Lajme
Taksisti nga Shkupi i mori 7.800 denarë (130 euro) turistit zviceran për një vozitje në qytet
Një turist i huaj ka mbetur i befasuar në mënyrë të pakëndshme pasi u vozit me një taksi në Shkup, prandaj e denoncoi rastin në polici. Ai pagoi një shumë të pabesueshme prej 7,800 denarësh për një udhëtim të shkurtër nga qendra e qytetit në Vodno të Mesme.
Rasti ka të bëjë me një shtetas zviceran 43-vjeçar, transmeton portali Lideri.mk, i cili e raportoi rastin në polici. Ai deklaroi se e përdori shërbimin në mbrëmje, por u habit nga shuma e lartë që shoferi i kërkoi.
Sipas denoncimit të tij, kur reagoi se çmimi ishte dukshëm më i lartë se zakonisht, shoferi i taksisë u bë agresiv. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes me automjetin, pa dhënë shpjegime të mëtejshme.
Policia informon se po merren masa për të sqaruar rastin dhe për të përcaktuar të gjitha rrethanat./Lideri.mk
Lajme
Ndodh në Karposh të Shkupit: S’e largon veturën, puntorët detyrohen të asfalltojnë përreth
Në një situatë aspak të zakonshme në lagjen Karposh të Shkupit, një automjet ka mbetur i parkuar në rrugë edhe gjatë punimeve për asfaltimin.
Edhe pse punëtorët kanë nisur asfaltimin e rrugës, pronari i automjetit nuk e ka larguar makinën. Për pasojë, ekipet e asfaltimit janë detyruar të punojnë rreth automjetit, duke lënë pjesën poshtë tij pa asfalt.
Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa qytetarët pyesin se si është e mundur që një automjet të mbetet në mes të rrugës gjatë punimeve të asfaltimit.
Lajme
Fund pritjeve në kufi: Shoferët e huaj mund t’i kontrollojnë dhe paguajnë gjobat online
Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se është lëshuar në funksion aplikacioni ueb me ndërfaqe celulare “Qyteti i Sigurt” (Safe City), i cili në këtë fazë u dedikohet shtetasve të huaj, përkatësisht pronarëve dhe drejtuesve të mjetit me targa të huaja regjistrimi.
Përmes këtij aplikacioni, shtetasit e huaj do të mund të marrin informacion në mënyrë të thjeshtë dhe direkte për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të regjistruara nga sistemi “Qyteti i Sigurt”, të kenë qasje në urdhërpagesat e lëshuara për kundërvajtje, si dhe të shlyejnë gjobat në rrugë elektronike.
Gjatë hyrjes në sistem (login), drejtuesi i mjetit duhet të fotografojë ose skanojë dokumentin e tij të udhëtimit (pasaportën) dhe të vendosë targën e mjetit ose mjeteve që shfrytëzon në shtetin tonë.
Në këtë mënyrë, shoferët e huaj që regjistrohen se kanë bërë ndonjë shkelje në qarkullimin rrugor në të gjithë territorin e vendit, do të mund të informohen me kohë dhe ta rregullojnë detyrimin e tyre në mënyrë të thjeshtë, pa pasur nevojë për vonesa shtesë në vendkalimet kufitare.
Vendosja e këtij aplikacioni përbën një hap të rëndësishëm në digjitalizimin e shërbimeve që lidhen me sistemin “Qyteti i Sigurt”.
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me avancimin e shërbimeve digjitale, ndërsa në fazat e ardhshme parashikohet zgjerimi i funksionaliteteve edhe për kategori të tjera të përdoruesve.
Vegëza e aplikacionit:
https://safecountry.mvr.gov.mk/
Lajme
“Më ka marrë malli të jetoj i lirë në botën e lirë”, thotë Thaçi nga Haga
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për raportin me familjen, pamundësinë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij dhe të ardhmen e tij politike, në intervistën ekskluzive për Debat Plus.
Duke folur për familjen, Thaçi ka thënë se qëndrimi i tij në Hagë është sakrificë edhe për bashkëshorten dhe djalin e tij.
“Është sakrificë jo e lehtë edhe për ta. Por kalon edhe kjo. Lumja dhe Endriti, tash e gjashtë vite nuk e kanë humbur asnjë vizitë të planifikuar. E njëjta është edhe me rrethin më të gjerë familjar”, ka deklaruar Thaçi.
Ai ka treguar se më herët e kanë vizituar edhe prindërit, por gjendja shëndetësore e nënës së tij tashmë e ka bërë të pamundur udhëtimin.
“Më herët më vizitonin edhe prindërit. Tani gjendja shëndetësore e nënës është rënduar, i është bërë e pamundur të udhëtojë”, ka thënë ai.
Thaçi është pyetur edhe për momentin kur nuk kishte mundur të ishte i pranishëm në varrimin e babait të tij.
“Sikur nuk ia kisha mbajtur fjalën, sikur e kisha braktisur”, është shprehur Thaçi për atë moment.
I pyetur për të ardhmen e tij politike, ish-presidenti nuk ka dhënë një përgjigje që e lidh me ndonjë subjekt apo funksion konkret.
“Jetën dhe shpirtin tim nuk do ta fus në korniza të ngushta ideologjike, partiake, gjeografike apo administrative”, ka deklaruar ai.
Në fund, Thaçi është pyetur se për çfarë i ka marrë malli më së shumti gjatë qëndrimit në Hagë.
Përgjigjja e tij ka qenë e shkurtër.
“Të jetoj i lirë në botën e lirë.”
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
