Lajme
Arrestime të reja në Lotarinë Shtetërore, dy persona dyshohen për përvetësimin e 80 milionë denarëve
“Plusinfo” mëson se Policia Financiare dhe Prokuroria po zhvillojnë një aksion të ri në Lotarinë Shtetërore, në kuadër të të cilit janë ndaluar dy persona.
Sipas informacioneve të portalit, aksioni lidhet me një rast të ri të dyshimeve për keqpërdorime në veprimtarinë e Lotarisë Shtetërore.
Është ndaluar ish-udhëheqësja e sektorit të financave në Lotarinë Shtetërore, si dhe një person tjetër. Ata dyshohen për përvetësimin e rreth 80 milionë denarëve, përkatësisht rreth 1,3 milionë euro.
Sipas burimeve të “Plusinfo”, dyshimet lidhen me periudhën kur Lotaria Shtetërore drejtohej nga ish-drejtori Përparim Bajrami.
Aksioni është ende në zhvillim, ndërsa gjatë ditës priten më shumë informacione nga institucionet kompetente për të dyshuarit, veprimet që u ngarkohen dhe nëse hetimi përfshin edhe persona të tjerë.
Lajme
Astrit Iseni: Për herë të parë emërojmë një shqiptar zëvëndës kryeshef të Njësitit Special
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka bërë të ditur sonte, në emisionin “Debat në SHENJA”, se për herë të parë një shqiptar pritet të emërohet zëvendëskryeshef i të gjitha njësive në nivel qendror në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Iseni e bëri të ditur këtë si një lajm ekskluziv gjatë emisionit, duke theksuar se bëhet fjalë për një profesionist me rreth 25 vite përvojë në njësinë speciale.
“Dhe normalisht unë dua këtu ta shpalosi edhe një lajm të mirë, që së pari herë, të jetë kjo ekskluzive për televisionin e juaj. Për herë të parë emërohet një shqiptar zëvendës-kryeshef i të gjitha njësive në nivel qendror, në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Është një djal i cili me të vërtetë profesionist i cili gjithmonë ka kontribuar në njësinë speciale, me një përvojë prej 25 viteve, dhe apsolutisht nuk ka pasur vendime as prej kafeneve as vendime me telefonata, por këto vendime ne i sjellim bashkarisht me ministrin, drejtorin dhë zëvendësdrejtorin në nivelet më të lartë të ministrisë”, deklaroi Iseni. /SHENJA/
Lajme
Daut Memishi përuron çerdhen “Foleja” në Përshefcë: Një premtim i kthyer në vepër
Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michael Rokas, ministrin për Punë Sociale, Rini dhe Demografi, Gjoko Velkovski, dhe kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka përuruar çerdhen “Foleja” në Përshefcë.
Me hapjen e çerdhes, fëmijët dhe familjet e Komunës së Tearcës kanë tashmë një hapësirë të re për kujdes dhe edukim parashkollor.
Memishi e cilësoi përurimin si realizim të një premtimi të dhënë para qytetarëve, duke theksuar se projekti kërkoi punë, përkushtim dhe këmbëngulje.
“Jam veçanërisht i lumtur që sot realizoj edhe një premtim të dhënë para qytetarëve të mi. Një premtim që kërkoi punë, përkushtim dhe këmbëngulje, por që sot u bë realitet”, tha Memishi.
Sipas tij, “Foleja” është një investim për fëmijët, familjet dhe të ardhmen e Komunës së Tearcës.
Memishi falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e projektit, me theks të veçantë drejtoreshën e çerdhes, Isnisha Velii.
Lajme
Mickoski për zgjedhje të parakohshme: Le t’i kërkojë opozita, Qeveria do të përgjigjet
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria ka mandat katërvjeçar dhe se prioriteti i saj është realizimi i sa më shumë projekteve të premtuara, e jo zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Gjatë vizitës në Komunën e Tearcës, Mickoski tha se Qeveria po punon për përfundimin e projekteve që, sipas tij, kanë qenë të bllokuara prej vitesh, me synimin për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve.
Megjithatë, ai la të hapur mundësinë për zgjedhje të parakohshme nëse opozita ndërmerr një nismë të tillë në Kuvend.
“Nëse LSDM, Levica dhe BDI paraqesin iniciativë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, atëherë ne si Qeveri do të japim përgjigjen përkatëse”, deklaroi Mickoski.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
