Connect with us

Lajme

Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme, Projektligji për Specialen kalon në Komision

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar ka kaluar në Komisionin për Legjislacion.

Të nëntë anëtarët e këtij komisioni kanë votuar pro projektligjit në parim, ka bërë të ditur kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli.
Gjatë mbledhjes, Qorrolli është shprehur se kundërshtimet ndaj kësaj strukture ligjore, sipas tij, është dashur të adresoheshin më herët, konkretisht në vitin 2015.

“Reagimet dhe kundërshtimet që janë bërë kundër kësaj strukture normative që e ka bërë Kuvendi i Kosovës, është dashur të bëheshin në verën e vitit 2015, e jo në vjeshtën e vitit 2026”, deklaroi Qorrolli.
Ai tha se anëtarët e Komisionit kanë një qëndrim të përbashkët për ndryshimet e propozuara në ligj.

“Jemi në një situatë ku ne si komision, të gjithë njëzëri do ta miratojmë. Ne jemi këtu për të dhënë votën tonë pro këtyre ndryshimeve në ligj”, tha Qorrolli.
Me votimin unanim në parim, Komisioni për Legjislacion i ka dhënë dritën jeshile vazhdimit të procedurës parlamentare. Hapi i radhës është shqyrtimi i projektligjit në seancën plenare të Kuvendit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Astrit Iseni: Për herë të parë emërojmë një shqiptar zëvëndës kryeshef të Njësitit Special

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka bërë të ditur sonte, në emisionin “Debat në SHENJA”, se për herë të parë një shqiptar pritet të emërohet zëvendëskryeshef i të gjitha njësive në nivel qendror në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Iseni e bëri të ditur këtë si një lajm ekskluziv gjatë emisionit, duke theksuar se bëhet fjalë për një profesionist me rreth 25 vite përvojë në njësinë speciale.

“Dhe normalisht unë dua këtu ta shpalosi edhe një lajm të mirë, që së pari herë, të jetë kjo ekskluzive për televisionin e juaj. Për herë të parë emërohet një shqiptar zëvendës-kryeshef i të gjitha njësive në nivel qendror, në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Është një djal i cili me të vërtetë profesionist i cili gjithmonë ka kontribuar në njësinë speciale, me një përvojë prej 25 viteve, dhe apsolutisht nuk ka pasur vendime as prej kafeneve as vendime me telefonata, por këto vendime ne i sjellim bashkarisht me ministrin, drejtorin dhë zëvendësdrejtorin në nivelet më të lartë të ministrisë”, deklaroi Iseni. /SHENJA/

Continue Reading

Lajme

Daut Memishi përuron çerdhen “Foleja” në Përshefcë: Një premtim i kthyer në vepër

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michael Rokas, ministrin për Punë Sociale, Rini dhe Demografi, Gjoko Velkovski, dhe kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka përuruar çerdhen “Foleja” në Përshefcë.

Me hapjen e çerdhes, fëmijët dhe familjet e Komunës së Tearcës kanë tashmë një hapësirë të re për kujdes dhe edukim parashkollor.

Memishi e cilësoi përurimin si realizim të një premtimi të dhënë para qytetarëve, duke theksuar se projekti kërkoi punë, përkushtim dhe këmbëngulje.

“Jam veçanërisht i lumtur që sot realizoj edhe një premtim të dhënë para qytetarëve të mi. Një premtim që kërkoi punë, përkushtim dhe këmbëngulje, por që sot u bë realitet”, tha Memishi.

” “

Sipas tij, “Foleja” është një investim për fëmijët, familjet dhe të ardhmen e Komunës së Tearcës.

Memishi falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e projektit, me theks të veçantë drejtoreshën e çerdhes, Isnisha Velii.

Continue Reading

Lajme

Arrestime të reja në Lotarinë Shtetërore, dy persona dyshohen për përvetësimin e 80 milionë denarëve

“Plusinfo” mëson se Policia Financiare dhe Prokuroria po zhvillojnë një aksion të ri në Lotarinë Shtetërore, në kuadër të të cilit janë ndaluar dy persona.
Sipas informacioneve të portalit, aksioni lidhet me një rast të ri të dyshimeve për keqpërdorime në veprimtarinë e Lotarisë Shtetërore.
Është ndaluar ish-udhëheqësja e sektorit të financave në Lotarinë Shtetërore, si dhe një person tjetër. Ata dyshohen për përvetësimin e rreth 80 milionë denarëve, përkatësisht rreth 1,3 milionë euro.
Sipas burimeve të “Plusinfo”, dyshimet lidhen me periudhën kur Lotaria Shtetërore drejtohej nga ish-drejtori Përparim Bajrami.
Aksioni është ende në zhvillim, ndërsa gjatë ditës priten më shumë informacione nga institucionet kompetente për të dyshuarit, veprimet që u ngarkohen dhe nëse hetimi përfshin edhe persona të tjerë.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Astrit Iseni: Për herë të parë emërojmë një shqiptar zëvëndës kryeshef të Njësitit Special

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka bërë të ditur sonte, në emisionin “Debat në SHENJA”, se për herë...

Lajme8 hours ago

Daut Memishi përuron çerdhen “Foleja” në Përshefcë: Një premtim i kthyer në vepër

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ambasadorin e Bashkimit...

Lajme8 hours ago

Arrestime të reja në Lotarinë Shtetërore, dy persona dyshohen për përvetësimin e 80 milionë denarëve

“Plusinfo” mëson se Policia Financiare dhe Prokuroria po zhvillojnë një aksion të ri në Lotarinë Shtetërore, në kuadër të të...

Lajme8 hours ago

Mickoski për zgjedhje të parakohshme: Le t’i kërkojë opozita, Qeveria do të përgjigjet

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria ka mandat katërvjeçar dhe se prioriteti i saj është realizimi i sa më shumë...

Lajme11 hours ago

“Ballistët” formojnë strukturën e re organizative!

Tifogrupi i Shkëndijës ka formuar sonte strukturën e re organizative, pas mbledhjes së mbajtur më 4 tetor. Kryesia e ngushtë...

Lajme11 hours ago

Shifër marramendëse: 1.6 miliardë euro u harxhuan në kazino dhe bastore për 6 muaj!

Afro 1.6 miliardë euro janë shpenzuar në lojërat e fatit në Maqedoninë e Veriut gjatë gjashtë muajve të parë të...

Lajme11 hours ago

Kompania kosovare “Interex” nga sot zyrtarisht pronare e rrjetit “Tinex” në Maqedoninë e Veriut

Zinxhiri i njohur i shitjes me pakicë “Tinex” që nga e premtja ka kaluar zyrtarisht në pronësi të kompanisë kosovare...

Lajme11 hours ago

Kurti: E ngutshme kjo nismë për ndryshimin e ligjit për Specialen, s’jemi të bindur për dobinë e kësaj

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur rezerva ndaj nismës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar atë...

Lajme11 hours ago

Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme, Projektligji për Specialen kalon në Komision

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar ka kaluar në...

Lajme11 hours ago

VLEN: Mbështetje masive për Jakup Huseinin, Bërvenica kërkon ndryshimin

Komunikata e plotë e VLEN-it Bërvenica u mblodh rreth vizionit për një kapitull të ri. Me pjesëmarrje të madhe të...

Trending