Connect with us

Lajme

Kush është Peter Magyar, njeriu mundi Viktor Orban pas 16 vitesh?

Rritjen e tij e veçon edhe lidhja e ngushtë me partinë Fidesz të Orbanit. Ai ka kaluar një pjesë të madhe të jetës mes elitave të saj. Miqtë e tij të afërt përfshijnë Gergely Gulyas, shefin e stafit të Orbanit, ndërsa në vitin 2006 u martua me Judit Varga, ish-ministre e drejtësisë. Ka shërbyer si diplomat në Bruksel dhe ka mbajtur poste të larta në institucione shtetërore.

Si fëmijë që rritej në Budapest, Peter Magyar kishte një poster të Viktor Orban, në atë kohë një figurë kryesore e lëvizjes pro-demokracisë në vend, të varur mbi shtratin e tij. Orban ishte një nga disa figurat politike që zbukuronin dhomën e tij, tregoi Magyar në një podcast vitin e kaluar, duke lënë të kuptohet entuziazmin e tij për ndryshimet që përfshinë vendin pas rënies së komunizmit.

Tani, Magyar, 45 vjeç, është forca shtytëse pas asaj që mund të jetë një tjetër ndryshim i madh politik në Hungari: largimi i Orbanit, 16 vitet e të cilit në pushtet e kanë transformuar vendin në një “laborator për joliberalizmin”

Pak kush mund ta kishte parashikuar ngritjen e shpejtë të Magyar dhe partisë së tij Tisza. “Ai ka ndërtuar një lëvizje opozitare me një shpejtësi të jashtëzakonshme,” tha për The Guardian Gabor Gyori nga instituti kërkimor Policy Solutions në Budapest. “Asnjëherë, në historinë e Hungarisë pas tranzicionit, nuk kemi parë një parti të rritet kaq shpejt.”

Bisedat me ata që e njohin Magyar shpesh lëkunden mes admirimit dhe kritikës. Shumë vlerësojnë lëvizjen e madhe që ai ka ndërtuar dhe disiplinën e tij teksa përshkon vendin, duke mbajtur deri në gjashtë fjalime në ditë, ndërsa e përshkruajnë edhe si një person me temperament të shpejtë dhe stil ndonjëherë të ashpër.

Të tjerë e shohin si njeriun e duhur për momentin. Regjisori Tamas Topolanszky, që e ka ndjekur për 18 muaj për një film mbi ndryshimet në shoqërinë hungareze, e përshkruan si autentik dhe pasionant, por edhe të paduruar. “Mendoj se kjo ishte e nevojshme për të arritur deri këtu,” tha ai.

Nga kamera e tij, Topolanszky e ndoqi Magyar teksa shfaqej në qytete e fshatra në gjithë Hungarinë, duke thyer apatinë që kishte karakterizuar politikën. “Energjia në këto tubime ishte diçka që nuk e kam përjetuar më parë,” tha ai.

Rritjen e tij e veçon edhe lidhja e ngushtë me partinë Fidesz të Orbanit. Ai ka kaluar një pjesë të madhe të jetës mes elitave të saj. Miqtë e tij të afërt përfshijnë Gergely Gulyas, shefin e stafit të Orbanit, ndërsa në vitin 2006 u martua me Judit Varga, ish-ministre e drejtësisë. Ka shërbyer si diplomat në Bruksel dhe ka mbajtur poste të larta në institucione shtetërore.

Kush është Peter Magyar, njeriu mundi Viktor Orban pas 16 vitesh?
Kush është Peter Magyar, njeriu mundi Viktor Orban pas 16 vitesh?
Publikuar 09:34 13 Prill, 2026
Rritjen e tij e veçon edhe lidhja e ngushtë me partinë Fidesz të Orbanit. Ai ka kaluar një pjesë të madhe të jetës mes elitave të saj. Miqtë e tij të afërt përfshijnë Gergely Gulyas, shefin e stafit të Orbanit, ndërsa në vitin 2006 u martua me Judit Varga, ish-ministre e drejtësisë. Ka shërbyer si diplomat në Bruksel dhe ka mbajtur poste të larta në institucione shtetërore.

