Connect with us

Lajme

Vuçiq ofron të organizojë varrimin në Serbi të “Kasapit të Bosnjës”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka ofruar që Serbia të organizojë varrimin e kriminelit të dënuar serb të luftës të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i njohur gjerësisht si “Kasapi i Bosnjës”, i cili vdiq të enjten në Hagë, transmeton Anadolu.

Siç raporton transmetuesi RTS, Vuçiq u tha gazetarëve se nëse familja e Mlladiqit dëshiron që ai të varroset në Serbi, shteti do të organizojë procedurat.

Megjithatë, ai shtoi se ende nuk është konfirmuar asgjë, duke theksuar se janë dërguar ekipe për të ndihmuar me çështjet logjistike.

“Nuk mund të them asgjë më shumë për momentin, sepse nuk kemi marrë asgjë nga Haga”, tha Vuçiq.

Më pas, ai pretendoi se Haga “donte që Mlladiq të vdiste pas hekurave”.

“Tani kemi parë se Haga donte që Mlladiq të vdiste pas hekurave, nuk donin ta linin gjeneralin të vdiste në Serbi, të vdiste aty ku dëshironte, kjo është sjellje anti-civilizuese, sjellje pa precedent dhe pa justifikim”, tha Vuçiq.

Mlladiq vdiq të enjten në moshën 85-vjeçare derisa po vuante dënimin me burgim të përjetshëm në Hagë.

Në qershor të vitit 2021, Mekanizmi Ndërkombëtar Rezidual i OKB-së për Gjykatat Penale la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të Mlladiqit për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë Luftës së Bosnjës të viteve 1992-1995.

Ai u shpall fajtor për 10 nga 11 akuzat, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë, përndjekjen, shfarosjen, vrasjen, dëbimin, transferimin me forcë, terrorizimin e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës dhe marrjen peng të personelit të OKB-së.

Më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë u vranë në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, në një masakër të njohur si gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare.

Mlladiq iu shmang drejtësisë për gati 16 vjet pas luftës. Ai u arrestua në maj të vitit 2011 në fshatin serb Lazarevo, pranë qytetit verior Zrenjanin dhe më pas u transferua në Hagë.

Arrestimi i tij prej kohësh ka qenë një nga kushtet kryesore për përparimin e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Merimanga” në aksion, largohen 135 makina në Qendër të Shkupit

135 makina të parkuara në mënyrë të parregullt janë larguar me automjetet speciale “Merimanga” në territorin e Komunës Qendër të Shkupit, gjatë javës së kaluar. Sipas Ndërmarrjes Publike “Parkingjet e Komunës Qendër”, automjetet janë larguar në periudhën nga 5 deri më 11 tetor, pasi pengonin zhvillimin normal dhe të sigurt të komunikacionit. Nga ndërmarrja njoftojnë se aksionet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe ndërgjegjësimin e shoferëve për parkimin e duhur.

Continue Reading

Lajme

“Shpulla” rikthehet si mjet edukimi në bankat shkollore në Danimarkë

Qeveria e Danimarkës ka paraqitur një projektligj që do t’u lejojë mësimdhënësve të përdorin forcë fizike ndaj nxënësve në situata të caktuara, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë në shkolla.

Sipas Ministrisë së Arsimit, ndërhyrja do të lejohet në rastet kur nxënësit pengojnë rëndë mësimin, rrezikojnë veten ose të tjerët, ushtrojnë dhunë fizike apo dëmtojnë pronën.

Forca fizike do të përdoret vetëm si masë e fundit, pasi të jenë provuar mënyra të tjera të ndërhyrjes. Ajo duhet të jetë proporcionale, sa më e butë dhe të zgjasë sa më pak.

Projektligji u paraqit në parlamentin danez më 8 tetor. Nëse miratohet, rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi në gusht të vitit 2027.
Propozimi ende nuk është miratuar.

Continue Reading

Lajme

Digjet vetura zyrtare e zëvendësdrejtorit të Lotarisë Shtetërore

Një veturë zyrtare e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, e përdorur nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm Ahmet Miftari, është djegur gjatë natës, pas mesnate, në Shkup.

Informacioni është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), e cila për median „Fokus“ bëri të ditur se bëhet fjalë për një automjet zyrtar të Lotarisë Shtetërore.

„Më 13.10.2026, në orën 02:12, në SPB Shkup, M.A. (42) nga Shkupi ka raportuar se në rrugën ‘Krste Asenov’ në Shkup ishte djegur një automjet i tipit ‘Beijing Beich’, me targa të Shkupit, në pronësi të Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, të cilin ai e kishte drejtuar më parë“, njoftojnë nga MPB.

Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme16 hours ago

“Merimanga” në aksion, largohen 135 makina në Qendër të Shkupit

135 makina të parkuara në mënyrë të parregullt janë larguar me automjetet speciale “Merimanga” në territorin e Komunës Qendër të...

Lajme16 hours ago

“Shpulla” rikthehet si mjet edukimi në bankat shkollore në Danimarkë

Qeveria e Danimarkës ka paraqitur një projektligj që do t’u lejojë mësimdhënësve të përdorin forcë fizike ndaj nxënësve në situata...

Lajme16 hours ago

Digjet vetura zyrtare e zëvendësdrejtorit të Lotarisë Shtetërore

Një veturë zyrtare e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, e përdorur nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm Ahmet Miftari, është djegur gjatë natës,...

Lajme17 hours ago

Artan Grubi lirohet nga arresti shtëpiak

Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili është i akuzuari i dytë në rastin “Lotaria Shtetërore”, sot lirohet nga arresti shtëpiak, pasi...

Lajme20 hours ago

Nga 15 nëntori gjoba 45 euro për shoferët pa pajisje dimërore!

Nga 15 nëntori 2026, në Maqedoninë e Veriut hyn në fuqi detyrimi për pajisje dimërore në automjete. Shoferët që nuk...

Lajme20 hours ago

Çmime të reja nga mesnata: Ja sa kushtojnë aktualisht derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor, duhet të publikojë vendimin e ri për çmimet me pakicë të...

Lajme1 day ago

Artan Grubit nesër i përfundon arresti shtëpiak

Ish zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi nesër i mbaron arresti shtëpiak. Vendimi ekzekutohet sipas fuqisë së ligjit pasi kalojnë 60...

Lajme2 days ago

Astrit Iseni pas suspendimit të gjashtë policëve: Askush nuk është mbi ligjin

Gjashtë policë janë suspenduar pas dhunës brutale të ushtruar ndaj dy të rinjëve nga Saraji, Institucionet reaguan në kohë rekord,...

Lajme2 days ago

40 kamera të reja në funksion, “Safe City” shtrihet në pesë komuna!

Sistemi i kamerave “Safe City” ka nisur funksionimin edhe në rajonin e Ohrit, me rreth 40 kamera të vendosura në...

Lajme2 days ago

Mbrëmja e “Duelit Sportiv” përfundon me incident në mes të Liridon Lecit dhe Edonisa Aliut

Televizioni Dukagjini ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bashkëpunimit me panelistin Liridon Leci, pas një incidenti që ka ndodhur të...

Trending