Lajme
Sela: Fitorja në Bërvenicë, radhën e ka Buteli!
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka uruar shqiptarët e Komunës së Bërvenicës për fitoren në zgjedhjet lokale, duke vlerësuar edhe kontributin e mërgatës.
Sela e cilësoi këtë fitore si një sihariq të madh, ndërsa tha se ajo duhet të shërbejë si shtysë për angazhimet e ardhshme politike, përfshirë rikthimin e Kërçovës dhe fitoren në Butel.
“Urime gjithë shqiptarëve në Komunën e Bërvenicës për fitoren e sotme që u arrit me shumë vendosmëri, mund e përkushtim. Mirënjohje pa fund për mërgatën që edhe një herë dëshmoi fuqinë dhe atdhedashurinë.
Fitorja në Bërvenicë është një sihariq i madh, që duhet t’i prijë një pune po aq të rëndësishme që na pret të gjithëve, për rikthimin edhe të Kërçovës dhe fitores në Butel.
Urime nga zemra!”, ka shkruar Sela.
Lajme
Reagon Mickoski, numëron arsyet se përse humbën në Bërvenicë
Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski ka reaguar pas humbjes së kandidatit të tyre në zgjedhjet lokale në Bërvenicë. Mickoski, tha se ata kanë dalë në garë me program zgjedhor dhe me koncept, ndërsa pala tjetër, sipas Mickoskit, ka shfrytëzuar mbështetjen demografike, kartën kombëtare dhe, siç thotë ai ndonjë “kalë Troje” për të tërhequr vota.
“Të vetëm kundër të gjithëve. Ne me program zgjedhor dhe koncept, ndërsa ata me mbështetjen e demografisë, kartën kombëtare dhe ndonjë “kalë Troje” për të tërhequr votat.
Megjithatë, rritja e numrit të votave nga raundi i parë është e qartë dhe e pastër, nga 3.000 në 4.200. Ndërsa në krahasim me zgjedhjet parlamentare, kemi një rritje prej 1.300 votash, por fatkeqësisht jo të mjaftueshme për një fitore të plotë.
Faleminderit të gjithë banorëve të Bërvenicës që votuan për ne, por edhe atyre që nuk votuan për ne. Të gjithë banorët e Bërvenicës do ta kenë mbështetjen e Qeverisë.
Një Bërvenicë për të gjithë është më shumë se një koncept, është mënyrë e të punuarit”, ka shkruar Mickoski, përcjell SHENJA.
Lajme
Arkin Jahiji pas fitores: Do të jemi gjithmonë pranë jush!
Arkin Jahiji pas fitores së arritur në zgjedhjet lokale, ka falënderuar banorët por edhe mërgatën për besimin e dhënë në këto zgjedhje.
Ai tha se ata do të jenë gjithmonë pranë banorëve të Bërvenicës.
“Do të jemi zëri juaj në vendin tuaj. Një falënderim i veçantë për të gjithë bashkëpunëtorët, aktivistët, të gjithë banorëve të komunës së Bërvenicës pa dallim feje, kombi, partie e çfarë do qoftë tjetër”, tha Jahiji duke shtuar se sot ata kanë dalë faqebardhë.
Jahiji tha se vetëm bashkë mund të jemi më të fortë.
Lajme
Ahmeti nga Bërvenica: Ky vend nuk është as i Hristijanit e as i Cërvenkovskit!
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas fitores në Bërvenicë tha se sonte e gjithë vëmendje se shqiptarëve ka qenë në Bërvenicë, aty ku sipas tij, 65% e banorëve janë shqiptarë dhe atyre ju takon të kenë kryetarin e komunës shqiptar.
“Sonte u përcaktuan drejtë për të ardhmen e fëmijëve, për të ardhmen e komunës. Do të doja të uroj, shefin e shtabit gjithë shefat e shtabave në 24 vendvotime, që kanë punuar në përkushtim për dinjitet dhe për të ardhmen. Arkini sot është përfaqësues i të gjithë qytetarëve të komunës. Arkini nga nesër i përvesh krahët e supet bashkë me bashkëpunëtor që të përparojë, të realizojë programe e premtime që ka dhënë përpara votuesve”, tha Ahmeti, raporton SHENJA.
Ahmeti mes tjerash tha se “Maqedonia nuk është as e Kristianit as e Branko Cërvenkovskit, Maqedonia është vend i shqiptarëve, autoktonë që historikisht jetojnë në tokat e veta pa i ra në qafë askujt”.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 weeks agoÇmimi i naftës shënon rënie
