Connect with us

Lajme

Gashi: Politikanët duhet t’i lënë rahat: mjekët, arsimtarët, hoxhallarët e gazetarët

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në emisionin “Click Plus” tha se politikanët duhet t’i lënë të qetë mjekët, arsimtarët, hoxhallarët dhe gazetarët, pa ndërhyrje politike.

Ai kritikoi edhe kushtëzimin e qytetarëve për vota, duke thënë se shpesh politika premton asfaltimin e një mahalle në këmbim të votës: “Nëse kjo mahalla na jep votën, e shtrojmë me asfalt”.

‘’Unë jam idhtar i idesë për depolitizim të qytetarëve. Unë mendoj se çdo qytetar e ka për borxh të jetë aktiv në jetën publike sepse në fund të fundit jemi qenie njerërore dhe jemi krijuuat të bashkëveprojmë me njerëzit’’, theksoi Gashi

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Stuhia në Shkup detyron avionin nga Cyrihu të devijojë drejt Prishtinës

Avioni i kompanisë ajrore Edelweiss, i cili u nis nga Cyrihu në orën 18:00, për shkak të motit të keq në Shkup nuk mundi të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Pas rreth 20 minutash duke qarkulluar mbi zonë, piloti vendosi ta devijojë fluturimin dhe të ulet në Aeroportin e Prishtinës.

Një pjesë e madhe e pasagjerëve në bord janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Avioni ishte planifikuar të mbërrinte në Aeroportin e Shkupit rreth orës 20:00.

Continue Reading

Lajme

Gashi: Rroga nuk duhet të jetë motiv për t’u bërë deputet

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në Click Plus në TV21, tha se paga nuk duhet të jetë motivi kryesor për të ushtruar funksionin e deputetit. Ai e krahasoi këtë me futbollistët, duke theksuar se pas përfundimit të karrierës jo të gjithë mund të bëhen trajnerë, ndërsa deputetët përballen me një “etiketë” që i shoqëron edhe në profesionet e tjera.

“Dikush që bëhet deputet, pastaj e ka vështirë pjesë tjetër të jetës. Në çfardo profesioni që kthehet mënyra e veprimit të tij në jetën publike vazhdon duke qene me nje etiket pas, duke e ditur se ky person ka qenë deputet. Është si puna e futbollistëve luajn futboll marrin shuma shumë të mëdhaja të të ardhurave për shkak se pjesën tjetër të jetës ato duhet ta jetojnë me ato të ardhura. Jo të gjithë futbollistët bëhen trajnerë. Kështu që nuk mendoj se rroga duhet të jetë motiv për tu bërë deputet dhe paga nuk duhet të jetë asnjëherë motiv për një punë. Pasioni, dëshira, dhe dashuria për një profesion duhet të jetë primare”, deklaroi Afrim Gashi – kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Continue Reading

Lajme

Zgjidhja që nuk e zgjidhi paralelen shqipe në Butel!

Edhe pse nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës u njoftua se është gjetur zgjidhje për problemin me paralelen në gjuhën shqipe në shkollën fillore “Petar Zdravkovski – Penko” në Butel, duket se çështja kryesore mbetet ende e pazgjidhur. Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, njoftoi se, përmes koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë dhe Komunës së Butelit, është arritur një zgjidhje për çështjen e nxënësve shqiptarë në këtë shkollë. Ai tha se zgjidhja është në përputhje me Ligjin për Arsimin Fillor dhe në interes të nxënësve, duke garantuar, siç u shpreh, krijimin e kushteve të përshtatshme për vijimin e mësimit në gjuhën shqipe.

Megjithatë, nga deklarata e kryetarit të Komunës së Butelit, Darko Kostovski, del se nuk bëhet fjalë për hapjen e një paraleleje të re në gjuhën shqipe, por për një zgjidhje të kufizuar për regjistrimin e një pjese të nxënësve. Sipas Kostovskit, në shkollën “Penko” do të mund të regjistrohen vetëm ata fëmijë që kanë vëlla ose motër që tashmë ndjek mësimin në këtë shkollë. “Zgjidhja për këtë çështje është që ata fëmijë të cilët kanë motër apo vëlla në atë shkollë do të mund të regjistrohen në ‘Penko’”, ka deklaruar Kostovski.

Ai ka theksuar se nuk mendon se dikush është diskriminuar dhe se çështjes, sipas tij, i është dhënë një konotacion etnik që nuk i përgjigjet thelbit të problemit. Kostovski ka insistuar se qëllimi është respektimi i organizimit territorial dhe sigurimi i një procesi arsimor cilësor. Sipas tij, shkolla “Penko” aktualisht ka katër paralele me nga 22 deri në 23 nxënës, ndërsa vitin e kaluar kishte pesë paralele me nga rreth 35 nxënës. Ai vlerëson se numri i madh i nxënësve në klasa ka ndikuar në cilësinë e mësimit. Kryetari i Butelit ka përmendur edhe shkollën “Imri Elezi”, e cila, sipas tij, ndodhet rreth 400 metra larg dhe ka kapacitete për pranimin e nxënësve.

