Lajme
Mevlan Ademi: Provimi i jurisprudencës në shqip, një arritje e madhe, po thyhet një barrierë
“Provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe është një arritje e madhe, po thyhet një barrierë”, ka deklaruar Mevlan Ademi, njëri nga iniciatorët e protestave studentore për mundësimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Deklarata e Ademit vjen pas njoftimit të ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, se është prezantuar zgjidhja ligjore që do të mundësojë mbajtjen e provimit edhe në gjuhën shqipe.
Shasivari deklaroi se po numëron ditët deri në heqjen e barrierës gjuhësore 35-vjeçare. Ndërkaq, për studentët shqiptarë të drejtësisë, kjo çështje ishte prej vitesh objekt kërkesash dhe protestash.
Lajme
Policia me detaje në Saraj të Shkupit, ku u plagos një person
Policia po heton një incident të rëndë me armë zjarri që ndodhi në Saraj të Shkupit.
Sipas informacioneve që ka siguruar Tetovasot, më 18.10.2026, rreth orës 09:30, një person hapi zjarr në drejtim të M.I., i cili ndodhej në automjetin e tij Volkswagen Touran.
Nga xhamat e thyer të automjetit, M.I. pësoi lëndime në dorë, ndërsa në vendngjarje policia gjeti katër gëzhoja pistolete.
Tetovasot raporton se po punohet intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e autorit.
Lajme
Dëshpërim për qytetarët, shtrenjtohet sërish çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut!
Çmimi i benzinave pas mesnate do të lirohet për 2,5 denarë për litër, përcjell TV21. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë do të shtrenjtohet për 2 denarë për litër.
Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:
Nafta – 99,0 den/l
Benzina BS-98 – 100,5 den/l
Benzina BS-95 – 98,5 den/l
Vaji ekstra i lehtë – 110,5 den/l
Lajme
“Brez Tik Tok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë”, Rama sulmon protestuesit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, po zhvillojnë një takim me Policinë e Shtetit, ku Rama ka komentuar protestat dhe episodet e dhunës. Kreu i qeverisë deklaroi se bëhet fjalë për një valë dhune që, sipas tij, nuk lidhet me arsyet demokratike të pakënaqësisë ndaj qeverisë, duke theksuar se “me këtë nuk negociohet”.
“Valë dhune që nuk ka të bëjë me asnjë nga arsyet e një vendi demokratik për të kërkuar më shumë nga qeveria e për të pasur pakënaqësi. Erdha sërish me këtë me vete, sepse duhet ta mbash në dorë, ta peshosh, ta llogarisësh sa i shtohet pesha kur vjen në drejtimin e njerëzve nën uniformë dhe se çfarë mund të bëjë mbi këdo. Me këtë nuk negociohet. Me këdo që vë përpara këtë nuk negociohet sepse në momentin kur shteti negocion me këtë, ka rënë. Kur fiton ky atëherë logjika e këtij bëhet vetë shteti. E ka parë Shqipëria këtë film më shumë se një herë dhe pasojat e tij janë plagë që duan vite të shërohen. Të rinjtë e kësaj nuk duan paqe por përmbysje, janë të rinj të idealizuar nën frymëzimin e asaj force të errët e të re që është shfaqur në Europë, që Trump e ka shpallur organizatë terroriste. Kjo nuk do të thotë që të rinjtë që mendojnë se jeta është TikTok, dhe me Tik Tok dhe pa lidhur dot 7 fjalë bashkë do të bëjnë Shqipërinë. Janë pengje të një fryme dhe ideologjie të re që ka vetëm një mision: Shkatërro, rrëno gjithçka, bëje rrafsh sepse do ta nisim nga e para”, u shpreh Rama.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
