Lajme
E dhimbshme, 60-vjeçari humb jetën derisa po shpërdante qumshtin me biçikletë
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në Korçë, ku ka humbur jetën një 60-vjeçar nga fshati Bulgarec.
Viktima po udhëtonte me biçikletë drejt qytetit të Korçës, siç bënte çdo mëngjes, për të çuar qumështin e prodhuar në fshat për ta shitur.
Sipas informacioneve paraprake, 60-vjeçari është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një efektiv policie, me inicialet D.M. Përplasja ka qenë fatale për Agollin, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, ka mbetur gjithashtu i plagosur rëndë dhe ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr trajtimin mjekësor.
Banorët e zonës bëjnë me dije se aksi nacional përdoret çdo ditë nga banorë të fshatrave Bulgarec, Çiflig dhe Lumalas, të cilët transportojnë me biçikleta ose mjete të tjera qumështin dhe produktet bujqësore drejt Korçës për t’i shitur.
Sipas banorëve, ky aks rrugor paraqet rrezik për personat që lëvizin në të, ndërsa në të kaluarën janë shënuar edhe aksidente të tjera ku janë përfshirë banorë të këtyre fshatrave.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e plotë të përplasjes dhe përgjegjësitë e drejtuesit të automjetit.
Lajme
Bit Pazari me pamje të re, buldozerët rrënojnë tezgat e vjetra
Pas vitesh kaos, Bit Pazari në Shkup pritet të marrë një pamje tërësisht të re. Komuna e Çairit ka filluar procedurat për modernizimin e një prej tregjeve më të frekuentuara në qytet, përskaj Bulevardit afër qendrës tregtare “26 Korriku”, në afërsi të Bit Pazarit, me planin që të zëvendësohen tezgat e vjetra, të mbulohet hapësira e pazarit dhe të krijohen kushte më të mira për tregtarët dhe qytetarët.
Këtu ku prej vitesh mbizotëronte kaosi, sot kanë hyrë makineritë e rënda. Tezgat dhe konstruksionet e vjetra po shemben njëra pas tjetrës, ndërsa kamionët po pastrojnë hapësirën ku për vite zhvillohej tregtia. Por kjo nuk është vetëm një pamje e zakonshme pune. Është fillimi i ndryshimit të paralajmëruar prej kohësh për Bit Pazarin.
Sipas paralajmërimeve është paraparë të mbulohet pazari nga të dyja anët me materijale cilësore montuese, të zëvendësohen tezgat e vjetra me të reja, dhe mbi to të ndërtohet parking montues me kapacitet prej 240 vende të parkimit duke u mundësuar kështu edhe kushte sanitaro higjienike më të mira.
Ky plan i ri parashikon modernizimin e tregut, ndërsa aktualisht po zhvillohet edhe prezantimi publik i planit detal urbanistik. Ndërsa tashmë mbetet të shihet se si do të duket Bit Pazari pasi ky proces të përfundojë.
Lajme
Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit
Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë se kufizimi i importit të mishit nga Brazili mund të ndikojë në çmimet, pasi aktualisht nuk ka një furnizues tjetër që mund të konkurrojë me çmimet e produkteve braziliane.
Sipas Dautit, edhe prodhuesit e mishit në rajon tashmë kanë paralajmeruar rritje te cmimeve te mishit.
Lajme
Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet
Donald Trump ka deklaruar se çdo qytetar i rritur në Shtetet e Bashkuara mund të përfitojë 5,000 dollarë, nëse republikanët arrijnë të sigurojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat.
Sipas Trump, pagesa do të financohej nga të ardhurat e krijuara përmes politikave të tij ekonomike. Ai e ka paraqitur këtë si një përfitim të mundshëm për qytetarët në rast të fitores së republikanëve në zgjedhje.
Në të njëjtën kohë, Trump ka paralajmëruar për pasoja të rënda ekonomike në rast se demokratët marrin shumicën në Kongres. Sipas tij, një skenar i tillë mund ta çojë ekonominë amerikane drejt një krize të krahasueshme me atë të vitit 1929.
Deklaratat e Trump vijnë në kuadër të fushatës së tij për zgjedhjet dhe debatit mbi politikat ekonomike që duhet të ndjekë SHBA-ja.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