Por pikërisht kjo deklaratë ka hapur dilema të reja rreth njoftimit se problemi është zgjidhur. Në vend të një zgjidhjeje për kërkesën për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe, marrëveshja duket se parasheh vetëm mundësinë e regjistrimit të atyre nxënësve që tashmë kanë lidhje familjare me nxënës që mësojnë në “Penko”.

Ministrja Vesna Janevska, e shoqëruar nga kryeministri Hristijan Mickoski, ka thënë se sot nga Buteli se në shkollën fillore “Petar Zdravkovski-Penko” do të lejohet të regjistrohen nxënës të klasës së parë nga Çairi, vetëm ata, vëllezërit dhe motrat e të cilëve tashmë mësojnë në këtë shkollë. Për nxënësit e klasës së parë nga Çairi e që jetojnë në afërsi të shkollës “Penko”, Janevska tha se nuk do të ketë përjashtim dhe ata do të duhet të ndjekin mësimet në njërën nga shkollat ​​në komunën e tyre, konkretisht në Çair. Janevska apeloi për respektimin e rajonalizimit, por shtoi se për kushte të mira për fëmijët, nëse nevojitet, mund të hapet paralele e re në shkollën më të afërt në territorin e Çairit. Me një fjalë, paralelja e mbyllur tashmë në gjuhën shqipe nuk do të hapet, por nxënësit e klasës së parë do të sistemohen në paralelet e mbetura.

“Në Shkollën ‘Penko’ në Butel do të ketë katër paralele në gjuhën shqipe dhe një paralele në gjuhën maqedonase për nxënësit nga komuna e Butelit. Do të bëhet përjashtim për ata fëmijë (nga Çairi) vëllezërit dhe motrat më të mëdhenj të të cilëve mësojnë në atë shkollë. E thashë dje dhe e përsëris sot – respektimi i ligjit dhe rajonalizimit është e vetmja mënyrë që ne të shmangim problemet. Nëse fillojmë të ndryshojmë, pra të përpiqemi të shmangim ligjin, do të kemi probleme. Nëse është e nevojshme, në shkollën më të afërt e cila është 450 metra larg do të hapim një paralele tjetër, nëse është e mundur do të ndërtojmë më shumë, do të bëjmë gjithçka që duhet vetëm për t’u siguruar që fëmijët të kenë kushte të mira për mësim”, theksoi Janevska.

BDI: VLEN ME ZGJIDHJE DISKRIMINUESE!

Ndaj kësaj zgjidhjeje ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim, duke e cilësuar atë si të pamjaftueshme dhe duke vlerësuar se vendosja e kriterit të vëllait ose motrës kufizon të drejtën e fëmijëve shqiptarë për t’u regjistruar në këtë shkollë. “Kjo nuk është zgjidhje. Kjo është një mënyrë për ta kufizuar dhe kushtëzuar të drejtën e fëmijëve shqiptarë për arsim në gjuhën amtare”, thuhet në reagimin e BDI-së. Nga kjo parti shtrojnë pyetjen se përse një fëmijë shqiptar duhet të ketë vëlla apo motër që tashmë ndjek mësimin në këtë shkollë për të pasur mundësi të regjistrohet.

BDI kërkon publikimin e numrit të saktë të fëmijëve shqiptarë që kanë kërkuar regjistrim, publikimin e kritereve mbi të cilat është bërë përzgjedhja dhe garantimin e regjistrimit të të gjithë nxënësve që plotësojnë kushtet ligjore. Njëkohësisht, partia kërkon që të hapet paralelja në gjuhën shqipe nëse numri i nxënësve e justifikon një gjë të tillë.

“Nëse ka 25 apo më shumë fëmijë shqiptarë që duan të mësojnë në gjuhën shqipe, duhet të hapet paralelja shqipe”, thekson BDI. Kështu, edhe pse fillimisht u njoftua se përmes koordinimit institucional është gjetur një zgjidhje për çështjen e paraleles shqipe në “Penko”, deklaratat e bëra nga Komuna e Butelit tregojnë se zgjidhja nuk ka të bëjë me hapjen e paraleles në gjuhën shqipe, por vetëm me mundësinë që një kategori e kufizuar e nxënësve të regjistrohen në këtë shkollë. Për këtë arsye, kërkesa për paralelen shqipe në “Penko” mbetet ende e hapur, ndërsa marrëveshja e prezantuar si zgjidhje ka nxitur një debat të ri se sa dhe kë përfshin në të vërtetë kjo zgjidhje.

MICKOSKI: BDI TË MOS MERRET ME TEMA ETNIKE!

