Connect with us

Lajme

EVN: Vjedhje e energjisë elektrike me vlerë mbi 22,000 euro u zbulua në Kodrën e Diellit

EVN-Maqedoni ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Tetovës dhe ekipet e tyre në Qendrën e Energjisë së Konsumatorëve në Tetovë zbuluan përdorim të paautorizuar të energjisë elektrike në një kompleks biznesi në Kodrën e Diellit, shkruan Portalb.mk.

Sipas tyre, gjatë inspektimit është zbuluar përdorim i paligjshëm i energjisë elektrike përmes një kutie lidhëse të kabllove, lidhje e drejtpërdrejt e paautorizuar me një kabllo me tension të ulët (4x16mm2).

“U përpilua një procesverbal për përdorim të paautorizuar. U parashtrua një ankesë për përdorim të paautorizuar të energjisë elektrike në Ministrinë e Brendshme sipas nenit 235-a të Kodit Penal. U përgatit një faturë për kompensim dëmi në shumën prej 1,361,599.00 denarësh apo rreth 22.000 euro”, thonë nga atje.

Gjithashtu edhe nga MPB për Portalb.mk e kanë konfirmuar aksionin policor në Kodrën e Diellit. Nga atje thonë se bashkë me punonjësit e EVN-Maqedoni kanë kryer inspektime mbi dyshimet për vjedhje të energjisë elektrike.

“Më datë 28.03.2026, në periudhën nga ora 15:00-18:00, është kryer kontroll në dy lokacione në Kodrën e Diellit, përkatësisht në një hotel në pronësi të L.Sh.(42) nga fshati Pirok dhe në një market në pronësi të B.M.(31) nga Tetova. Aksioni është realizuar në bashkëpunim me punonjësit e EVN-Maqedoni, të cilët kanë denoncuar veprën penale ‘vjedhje e energjisë elektrike’. Pas inspektimit, punonjësit e EVN-së kanë konstatuar se lokalet nuk posedonin njehsor elektrik, ndërkohë që në ato momente ishin të furnizuara me energji elektrike”, thonë nga MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj pronarëve të objekteve do të dorëzohen parashtresat përkatëse ligjore.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ndodh në Karposh të Shkupit: S’e largon veturën, puntorët detyrohen të asfalltojnë përreth

Në një situatë aspak të zakonshme në lagjen Karposh të Shkupit, një automjet ka mbetur i parkuar në rrugë edhe gjatë punimeve për asfaltimin.

Edhe pse punëtorët kanë nisur asfaltimin e rrugës, pronari i automjetit nuk e ka larguar makinën. Për pasojë, ekipet e asfaltimit janë detyruar të punojnë rreth automjetit, duke lënë pjesën poshtë tij pa asfalt.

Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa qytetarët pyesin se si është e mundur që një automjet të mbetet në mes të rrugës gjatë punimeve të asfaltimit.

Continue Reading

Lajme

Fund pritjeve në kufi: Shoferët e huaj mund t’i kontrollojnë dhe paguajnë gjobat online

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se është lëshuar në funksion aplikacioni ueb me ndërfaqe celulare “Qyteti i Sigurt” (Safe City), i cili në këtë fazë u dedikohet shtetasve të huaj, përkatësisht pronarëve dhe drejtuesve të mjetit me targa të huaja regjistrimi.
​Përmes këtij aplikacioni, shtetasit e huaj do të mund të marrin informacion në mënyrë të thjeshtë dhe direkte për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të regjistruara nga sistemi “Qyteti i Sigurt”, të kenë qasje në urdhërpagesat e lëshuara për kundërvajtje, si dhe të shlyejnë gjobat në rrugë elektronike.

​Gjatë hyrjes në sistem (login), drejtuesi i mjetit duhet të fotografojë ose skanojë dokumentin e tij të udhëtimit (pasaportën) dhe të vendosë targën e mjetit ose mjeteve që shfrytëzon në shtetin tonë.

​Në këtë mënyrë, shoferët e huaj që regjistrohen se kanë bërë ndonjë shkelje në qarkullimin rrugor në të gjithë territorin e vendit, do të mund të informohen me kohë dhe ta rregullojnë detyrimin e tyre në mënyrë të thjeshtë, pa pasur nevojë për vonesa shtesë në vendkalimet kufitare.
​Vendosja e këtij aplikacioni përbën një hap të rëndësishëm në digjitalizimin e shërbimeve që lidhen me sistemin “Qyteti i Sigurt”.

​Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me avancimin e shërbimeve digjitale, ndërsa në fazat e ardhshme parashikohet zgjerimi i funksionaliteteve edhe për kategori të tjera të përdoruesve.
​Vegëza e aplikacionit:
https://safecountry.mvr.gov.mk/

Continue Reading

Lajme

“Më ka marrë malli të jetoj i lirë në botën e lirë”, thotë Thaçi nga Haga

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për raportin me familjen, pamundësinë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij dhe të ardhmen e tij politike, në intervistën ekskluzive për Debat Plus.

Duke folur për familjen, Thaçi ka thënë se qëndrimi i tij në Hagë është sakrificë edhe për bashkëshorten dhe djalin e tij.

“Është sakrificë jo e lehtë edhe për ta. Por kalon edhe kjo. Lumja dhe Endriti, tash e gjashtë vite nuk e kanë humbur asnjë vizitë të planifikuar. E njëjta është edhe me rrethin më të gjerë familjar”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka treguar se më herët e kanë vizituar edhe prindërit, por gjendja shëndetësore e nënës së tij tashmë e ka bërë të pamundur udhëtimin.

“Më herët më vizitonin edhe prindërit. Tani gjendja shëndetësore e nënës është rënduar, i është bërë e pamundur të udhëtojë”, ka thënë ai.

Thaçi është pyetur edhe për momentin kur nuk kishte mundur të ishte i pranishëm në varrimin e babait të tij.

“Sikur nuk ia kisha mbajtur fjalën, sikur e kisha braktisur”, është shprehur Thaçi për atë moment.

I pyetur për të ardhmen e tij politike, ish-presidenti nuk ka dhënë një përgjigje që e lidh me ndonjë subjekt apo funksion konkret.

“Jetën dhe shpirtin tim nuk do ta fus në korniza të ngushta ideologjike, partiake, gjeografike apo administrative”, ka deklaruar ai.

Në fund, Thaçi është pyetur se për çfarë i ka marrë malli më së shumti gjatë qëndrimit në Hagë.

Përgjigjja e tij ka qenë e shkurtër.

“Të jetoj i lirë në botën e lirë.”

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme32 minutes ago

Ndodh në Karposh të Shkupit: S’e largon veturën, puntorët detyrohen të asfalltojnë përreth

Në një situatë aspak të zakonshme në lagjen Karposh të Shkupit, një automjet ka mbetur i parkuar në rrugë edhe...

Lajme34 minutes ago

Fund pritjeve në kufi: Shoferët e huaj mund t’i kontrollojnë dhe paguajnë gjobat online

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se është lëshuar në funksion aplikacioni ueb me ndërfaqe celulare “Qyteti i...

Lajme35 minutes ago

“Më ka marrë malli të jetoj i lirë në botën e lirë”, thotë Thaçi nga Haga

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për raportin me familjen, pamundësinë për të marrë pjesë në varrimin e babait...

Lajme37 minutes ago

Kryeministri norvegjez i përgjigjet studentes shqiptare: “Kujt i pengon flamuri i shqiptarëve, le t’i mbyllë sytë dhe të mos e shikojë”

Kryeministri norvegjez i përgjigjet studentes shqiptare: “Kujt i pengon flamuri i shqiptarëve, le t’i mbyllë sytë dhe të mos e...

Lajme24 hours ago

MPB: Mos i hapni mesazhet e rrejshme për kinse gjoba në trafik

Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron se qytetarëve po u dërgohen mesazhe të rreme SMS me njoftime për kinse shkelje...

Lajme24 hours ago

Nga pikëpagesat rrugore për pesë muaj janë arkëtuar mbi 31 milionë euro

Nga fillimi i këtij viti deri në qershor, nga pagesa e taksave në vend janë mbledhur një shifër rekord prej...

Lajme24 hours ago

Mickoski: Mandati i Qeverisë është 4 vjet, por nëse opozita kërkon zgjedhje, do të caktojmë datën

Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi sonte se, nëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, ata janë të...

Lajme24 hours ago

Automjeti përplaset me një stacion autobusi në Bit Pazar të Shkupit

Sipas fotografive nga vendi i ngjarjes, në aksident është përfshirë një automjet pasagjerësh, i cili ka pësuar dëme të mëdha,...

Lajme24 hours ago

BDI kërkon zgjedhje të parakohshme: Le të shpërndahet Kuvendi, le të caktohet data

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se është i gatshëm për zgjedhje të...

Lajme24 hours ago

Kaos në Tabanoc: “Qyteti i Sigurt” bllokon kufirin, kolona drejt Serbisë arrin 15 kilometra

Mijëra udhëtarë, mes tyre shumë familje me fëmijë, kanë mbetur mbrëmë në një kolonë të gjatë prej më shumë se...

Trending