Si fëmijë që rritej në Budapest, Peter Magyar kishte një poster të Viktor Orban, në atë kohë një figurë kryesore e lëvizjes pro-demokracisë në vend, të varur mbi shtratin e tij. Orban ishte një nga disa figurat politike që zbukuronin dhomën e tij, tregoi Magyar në një podcast vitin e kaluar, duke lënë të kuptohet entuziazmin e tij për ndryshimet që përfshinë vendin pas rënies së komunizmit.

Tani, Magyar, 45 vjeç, është forca shtytëse pas asaj që mund të jetë një tjetër ndryshim i madh politik në Hungari: largimi i Orbanit, 16 vitet e të cilit në pushtet e kanë transformuar vendin në një “laborator për joliberalizmin”.

Pak kush mund ta kishte parashikuar ngritjen e shpejtë të Magyar dhe partisë së tij Tisza. “Ai ka ndërtuar një lëvizje opozitare me një shpejtësi të jashtëzakonshme,” tha për The Guardian Gabor Gyori nga instituti kërkimor Policy Solutions në Budapest. “Asnjëherë, në historinë e Hungarisë pas tranzicionit, nuk kemi parë një parti të rritet kaq shpejt.”

Bisedat me ata që e njohin Magyar shpesh lëkunden mes admirimit dhe kritikës. Shumë vlerësojnë lëvizjen e madhe që ai ka ndërtuar dhe disiplinën e tij teksa përshkon vendin, duke mbajtur deri në gjashtë fjalime në ditë, ndërsa e përshkruajnë edhe si një person me temperament të shpejtë dhe stil ndonjëherë të ashpër.

Të tjerë e shohin si njeriun e duhur për momentin. Regjisori Tamas Topolanszky, që e ka ndjekur për 18 muaj për një film mbi ndryshimet në shoqërinë hungareze, e përshkruan si autentik dhe pasionant, por edhe të paduruar. “Mendoj se kjo ishte e nevojshme për të arritur deri këtu,” tha ai.

Nga kamera e tij, Topolanszky e ndoqi Magyar teksa shfaqej në qytete e fshatra në gjithë Hungarinë, duke thyer apatinë që kishte karakterizuar politikën. “Energjia në këto tubime ishte diçka që nuk e kam përjetuar më parë,” tha ai.

Rritjen e tij e veçon edhe lidhja e ngushtë me partinë Fidesz të Orbanit. Ai ka kaluar një pjesë të madhe të jetës mes elitave të saj. Miqtë e tij të afërt përfshijnë Gergely Gulyas, shefin e stafit të Orbanit, ndërsa në vitin 2006 u martua me Judit Varga, ish-ministre e drejtësisë. Ka shërbyer si diplomat në Bruksel dhe ka mbajtur poste të larta në institucione shtetërore.

Magyar u bë i njohur në vitin 2024, pasi u zbulua se qeveria e Orbanit kishte falur një person të dënuar për mbulimin e një skandali abuzimi seksual në një institucion për fëmijë. Ish-bashkëshortja e tij, Judit Varga, dha dorëheqjen, bashkë me presidenten Katalin Novak.

Megjithëse statusi i tij si ish-anëtar i Fidesz tërhoqi vëmendje, ai e bëri më të ndërlikuar jetën e tij politike. I pyetur për miqtë, ai tha: “Është e vështirë të thuash nëse ke miq të vërtetë në një situatë të tillë.”

Ndërsa shumë qytetarë janë rreshtuar pas tij, disa mbeten skeptikë. “Magyar nuk është shenjtor, por Fidesz duhet të largohet,” tha një votuese, duke e quajtur zgjedhjen një bast për ndryshim.

Ai ka premtuar rikthimin e balancave demokratike, përmirësimin e marrëdhënieve me BE-në, luftën kundër korrupsionit dhe uljen e varësisë nga energjia ruse deri në vitin 2035, shkruan The Guardian.

Për Ukrainën, ai do të vazhdojë kundërshtimin ndaj dërgimit të armëve dhe përshpejtimit të anëtarësimit në BE. Një nga çështjet kryesore mbetet nëse ai mund të ndryshojë realisht sistemin, duke qenë se gjatë 16 viteve Fidesz ka vendosur besnikë në shtet, media dhe gjyqësor. Gjithashtu, për ndryshime të mëdha nevojitet një shumicë prej dy të tretash në parlament, pa të cilën reformat mund të jenë të kufizuara.

