Lajme
Voziste 168 km?h, aty ku lejohet 80 km/h. Arrestohet shtetasi i huaj në „Tabanoc“
Sot (21.08.2026), në orën 13:15, në Pikën Kufitare Tabanoc, gjatë daljes nga Maqedonia, zyrtarët policorë kanë ushtruar kontroll në një automjet motorik të udhëtarëve, „Porshe“, me targa holandeze, i drejtuar nga M.A. (35), shtetas i Holandës.
Gjatë verifikimit të bërë përmes sistemit „Safe City“ është konstatuar se personi është evidentuar si kryerës i veprës penale sipas nenit 297-A të Kodit Penal – „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik “, përkatësisht se e ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 168 kilometrash në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.
M.A. është privuar nga liria dhe ndaj tij do të paraqitet kallëzim penal përkatës për kryerjen e veprës penale.
Lajme
Shkup–Dubai pa ndalesa: Nga marsi nisin fluturimet tri herë në javë!
Nga marsi i vitit 2027, Shkupi dhe Dubai do të lidhen me fluturime të drejtpërdrejta, tri herë në javë, përmes kompanisë ajrore Flydubai.
Lajmin e konfirmoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, pas takimit me drejtorin kryesor komercial të kompanisë, Hamad Obaidalla, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas Ministrisë, linja e re ajrore synon të përmirësojë lidhjet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Emirateve, duke krijuar mundësi për zhvillimin e turizmit, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe tërheqjen e investimeve.
Mucunski e cilësoi marrëveshjen si rezultat konkret të diplomacisë ekonomike dhe përpjekjeve për forcimin e lidhjeve ndërkombëtare.
Ministria theksoi gjithashtu kontributin e Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Emiratet e Bashkuara Arabe për realizimin e kësaj linje.
Lajme
Pëson lëndim të rëndë, Shkëndija mbetet pa Drilon Islamin
Ndeshja përballë Shkëndijës së Haraçinës ka rezultuar fatale për mesfushorin e Shkëndijës së Tetovës, Drilon Islami, i cili pësoi një lëndim të rëndë pas një përplasjeje në fushë.
Nga skuadra tetovare sot përmes një komunikate kanë bërë të ditur se mesfushori i tyre ka thyer klavikulën e krahut të djathtë, ku kosovari u detyrua ta braktisë lojën dhe u transportua me ambulancë në spital në duelin e zhvilluar në Çair.
Shkëndija bënë të ditur se për momentin, ekipi mjekësor ende nuk ka vendosur nëse trajtimi do të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale apo nëse rehabilitimi do të realizohet përmes terapisë.
Megjithatë, ajo që është e sigurt është se Islamin e pret një periudhë më e gjatë jashtë terreneve sportive, duke qenë një mungesë e rëndësishme për skuadrën tetovare./Sportmania/
Lajme
Çmimi i naftës shënon rënie
Indekset e bursave evropiane sot shënojnë rezultate të përziera, aksionet teknologjike janë nën presion, ndërsa çmimi i naftës “Brent” ka rënë në rreth 104 dollarë për fuçi.
Dërgesat e naftës saudite drejt rrugëve alternative dhe lirimi i energjisë nga rezervat kanë lehtësuar shqetësimet rreth konfliktit në Lindjen e Mesme.
Kontratat e së ardhmes (futures) për naftën “Brent” nga Deti i Veriut për dërgim në dhjetor ranë me 1,66 për qind në 104,31 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane WTI për dërgim në nëntor ra me 1,09 për qind në 94,05 dollarë për fuçi, njoftoi CNBC.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
