Connect with us

Lajme

Nga pragu i shuarjes në shkëlqim: Sulejmani për ringjalljen e Ansamblit shqiptar

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV ka mbajtur koncertin e tij në Tetovë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për këtë institucion.

I pranishëm në aktivitet ishte zëvendësministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, i cili theksoi se ansambli ka kaluar një periudhë të vështirë, por është rikthyer fuqishëm.

“Një ekip që ishte drejt shuarjes, të përbuzur dhe pa vendime pune e të harruar totalisht. Luftuam, u sfiduam, duruam dhe IA DOLËM. Ansamblin e rikthyem, e ringjallëm, po kompletohet ekipi dhe sonte si në çdo aktivitet, ato e dëshmojnë se ky mund i joni ia vlejti”, deklaroi Sulejmani.

Koncerti “Me plis në zemër” u mbajt në Pallatin e Kulturës në Tetovë, me pjesëmarrjen e shumë artistëve dhe artdashësve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Sherif Krniq: Simbol i bashkimit dhe atdhedashurisë shqiptare në Kaliforni

Në historinë e mërgatës shqiptare, emrat që mbeten të skalitur nuk janë gjithmonë ata që flasin më shumë, por ata që bëjnë më shumë. Janë ata njerëz që e mbajnë atdheun në zemër si një amanet të shenjtë dhe e shndërrojnë dashurinë për vendlindjen në vepra konkrete. Një nga këta burra të shquar është Sherif Krniq, bir i Malësisë së Madhe, atdhetar i palëkundur, humanist i madh dhe sot Kryetar i Shoqatës “Malësia” në Kaliforni, SHBA.

Sherif Krniq vjen nga një trevë që ka dhënë historikisht figura të forta, me karakter të pathyeshëm dhe me ndjenjë të thellë kombëtare. Malësia e Madhe nuk ka prodhuar vetëm luftëtarë të lirisë, por edhe ruajtës të identitetit shqiptar në kohët më të vështira. Në këtë traditë është formuar edhe Sherif Krniq, duke trashëguar virtytet më të larta të malësorit: besën, nderin, burrërinë dhe dashurinë e pakushtëzuar për atdheun.

Largimi i tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ishte shkëputje nga rrënjët, por zgjerim i misionit të tij kombëtar. Ai nuk e pa diasporën si vend harrese, por si front të ri të punës për kombin. Në çdo hap të jetës së tij në emigracion, ai ka dëshmuar se shqiptari i vërtetë nuk e harron kurrë tokën e vet, gjuhën e vet dhe flamurin e vet.

Sot, në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës “Malësia” në Kaliforni, Sherif Krniq mban mbi supe një përgjegjësi të madhe historike dhe morale. Nën udhëheqjen e tij, kjo shoqatë është shndërruar në një institucion të rëndësishëm të diasporës shqiptare, një vatër ku bashkohen malësorët dhe shqiptarët nga të gjitha trevat, ku ruhet me fanatizëm gjuha shqipe, tradita dhe kultura jonë kombëtare.

Ai nuk është thjesht drejtues administrativ, ai është udhëheqës shpirtëror i komunitetit. Me urtësi, vendosmëri dhe përkushtim të rrallë, ka arritur të ndërtojë unitet aty ku shpesh largësia sjell ndarje, të forcojë bashkëpunimin aty ku shpesh lind përçarja, dhe të ngrejë ndërgjegjen kombëtare aty ku rrezikon të zbehet identiteti.

Sherif Krniq është shembull i gjallë i patriotizmit të vërtetë shqiptar. Patriotizmi i tij nuk është vetëm në fjalë, por në vepra: në ndihmën e pakursyer për bashkatdhetarët, në mbështetjen e familjeve në nevojë, në organizimin e aktiviteteve kombëtare, në ruajtjen e lidhjes së pandërprerë mes diasporës dhe trojeve shqiptare. Ai ka dëshmuar se dashuria për atdheun nuk njeh kufij gjeografikë, as distancë, as kohë.

Në një kohë kur shumë gjëra ndryshojnë me shpejtësi dhe identitetet shpesh rrezikojnë të treten në rrjedhën e globalizimit, figura si Sherif Krniq janë shtylla të forta që e mbajnë gjallë shpirtin kombëtar. Ai është një zë që nuk hesht për Malësinë, një zemër që rreh për Shqipërinë dhe një dorë që gjithmonë shtrihet për bashkim dhe ndihmë.

Me dinjitet të lartë, me karakter të fortë dhe me një dashuri të pakufishme për kombin shqiptar, Sherif Krniq mbetet një nga figurat më të respektuara të diasporës sonë në Amerikë. Ai është dëshmi se shqiptaria nuk është vetëm origjinë, por është mision, është përgjegjësi dhe është nder që bartet me krenari në çdo kohë dhe në çdo vend.

Emri i tij lidhet me unitetin, me përkushtimin dhe me atdhedashurinë e vërtetë. Sherif Krniq do të mbetet në kujtesën e komunitetit shqiptar si një malësor i vërtetë, një patriot i flaktë dhe një udhëheqës që me punën dhe zemrën e tij i jep nder Malësisë dhe gjithë kombit shqiptar.

