Lajme
Kush është personi “Viktor Makedonija” i cili ka komunikuar me spiunin serb Fatmir Sheholli?!
Personi me emrin “Viktor Makedonija” që u gjet i regjistruar në celularin e spiunit serb Fatmir Sheholli gjatë hetimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës është Viktor Petrushevski me origjinë nga Kumanova. Televizioni Alsat e ka identifikuar dhe ka rënë në kontakt metë për ta pyetur mbi rolin e tij në kontaktin me Shehollin, njohjen dhe versionin e tij mbi veprimtarinë e Shehollit në Kosovë me urdhra të shërbimit sekret serb.
“Me Fatmirin u njoha para 2-3 viteve në një takim ku ishte edhe ai. Mu prezantua aso kohë si drejtor i një instituti. Pas një periudhe kemi filluar komunikimin mbi zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon”.
Sheholli më pas është interesuar për veprimtarinë e tij më thellë, pretendon Petrushevski. Sipas tij, aso kohe kur ishte aktuale çështja me qymyrin. Sheholli i ka thënë se ka lidhje të forta në Serbi për këtë biznes dhe mund ta vë në kontakt.
“Më dërgoi një numër kontakti të një personi nga Serbia. Kur mësova se për kë bëhet fjalë dhe i njëjti nuk ka lidhje më këtë biznes, vendosa të mos kontaktoj kurrë. Më ka referuar kontakt edhe me disa persona me të cilët kisha një takim të shkurtër por nuk kamë vazhduar komunikimin me to”.
Petrushevski thotë se nuk ka informacion se për çka po hetohet Sheholli dhe nuk ka interes ta din, por thotë shkurt se institucionet duhet ta bëjnë punën e tyre. Në aktakuzë pretendohet se Sheholli është interesuar në dhjetor të vitit 2024 që të realizon një takim me agjentin serb të BIA-s, Bojan Dimiç-Boki. Takimi ishte mbajtur më 25 dhjetor të vitit 2024, ndërsa, ndërsa nga komunikimet e shpalosura rezulton se Sheholli i ka konfirmuar Petrushevskit se e ka kontaktuar Boki (Dimiç) dhe se të nesërmen do ta merr në telefon për t’i treguar se çfarë kanë biseduar.
Alsat u interesua për veprimtarinë e tij edhe më thellë. Në raport me kartën e tij penale, Petrushevskit i rezulton zyrtarisht vetëm një kallëzim penal nga 24 nëntori i vitit 2005. Ka qenë i angazhuar në kabinetin e ish kryeministirt Zoran Zaev, ka pasur pozitë drejtuese në menaxhimin e Aeroportit të Shkupit, ndërsa tani merret me biznesin e derivateve të naftës, dhe ndërtimtari. Paraprakisht kishte punuar në Kumanovë në kohën e njërit nga krerët e kësaj komune, përafërsisht rreth 15 vite më parë.
Lajme
“Merimanga” në aksion, largohen 135 makina në Qendër të Shkupit
135 makina të parkuara në mënyrë të parregullt janë larguar me automjetet speciale “Merimanga” në territorin e Komunës Qendër të Shkupit, gjatë javës së kaluar. Sipas Ndërmarrjes Publike “Parkingjet e Komunës Qendër”, automjetet janë larguar në periudhën nga 5 deri më 11 tetor, pasi pengonin zhvillimin normal dhe të sigurt të komunikacionit. Nga ndërmarrja njoftojnë se aksionet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe ndërgjegjësimin e shoferëve për parkimin e duhur.
Lajme
“Shpulla” rikthehet si mjet edukimi në bankat shkollore në Danimarkë
Qeveria e Danimarkës ka paraqitur një projektligj që do t’u lejojë mësimdhënësve të përdorin forcë fizike ndaj nxënësve në situata të caktuara, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë në shkolla.
Sipas Ministrisë së Arsimit, ndërhyrja do të lejohet në rastet kur nxënësit pengojnë rëndë mësimin, rrezikojnë veten ose të tjerët, ushtrojnë dhunë fizike apo dëmtojnë pronën.
Forca fizike do të përdoret vetëm si masë e fundit, pasi të jenë provuar mënyra të tjera të ndërhyrjes. Ajo duhet të jetë proporcionale, sa më e butë dhe të zgjasë sa më pak.
Projektligji u paraqit në parlamentin danez më 8 tetor. Nëse miratohet, rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi në gusht të vitit 2027.
Propozimi ende nuk është miratuar.
Lajme
Digjet vetura zyrtare e zëvendësdrejtorit të Lotarisë Shtetërore
Një veturë zyrtare e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, e përdorur nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm Ahmet Miftari, është djegur gjatë natës, pas mesnate, në Shkup.
Informacioni është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), e cila për median „Fokus“ bëri të ditur se bëhet fjalë për një automjet zyrtar të Lotarisë Shtetërore.
„Më 13.10.2026, në orën 02:12, në SPB Shkup, M.A. (42) nga Shkupi ka raportuar se në rrugën ‘Krste Asenov’ në Shkup ishte djegur një automjet i tipit ‘Beijing Beich’, me targa të Shkupit, në pronësi të Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, të cilin ai e kishte drejtuar më parë“, njoftojnë nga MPB.
Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