Ndërkohë kryeministri Hristijan Mickoski e bëri fajtore BDI-në që po i plason në opinionin publik, temat që kanë të bëjnë me karakter etnik. Madje ai parashtroi pyetje publike BDI-së se përse asnjëherë nuk pyet se përse nxënësit maqedonas nuk pranohen nga një komunë në komunë tjetër. Ai tha se BDI ende nuk e ka mësuar leksionin dhe po vazhdon të bëjë politikë, siç th aai, të shekujve të kaluar.  “Ata vazhdojnë të manipulojnë dhe të luajnë në kartën e shekullit 19-të dhe të fillimit të shekullit 20. Vetëm humbin ashtu. Nuk mundemi ne të udhëheqim politikë me standarde të dyfishta”, theksoi kryeministri Mickoski. Ndërkohë ai siguroi që në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji” do të ketë paralele në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera.

“Po, po, absolutisht, nuk ka asnjë problem këtu. Natyrisht, nëse plotësohen kushtet, këtë vit do të ketë paralele ku mësimet do të ndiqen në shqip. Nuk duhet të ketë asnjë sfidë për asnjë nga nxënësit e regjistruar, as për prindërit e tyre”, siguroi Mickoski. I pyetur për numrin e ulët të shqiptarëve të regjistruar në këtë shkollë, Mickoski tha se interesi për këtë shkollë ka qenë i ulët, ndërsa theksoi se interesimi i ulët ka detyruar edhe qeverinë që të ul kriteret.

“Nga gati 453 nxënës të regjistruar në shkollën e mesme, 41 në filtrin e parë janë me origjinë etnike jo-maqedonase. Pra, interesi është i ulët. Kjo nuk ka të bëjë me asnjë lloj segregacioni etnik. Ata që kanë kaluar filtrin bazë të parë, cili është? Duhej të kishin sjellje shembullore, të mos mungonin në orë, sepse këto janë standarde të NATO-s. Në fund të fundit, ne duam NATO-n, ne duam BE-në, kështu që duhet të ndjekim standardet. Vetëm ata me sjellje shembullore kalojnë në raundin e dytë. Dhe duhej të kishte një kufi prej 200 nxënësish të shkollës së mesme. Qeveria ka vendosur të pranojë të gjithë ata që kaluan filtrin e parë, që është sjellja shembullore, t’i pranojë”, tha Mickoski, i cili theksoi se kjo qeveri angazhohet për të drejtat e secilit komunitet që jeton në Maqedoninë e Veriut. /Koha/

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme7 hours ago

Stuhia në Shkup detyron avionin nga Cyrihu të devijojë drejt Prishtinës

Avioni i kompanisë ajrore Edelweiss, i cili u nis nga Cyrihu në orën 18:00, për shkak të motit të keq...

Lajme7 hours ago

Gashi: Rroga nuk duhet të jetë motiv për t’u bërë deputet

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në Click Plus në TV21, tha se paga nuk duhet të jetë motivi kryesor për...

Lajme7 hours ago

Gashi: Politikanët duhet t’i lënë rahat: mjekët, arsimtarët, hoxhallarët e gazetarët

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në emisionin “Click Plus” tha se politikanët duhet t’i lënë të qetë mjekët, arsimtarët, hoxhallarët...

Lajme19 hours ago

Zgjidhja që nuk e zgjidhi paralelen shqipe në Butel!

Edhe pse nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës u njoftua se është gjetur zgjidhje për problemin me paralelen në gjuhën...

Lajme19 hours ago

Valë e re e të nxehtit nga 6 shtatori, ja çfarë moti na pret

Në periudhën nga e martja (1 shtator) deri të hënën tjetër (7 shtator), në Maqedoninë e Veriut por edhe në...

Lajme19 hours ago

Toshkovski: Informacionet për “Mazutin” do ta tronditin opinionin publik

Pas vendimit për rihapjen e lëndës për Mazutin, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, thotë se informacionet që posedon...

Lajme19 hours ago

Shtrenjtohen biletat e autobusëve! Tetovë–Shkup 250 denarë për një drejtim, Kumanovë–Shkup 200 denarë

Çmimet e biletave të autobusëve për transportin ndërurban në vend janë rritur, pas shtrenjtimit të derivateve të naftës, raportoi Portalb.mk....

Lajme19 hours ago

BE-ja nuk ndryshon rregullat për shoferët nga Ballkani

Brukseli nuk bën përjashtim për shoferët e Ballkanit – kështu që, të paktën për momentin, pritjet se Bashkimi Evropian do...

Lajme2 days ago

13-vjeçari lufton për jetën pas plagosjes me thikë në Çair

Një 13-vjeçar ndodhet në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, pasi është plagosur me thikë gjatë një përleshjeje në rrugën “Brigada...

Lajme2 days ago

Adnan Azizi: Gëzim Ostreni e konfirmoi, Ali Ahmeti bëri kompromise me Marrëveshjen e Ohrit

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka rikthyer në debat çështjen e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, duke vlerësuar se marrëveshja e...

Trending