Continue Reading

Lajme

Hoxha: Po shqyrtojmë vërejtjet për Propozim-ligjin për Natyrën, pasojnë debate publike

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se ka përfunduar periudha për komentim të Propozim-ligjit për mbrojtjen e natyrës përmes ENER-it. Aktualisht është në vijim sistematizimi dhe shqyrtimi i propozimeve dhe vërejtjeve të pranuara nga institucionet, opinioni profesional, organizatat qytetare dhe qytetarët. Ministria shpreh falënderim për të gjithë pjesëmarrësit që kontribuan në përgatitjen e këtij zgjidhjeje të rëndësishme ligjore.

Pas inkorporimit të sugjerimeve të pranuara në tekstin ligjor, Ministria do të organizojë dy debate publike dhe i fton të gjitha palët e interesuara që të përfshihen aktivisht në fazën e ardhshme të procesit, me qëllim miratimin e një ligji modern dhe cilësor që do të sigurojë mbrojtje më efikase dhe afatgjatë të vlerave natyrore.

Propozim-ligji e rregullon mbrojtjen e natyrës përmes mbrojtjes së biodiversitetit dhe diversitetit të peizazhit, mbrojtjes së trashëgimisë natyrore brenda dhe jashtë zonave të mbrojtura, si dhe mbrojtjes së rrallësive natyrore.

Continue Reading

Lajme

Kostovski: Në fazën përfundimtare ndërtimi i qendrës së re sportive-rekreative në Radishan të Epërm

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, njoftoi se ndërtimi i qendrës së re sportive-rekreative në lagjen Radishan – zona e epërme, po hyn në fazën përfundimtare.

Sipas tij, kompleksi i ri sportiv shtrihet në një sipërfaqe prej 2.000 metrash katrorë dhe përfshin një fushë të re futbolli me bar artificial, fushë basketbolli, tribuna të reja me ulëse, gardh metalik si dhe ndriçim LED.

Në kuadër të projektit është realizuar edhe rikonstruktimi dhe zgjerimi i këndit të lojërave për fëmijë, ndërsa është vendosur edhe inventar i ri urban.

“Kjo është një tjetër dëshmi se Komuna e Butelit po ndryshon. Vetëqeverisja lokale vazhdon të investojë dhe të krijojë mundësi për zhvillimin e sportit dhe rekreacionit për të gjithë qytetarët”, theksoi Kostovski.

Ai shtoi se investimet në infrastrukturën sportive mbeten një nga prioritetet e komunës, me qëllim përmirësimin e kushteve për aktivitete sportive dhe rekreative për të gjitha grupmoshat.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Sherif Krniq: Simbol i bashkimit dhe atdhedashurisë shqiptare në Kaliforni

Në historinë e mërgatës shqiptare, emrat që mbeten të skalitur nuk janë gjithmonë ata që flasin më shumë, por ata...

Lajme2 hours ago

Hoxha: Po shqyrtojmë vërejtjet për Propozim-ligjin për Natyrën, pasojnë debate publike

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se ka përfunduar periudha për komentim të Propozim-ligjit për mbrojtjen e natyrës...

Lajme3 hours ago

Kostovski: Në fazën përfundimtare ndërtimi i qendrës së re sportive-rekreative në Radishan të Epërm

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, njoftoi se ndërtimi i qendrës së re sportive-rekreative në lagjen Radishan – zona...

Lajme6 hours ago

Prej sot nafta më shtrenjtë në Maqedoni, edhe pse u lirua në bursat botërore

Nga mesnata, benzina BS-95 është shtrenjtuar për një denarë e gjysmë dhe do të shitet me vlerë prej 87,5 denarë...

Lajme6 hours ago

Filloi viti i ri 1448 sipas kalendarit islam

Sot filloi viti 1448 sipas kalendarit hixhri. Shpërngulja (Hixhreti) i Profetit të Fundit, Muhamedit paqja e Zotit qoftë mbi të,...

Lajme6 hours ago

DAP: Mund të skanoni, sistemi “TVSH-ja Ime” është i disponueshëm për përdoruesit

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) njoftoi sot se problemi është zgjidhur plotësisht dhe se aplikacioni është përsëri i disponueshëm...

Lajme6 hours ago

Ademi, VLEN-it: Si do ta shkarkoni të zgjedhurit me vota nëse nuk e zbatojnë ligjin?

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj pretendimeve të VLEN-it lidhur me mekanizmat e zbatimit të Ligjit...

Lajme6 hours ago

Liridon Latifi dhe Ibrahim Alhassan largohet nga Shkëndija

Shkëndija ka njoftuar se mesfushori nigerian Ibrahim Alhassan nuk do të jetë pjesë e skuadrës në sezonet e ardhshme, pasi...

Lajme6 hours ago

Artim Pollozhani emërohet trajner i ri i Shkëndijës

Shkëndija ka zyrtarizuar përbërjen e plotë të stafit teknik që do të udhëheqë skuadrën në sezonin e ri garues, me...

Lajme6 hours ago

Durmishi: Investim prej 21 milionë euro, do të ketë rreth 550 vende të reja pune në Tetovë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka përshëndetur investimin e ri të kompanisë ndërkombëtare Cavo Otomotiv në Zonën Zhvillimore...

Trending