Megjithatë, shumë hungarezë e shohin Magyar si shpresën më të madhe për ndryshim. “Ka pikëpyetje dhe pikëçuditëse, por shoqëria e ka pranuar,” tha deputeti i pavarur Akos Hadhazy.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Blerim Destani pushton Zurich Film Festival 2026

Blerim Destani pushton Zurich Film Festival me premierën botërore të filmit “BLOOD MONEY”

Aktori i njohur shqiptar Blerim Destani rikthehet fuqishëm në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Filmi i tij i ri, drama aksion “BLOOD MONEY”, do të shënojë premierën e tij botërore në edicionin e sivjetmë të Zurich Film Festival (ZFF), më 2 tetor 2026.

Përveç shfaqjes së parë të projektit për publikun e gjerë, ky festival do të rezervojë një hapësirë të veçantë për ekipin krijues. Më 3 tetor, Blerim Destani së bashku me bashkëpunëtorët e tij do të jenë pjesë e panelit prestigjioz të diskutimit “ZFF Masters”, ku do të ndajnë prapaskenat e xhirimeve dhe sfidat e realizimit të këtij projekti madhor.

Një kast i jashtëzakonshëm dhe debutimi i Noizy-t si aktor
Filmi mban firmën e regjisorit të vlerësuar Visar Morina dhe sjell një bashkim interesant emrash në ekranin e madh. Përkrah Blerim Destanit, në rolet kryesore luan aktori i mirënjohur gjerman Moritz Bleibtreu, si dhe reperi i dashur për publikun shqiptar, Noizy, i cili me këtë rol shënon debutimin e tij të parë si aktor në një film të metrazhit të gjatë.

Çfarë ndodh në “BLOOD MONEY”?
Ngjarjet e kësaj drame të errët të arteve marciale zhvillohen në qytetin bregdetar të Durrësit. Filmi ndjek historinë e Arionit (luajtur nga Noizy), një ish-i burgosur që rikthehet në dyluftimet e paligjshme të njohura si “The Circle”. Ai pranon të ndeshet për llogari të Ilirit (Blerim Destani), një personazh i zhytur në borxhe të mëdha. Gjërat marrin një kthesë të rrezikshme kur të dy përfshihen pa dashje në një rrjet të madh dhe të paligjshëm bastesh, duke vënë në rrezik gjithçka.

Për të gjithë artdashësit dhe adhuruesit e kinematografisë në Zvicër, biletat dhe oraret e plota të shfaqjeve tashmë janë të disponueshme në faqen zyrtare të festivalit (https://zff.com/de).
/ Foto credits: Zürich Film Festival – Media zff.com /

Continue Reading

Lajme

Jonida Vokshi me një mesazh të koduar për Monika Lubonjën

“Nuk janë fjalët, por prania, ajo që ka rëndësi”! Ky është mesazhi që Jonida Vokshi ka zgjedhur të ndajë në rrjetet sociale, në një moment kur mikesha e saj e afërt, Monika Lubonja, ndodhet në qendër të vëmendjes.
Prezantuesja dhe aktorja ka publikuar në Instagram një fotografi të shoqëruar me këtë fjali, pa dhënë detaje të tjera dhe pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e Monikës.

Megjithatë, mesazhi është interpretuar si një shenjë mbështetjeje për aktoren, ndërsa situata e saj vijon të jetë në fokusin e opinionit publik.

Vokshi duket se ka zgjedhur të mos bëjë një deklaratë të gjatë apo të komentojë publikisht mbi atë që po ndodh, por të përcjellë një mesazh të shkurtër për rëndësinë e pranisë në momente të vështira.

Një postim i thjeshtë, por që përcjell idenë se mbështetja ndaj një personi të afërt nuk ka gjithmonë nevojë të shprehet me fjalë apo publikisht.

Continue Reading

Lajme

Dëshmitari i Prokurorisë del në favor të Bajramit e Grubit

Dëshmitari i Prokurorisë në rastin “Lotaria”, Vllado Petkovski, është shpallur dëshmitar armiqësor pasi në dëshminë e tij dha përgjigje që favorizojnë të akuzuarit Përparim Bajrami dhe Artan Grubi.

Petkovski, drejtor sektori për lojërat e fatit në Lotarinë Shtetërore, tha se Bajrami kishte pasur qasje proaktive dhe kishte sjellë projekte të reja.

