Connect with us

Lajme

Prej nesër rriten temperaturat, deri të enjten arrijnë në 23 gradë

DPHM paralajmëron se vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm.

Prej nesër, nën ndikimin e rrymës ajrore jugore, temperaturat do të rriten gradualisht dhe përsëri do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme, ndërsa nga e mërkura erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h), veçanërisht në pjesët perëndimore.

Nesër pasdite dhe në fundit të ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu kudo. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalet ditore nga 8 deri në 16 gradë. Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të kohëpaskohshme me diell, me reshje shiu pasdite dhe drejt fundit të ditës. Do të fryjë edhe erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura do të lëvizë nga 6 deri në 14 gradë.

Të martën temperatura në vend do të arrijë deri 20 gradë, të mërkurën 21, ndërsa të enjten 23 gradë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Bilall Kasami viziton Xhaminë e Zagrebit: Ajo është bërë shtëpi edhe për shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë vizitës së tij në Kroaci ka qëndruar edhe në Xhaminë e Zagrebit, ku është pritur nga Myftiu i Kroacisë, akademik dr. Aziz ef. Hasanoviq, dhe zëvendësmyftiu Mevludi ef. Arslani.

Gjatë kësaj vizite, Kasami pati mundësinë të njihet nga afër edhe me Gjimnazin Islam “Dr. Ahmed Smajloviq”, i cili funksionon brenda kompleksit të xhamisë.

Në postimin e tij, Kasami theksoi veçanërisht rolin që luan kjo xhami për komunitetin shqiptar në Kroaci, duke e cilësuar atë si një vend ku shqiptarët jo vetëm kryejnë ritet fetare, por edhe takohen, bashkohen dhe ruajnë kulturën e tyre kombëtare.

Ai falënderoi nikoqirët për mikpritjen gjatë vizitës.

Continue Reading

Lajme

Përshefca në zi, qytetarë të shumtë i japin lamtumirën e fundit Agron Memedit

Sot, të gjitha rrugët çonin drejt Përshefcës së Tetovës, ku u zhvillua ceremonia mortore e ish-futbollistit Agron Memedi, i cili u nda nga jeta duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim te familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë ata që e njohën.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë qytetarë nga të gjitha anët e vendit, përfaqësues të klubit futbollistik Shkëndija, pjesëtarë të Tifo Grupit “Ballistët”, si dhe bashkëluftëtarë të të ndjerit, të cilët u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Përshhefca sot ishte e mbuluar nga zija. Në një atmosferë të rëndë emocionale, të pranishmit shprehën respektin dhe nderimin për Agron Memedin, ndërsa kurora me lule u vendosën mbi varrin e tij në shenjë kujtimi dhe respekti.
Agron Memedi u përcoll për në banesën e fundit mes dhimbjes, lotëve dhe nderimeve të shumta, duke lënë pas kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e atyre që e njohën.

Continue Reading

Lajme

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit

Analisti Faruk Nevzati ka publikuar një analizë historike dhe demografike për pozitën e shqiptarëve në Rajonin e Shkupit, duke vënë në pah kontrastin ndërmjet përfaqësimit të tyre në komunat periferike dhe atyre qendrore.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, shqiptarët përbëjnë shumicën në 13 nga gjithsej 17 komunat e Rajonit të Shkupit.

Në këto 13 komuna jetojnë 167.926 shqiptarë, përkatësisht 43,29 për qind e popullsisë, kundrejt 141.874 maqedonasve. Kjo do të thotë se shqiptarët janë grupi më i madh etnik, me 26.052 banorë më shumë.

Megjithatë, Nevzati thekson se në katër komunat qendrore, Qendër, Karposh, Aerodrom dhe Kisella Vodë, shqiptarët kanë mbetur me përfaqësim shumë më të kufizuar.

Ai këtë realitet e cilëson si paradoks historik dhe e lidh me politikat e dikurshme të banimit, urbanizimit, investimeve publike dhe diskriminimin institucional ndaj shqiptarëve.

Screenshot 20261115 141557 Chrome

“Shkupi është më shumë se qendra e tij. Edhe historia e tij është më e gjerë se ajo që shohim sot në qendër!”, thekson Nevzati.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme3 hours ago

Prej nesër rriten temperaturat, deri të enjten arrijnë në 23 gradë

DPHM paralajmëron se vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të...

Lajme3 hours ago

Bilall Kasami viziton Xhaminë e Zagrebit: Ajo është bërë shtëpi edhe për shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë vizitës së tij në Kroaci ka qëndruar edhe në Xhaminë e Zagrebit,...

Lajme3 hours ago

Përshefca në zi, qytetarë të shumtë i japin lamtumirën e fundit Agron Memedit

Sot, të gjitha rrugët çonin drejt Përshefcës së Tetovës, ku u zhvillua ceremonia mortore e ish-futbollistit Agron Memedi, i cili...

Lajme6 hours ago

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit

Analisti Faruk Nevzati ka publikuar një analizë historike dhe demografike për pozitën e shqiptarëve në Rajonin e Shkupit, duke vënë...

Lajme6 hours ago

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka përfunduar me dy persona të lënduar rëndë nga një mjet i...

Lajme6 hours ago

Ankohet Vuçiq: Prej vitesh nuk mund të hyjë në Kosovë, Kurti s’lejon!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar paralajmërimet për ndarjen e 5% të Bruto Produktit Vendor (BPV) për mbrojtjen, ka...

Lajme6 hours ago

BDI i përgjigjet VLEN-it: Alta Banka është kopili juaj dhe kopilin tuaj nuk mund ta lini në derë të huaj!

BDI ka reaguar ndaj akuzave të partisë VLEN lidhur me shitjen e aksioneve shtetërore në “Stopanska Banka” të Manastirit, duke...

Lajme6 hours ago

VLEN: Artan Grubi personalisht e ka nënshkruar shitjen e aksioneve shtetërore që përfunduan te Davor Macura

VLEN ka publikuar dokumente që, sipas saj, dëshmojnë përfshirjen e ish-funksionarëve të BDI-së në procesin e shitjes së aksioneve shtetërore...

Sport1 day ago

Mexhit Hysenaj shkëlqen në Europianin WAKO 2026, siguron finalen dhe medaljen për Shqipërinë

Kickboksieri shqiptar Mexhit Hysenaj ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e tij sportive, duke siguruar një vend...

Lajme1 day ago

Profesori universitar Festim Halili në Tiranë, ligjëron në Western Balkans University për teknologjinë që po ndryshon botën

Profesori i Universitetit të Tetovës, Festim Halili, ka qenë i ftuar në Western Balkans University në Tiranë, ku ka mbajtur...

Trending