Lajme
Izet Mexhiti me mesazh prekës pas vdekjes së Ismail Toçit: “Liria mban edhe emrin tënd”
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka shprehur ngushëllimet e tij pas ndarjes nga jeta të Ismail Toçit, të cilin e ka përshkruar si simbol të sakrificës dhe guximit.
Mexhiti ka kujtuar kontributin e Toçit si invalid i luftës së vitit 2001, duke theksuar se ai do të mbetet në kujtesë për sakrificën dhe jetën e tij të përkushtuar ndaj idealeve në të cilat besonte.
“Me pikëllim të madh e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Ismail Toçit.
Vdekja e tij më preku thellë. Ismaili ishte nga ata njerëz që peshën e luftës nuk e mbajtën vetëm në kujtime, por edhe në trup, deri në fund të jetës. Si invalid i luftës së vitit 2001, ai mbeti simbol i sakrificës, guximit dhe i fitores.
Jeta nuk e kurseu, por ai e jetoi atë me dinjitetin e një njeriu që kishte dhënë shumë për idealet në të cilat besonte. Për mua dhe për shumë të tjerë, Ismail Toçi do të kujtohet me nderim për atë që ishte, për sakrificën që bëri dhe për gjurmën që la pas.
Sot ndahemi prej tij me dhimbje, por edhe me krenari për jetën që jetoi. Jetën e një luftëtari. Jetën e një heroi.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Toçi, bashkëluftëtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.
Lamtumirë Ismail. Liria mban edhe emrin tënd!”, ka shkruar Mexhiti.
Lajme
Driton Kuçi ambasador edhe për një mandat, Jusufi në Stokholm, Todorovska në Prishtinë
Qeveria ka bërë gati listën e ambasadorëve të rinj që do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në disa prej misioneve diplomatike jashtë vendit. Në mesin e emrave të propozuar janë diplomatë karriere, por edhe persona nga fusha të tjera profesionale, ndërsa disa prej tyre do të marrin mandat të dytë në postet ku tashmë shërbejnë, transmeton portali zyrtare.net.
Në seancë qeveritare ka kaluar emri i Driton Kuçit, për ambasador në Oslo të Norvegjisë, dhe Elma Altorok, për ambasadore në Kajro të Egjiptit.
Ndërkohë, Kuçi tashmë është ambasador në Oslo dhe ky do të jetë mandati i tij i dytë, ndërsa Altorok është aktualisht ushtruese e detyrës në ambasadën në Kajro.
Sipas informacioneve jozyrtare nga burime qeveritare për „Sloboden Peçat“, Filip Pashu është zgjedhur ambasador i Maqedonisë në Athinë. Më 31 dhjetor 2021, ai ishte emëruar ushtrues detyre i drejtorit të NP „Parkingjet e Qytetit“, ku më herët kishte punuar edhe si zëvendësdrejtor dhe kryetar i Bordit Drejtues.
Në Budapest, Maqedoninë do ta përfaqësojë Tatjana Loparski, ish-gazetare dhe tash pronare dhe drejtoreshë ekzekutive e një prej agjencive kryesore të PR-së në Maqedoni, „Element PR“. Ajo konsiderohet eksperte për marrëdhëniet me publikun.
Avokati Jasmin Kalaç është zgjedhja e Qeverisë për ambasador në Sarajevë. Kalaç nuk është ndër avokatët më të njohur që janë angazhuar në raste të bujshme, përveç faktit se është i angazhuar në rastin „Puls“ për tragjedinë në Koçan, si mbrojtës i ish-drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Selami.
Më herët janë zgjedhur edhe katër ambasadorë të tjerë, të cilët presin mbrojtjen e tezave në Kuvend. Në Bullgari do të shkojë Krum Efremov, diplomat karriere, i cili më parë ka qenë ambasador në Ukrainë.
Gabriel Atanasov do të jetë ambasador në Rumani, ku më parë kishte shërbyer gjithashtu.
Muharem Jusufi, i punësuar në Ministrinë e punëve të Jashtme do të jetë ambasador në Stokholm, Suedi, ndërsa në Prishtinë do të na përfaqësojë Katerina Todorovska.
Lajme
Korrigjohet tabela në Tabanoc, shqipja tashmë pa gabime drejtshkrimore (FOTO)
Tabela në pikën kufitare Tabanoc, në hyrje të Maqedonisë së Veriut, është korrigjuar pas denoncimeve për gabime drejtshkrimore në versionin në gjuhën shqipe, raporon portali Zyrtare.net
Kujtojmë se disa ditë më parë, në tabelën që shënonte hyrjen në shtet dhe ku shkruhej “Republika e Maqedonisë së Veriut”, përveç gjuhëve maqedonase, angleze dhe frënge, mungonte gjuha shqipe, e cila është një nga gjuhët zyrtare në vend.
Pas reagimeve të shumta në opinion, institucionet ndërhynë dhe tabela u ndryshua, duke vendosur edhe gjuhën shqipe. Megjithatë, versioni në shqip përmbante gabime drejtshkrimore, të cilat mbetën në tabelë edhe pas ndërhyrjes së parë.
Tashmë, pas denoncimeve të reja, teksti në gjuhën shqipe është korrigjuar, duke e vendosur tabelën në përputhje me rregullat drejtshkrimore./ZYRTARE.net

Lajme
“Non grata” për Belën dhe Alimin, Ahmeti: Jam i sigurt se shteti shqiptar nuk u bie në qafë shqiptarëve
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka komentuar vendimet e fundit të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë për shpalljen “non grata” të Valon Belës dhe Bekir Halimit
I pyetur në emisionin “Click” në RTV21 se si i vlerëson këto vendime, Ahmeti tha se institucionet shqiptare duhet të kenë pasur fakte për të ndërmarrë masa të tilla.
“Sigurimi shqiptar, pa pasur fakte, nuk ndërmerr vendime. Kjo çështje mund të adresohet te sigurimi shqiptar, por unë jam shumë i sigurt se shteti shqiptar nuk u bie në qafë shqiptarëve”, deklaroi Ahmeti.
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
