimin e rrugëve 169 dhe 170 në Reçicë të Vogël, ndërsa në fazën përfundimtare ndodhen edhe punimet në rrugën Poroj – Xhepçisht.
“Fundjavë të mbarë nga Tetova: E përfunduar rruga në fshatin Xhepçisht, uji për pije në Reçicë të Vogël, kanalizim dhe asfaltim në rrugët 169 dhe 170 në Reçicë të Vogël, si dhe në përfundim rruga Poroj – Xhepçisht. Punë përditë. Për Tetovën tonë!”, ka shkruar Qamili në rrjetet sociale.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
