Connect with us

Lajme

Në aksionin policor që zgjati më pak se tri orë, Policia në lokalet e Tetovës arrestoi katër persona

Policia e Maqedonisë së Veriut në lokalet e natës në Tetovë ka arrestuar katër persona. Aksioni policor zgjati në mesnatën ndërmjet 17 dhe 18 korrikut, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kryerjes së kontrolleve në objektet hotelerike në Tetovë, gjatë kontrolleve në pjesën mbrapa objektit, janë gjetur dy qese me materiale pluhur të bardhë. Pas zbardhjes së rastit do të ketë kallëzime penale përkatëse”, njoftoi Policia.

Aksioni policor është kryer në periudhën prej 23:30 deri më 02:00 nga punonjësit e policisë në SPB Tetovë, duke gjetur thika dhe drogë.

Në kontrollet e kryera, janë arrestuar A.A. (23) nga Novo Sella, E.R. (29) nga Kamjani, S.A. (24) nga Gostivari dhe S.J. (59) nga Reçica.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kryebashkiaku i New York-ut: Po shqyrtojmë arrestimin e Netanyahut nëse vjen në Asamblenë e OKB-së

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se administrata e tij po shqyrton mundësinë e arrestimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, nëse ai udhëton në qytet për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e planifikuar për në muajin shtator.

 

 

Në një deklaratë publike, Mamdani tha se beson se Netanyahu duhet të përballet me drejtësinë ndërkombëtare. “Unë besoj se kryeministri Netanyahu duhet të gjykohet në Hagë”, u shpreh ai, duke iu referuar procedurave ndërkombëtare kundër liderit izraelit. Kryebashkiaku shtoi gjithashtu se Netanyahu është “një kriminel lufte i akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale”.

Deklarata e Mamdanit vjen në një kohë kur pritet që shumë liderë botërorë të marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ndërsa çështja e urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut vazhdon të jetë objekt debatesh në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajme

Ramadan Ramadani për rikonstruimin e qeverisë: “VLEN-in shaje, ama mundin mos ja ha”!

Analisti Ramadan Ramadani vlerëson se rikonstruimi i Qeverisë në gjysmën e mandatit të saj është proces i inicuar dhe konceptuar kryesisht nga VLEN-i, duke theksuar se ky subjekt në pushtet ishte protagonisti kryesor i ndryshimeve.

Sipas tij, nga tetë ministritë e përfshira në rikonstruim, në më shumë se gjysmën e saj, rol vendimtar kanë pasur kuadrot e VLEN-it, ndërsa nga tre emrat e rinj që iu bashkuan kabinetit qeveritar, dy janë përfaqësues të këtij subjekti politik.

Ramadani thekson se, pavarësisht analizave politike se kush fitoi apo humbi më shumë nga ky proces, “shifrat tregojnë qartë se bëhet fjalë për një rikonstruim të udhëhequr nga VLEN në kuadër të qeverisë së përbashkët me VMRO-DPMNE dhe ZNAM”.

Ai shton se kjo mund të shpjegojë edhe reagimet e kryeministrit gjatë seancës së votimit të ministrave të rinj, duke argumentuar se në praktikë ai drejtoi një rikonstruim të iniciuar dhe realizuar nga partneri shqiptar i koalicionit.

Në fund, Ramadani thekson se rezultatet e VLEN-it do të maten me punën dhe performancën në vijim, por për këtë proces, sipas tij, vlen thënia: “VLEN-in shaje, ama mundin mos ja ha.”

Continue Reading

Lajme

Qamili: Fundjava në Tetovë shënohet me projekte të përfunduara dhe punime që po avancojnë

Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka bërë një përmbledhje të punimeve infrastrukturore që janë realizuar dhe atyre që po vazhdojnë në territorin e komunës.

Sipas tij, është përfunduar rruga në fshatin Xhepçisht, ndërsa është siguruar edhe uji për pije për banorët e Reçicës së Vogël.

Qamili njofton se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e kanalizimit dhe asfaltimin e rrugëve 169 dhe 170 në Reçicë të Vogël, ndërsa në fazën përfundimtare ndodhen edhe punimet në rrugën Poroj – Xhepçisht.

“Fundjavë të mbarë nga Tetova: E përfunduar rruga në fshatin Xhepçisht, uji për pije në Reçicë të Vogël, kanalizim dhe asfaltim në rrugët 169 dhe 170 në Reçicë të Vogël, si dhe në përfundim rruga Poroj – Xhepçisht. Punë përditë. Për Tetovën tonë!”, ka shkruar Qamili në rrjetet sociale.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme3 hours ago

Kryebashkiaku i New York-ut: Po shqyrtojmë arrestimin e Netanyahut nëse vjen në Asamblenë e OKB-së

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se administrata e tij po shqyrton mundësinë e arrestimit të kryeministrit izraelit Benjamin...

Lajme3 hours ago

Ramadan Ramadani për rikonstruimin e qeverisë: “VLEN-in shaje, ama mundin mos ja ha”!

Analisti Ramadan Ramadani vlerëson se rikonstruimi i Qeverisë në gjysmën e mandatit të saj është proces i inicuar dhe konceptuar...

Lajme6 hours ago

Qamili: Fundjava në Tetovë shënohet me projekte të përfunduara dhe punime që po avancojnë

Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka bërë një përmbledhje të punimeve infrastrukturore që janë realizuar dhe atyre që...

Lajme10 hours ago

Komiteti komunal i VMRO-DPMNE-së në Gostivar siguron 30.000 shishe ujë për qytetarët

Për shkak të problemit aktual me ujin e pijshëm dhe ndalimit të përdorimit të tij për konsum, Komiteti Komunal i...

Lajme10 hours ago

Drejtori i ISHP-së, Dr. Zulbeari: Punohet intensivisht për identifikimin e shkaktarit të rasteve me simptoma gastrointestinale në Gostivar

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Dr. Shaqir Zulbeari, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Dr. Sasho Klekovski, dhe...

Lajme13 hours ago

LSDM: Pagat nuk ndjekin rritjen e çmimeve, qytetarët po varfërohen

LSDM ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski për sukseset ekonomike të vendit, duke vlerësuar se të dhënat e...

Lajme13 hours ago

Ka ndërruar jetë Nuri Bajrami, ish-nënkryetar i Komisionit Antikorrupsion

Në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë Nuri Bajrami nga Gostivari, jurist, gazetar dhe ish-anëtar e nënkryetar i Komisionit Shtetëror për...

Lajme13 hours ago

30 pleq presin radhë, mungesa e stafit ua mbyll dyert e Shtëpisë së Pleqve në Kumanovë

Rreth 30 pleq presin rend për tu pranuar në Shtëpinë e Pleqve në Kumanovë ‘Zafir Sajto’, por për shkak të...

Lajme13 hours ago

Në aksionin policor që zgjati më pak se tri orë, Policia në lokalet e Tetovës arrestoi katër persona

Policia e Maqedonisë së Veriut në lokalet e natës në Tetovë ka arrestuar katër persona. Aksioni policor zgjati në mesnatën...

Lajme13 hours ago

BDI i helmoi qytetarët e Gostivarit për inatë të Valbon Limanit? Integristët demantojnë fuqimisht!

REAGIM I DEGËS SË BDI NË GOSTIVAR Bashkimi Demokratik për Integrim Dega Gostivar dënon ashpër shpifjet dhe përpjekjet për ta...

Trending