Për paraardhësen e tij, Katica Nikollovska, ai tha se nuk kishte bërë asgjë.

Sa i përket furnizimit me aparate VLT, Petkovski deklaroi se kishte marrë pjesë personalisht në procedurë dhe se ajo nuk kishte qenë kontestuese.

Kjo deklaratë bie ndesh me tezën e Prokurorisë se furnizimi ishte i panevojshëm dhe i kishte shkaktuar dëm buxhetit prej 9.7 milionë eurosh.

Petkovski tha gjithashtu se në Lotarinë Shtetërore ishte diskutuar mundësia që ajo vetë të organizonte lojëra elektronike të fatit.

Sipas tij, para furnizimit me VLT aparate ishin përgatitur dokumente, studim fizibiliteti, hulumtim tregu, si dhe ishin marrë mendime nga Ministria e Financave dhe Qeveria.

“Qëllimi ishte që i gjithë fitimi të mbetej te Lotaria Shtetërore dhe të mos ndahej me të tjerët”, deklaroi Petkovski para gjykatës.

Pas këtyre përgjigjeve, Prokuroria hoqi dorë nga dëshmitari, por kërkoi që ai të merrej në pyetje përmes pyetjeve të kryqëzuara, ndërsa avokati i Grubit, Goce Ristevski, tha se dëshmia e konfirmon tezën e mbrojtjes.

Seancat e radhës do të vazhdojnë me dëgjimin e gjashtë dëshmitarëve të tjerë, ndërsa tetë të akuzuarit përballen me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, vepër për të cilën parashihet dënim prej një deri në pesë vjet burg.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme6 hours ago

Blerim Destani pushton Zurich Film Festival 2026

Blerim Destani pushton Zurich Film Festival me premierën botërore të filmit “BLOOD MONEY” Aktori i njohur shqiptar Blerim Destani rikthehet...

Lajme6 hours ago

Jonida Vokshi me një mesazh të koduar për Monika Lubonjën

“Nuk janë fjalët, por prania, ajo që ka rëndësi”! Ky është mesazhi që Jonida Vokshi ka zgjedhur të ndajë në...

Lajme6 hours ago

Dëshmitari i Prokurorisë del në favor të Bajramit e Grubit

Dëshmitari i Prokurorisë në rastin “Lotaria”, Vllado Petkovski, është shpallur dëshmitar armiqësor pasi në dëshminë e tij dha përgjigje që...

Lajme6 hours ago

Kamerat e fshehta mund të jenë më afër se mendoni: Si t’i dalloni dhe si të mbroheni?

Kamerat moderne mund të jenë shumë të vogla, të lidhen me internetin dhe të transmetojnë pamje e zë nga distanca....

Lajme6 hours ago

Kodra e Diellit investon në porta të reja për skanimin e biletave

Drejtori i ski-qendrës “Kodra e Diellit”, Gani Aliji, ka njoftuar për një investim të ri në vendosjen e portave për...

Lajme6 hours ago

Bastisje në Gazi Babë, arrestohet 33-vjeçari – policia i gjen bombë dore në shtëpi

Një 33-vjeçar është arrestuar në zonën e Gazi Babës në Shkup, pasi gjatë bastisjes së shtëpisë së tij policia ka...

Lajme1 day ago

Mexhiti: Kapitulli me BDI-në është i mbyllur, nuk jam bërë pishman

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se nuk është bërë pishman për largimin e tij nga BDI-ja, duke theksuar...

Lajme1 day ago

Videot intime të artisteve, reagon Aurela Gaçe: Do të ndërmarr …

Ditët e fundit, rrjetet sociale dhe portalet online janë përfshirë nga një valë aludimesh dhe diskutimesh lidhur me disa video...

Lajme1 day ago

Videot intime, zbardhet dëshmia e Hilës në Polici: Kamerat i vura për të siguruar banesën, nuk kam shkarkuar asgjë

Është zbardhur dëshmia e kompozitorit Adrian Hila në Policinë e Tiranës, lidhur me publikimin e disa videove intime, në të...

Lajme1 day ago

Drejtori i NPK, Samet Bislimi: Puna vazhdon edhe gjatë natës për një Tetovë më të pastër

Puna e ekipeve të Ndërmarrjes Publike Komunale në Tetovë vazhdon edhe gjatë orëve të natës, me angazhime për mirëmbajtjen dhe...

Trending