Connect with us

Lajme

Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë nga burgu i Hagës për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.

Ai tha se procesi i gjykimit ka devijuar, dhe se i njëjti duhet të ofrojë drejtësi, e jo hakmarrje, njofton Klankosova.tv.

“Në izolim po kaloi vitin e 6 pa vendim gjyqësor. Ky proces ka devijuar duhet të ofrohet drejtësi e jo hakmarrje, s’kam çka t’i shtoj këtij konstatimi”.

“Të ishte transparent. Llogaridhënës dhe të respektojë të drejtat e njeriut”, tha Thaçi.

Thaçi po ashtu tha se në burg i “është mbyllur goja e i janë lidhur duart”.

“Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkuar atë që ma do zemra e thotë plotësisht mendja”, u shpreh ish-presidenti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Mickoski paralajmëroi zgjedhje, Ali Ahmeti thotë jam i gatshëm

Në një deklaratë për media, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme në Maqedoni, shkruan Open-TV.

“Unë kam kërkuar që në ditën e parë zgjedhje të parakohshme, por s’është befasi. Nesër me pas zgjedhje jam i gatshëm sigurisht”, u ka thënë Ahmeti gazetarëve. (Open-TV)

Continue Reading

Lajme

Mickoski thotë se gjatë vitit të fundit janë krijuar mbi 15.000 vende të reja pune

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me këstin e ri të paguar si mbështetje për kompanitë vendore, efektet në ekonomi në aspektin e vendeve të reja të punës dhe hapjen e pjesëve të reja në këto kompani, deklaroi:

“Gjatë vitit të fundit janë krijuar më shumë se 15.000 vende të reja pune. Dhe po arrijmë në një gjendje ku aktualisht kemi rreth 710.000 të punësuar dhe nën 90.000 të papunë të regjistruar. Nëse në këta nën 90.000 të papunë kemi, të themi, rreth 30.000 bujq, ndërsa të papunët evidentohen si popullsi e aftë për punë nga 15 deri në 65 vjeç, ku përfshihen edhe dy gjenerata, 15 dhe 16 vjeç, nxënës të shkollave të mesme, ndërkohë që arsimi i mesëm është i detyrueshëm, atëherë arrijmë në një shifër prej afërsisht jo më shumë se 35.000 deri në 40.000 të papunë, që përfaqëson diku nën 5% të popullsisë së aftë për punë. Dhe ky është niveli historikisht më i ulët ndonjëherë, që nga ekzistenca e Maqedonisë së pavarur.

Cili është rezultati i një mbështetjeje të tillë nga Qeveria? Pra, aktivitet më i madh investues. Ne për gjashtë tremujorë radhazi kemi rritje reale prej 3,5%. Nëse shikohet prodhimi i brendshëm bruto nominal për vitin 2026, jo sipas Qeverisë, jo sipas Hristijanit, por sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ai do të jetë rreth 22 miliardë dollarë. Dhe kur kjo periudhë e kësaj Qeverie krahasohet me periudhën e Qeverisë së mëparshme, rritja e prodhimit të brendshëm bruto nominal është tri herë më e madhe, në kushte kur prodhimi i brendshëm bruto në kuadër të Eurozonës rritet nën 1%. Ky është dallimi dhe këto janë të dhëna empirike, janë gjëra që krahasohen. Ne tani nuk mund të krahasojmë gjëra që nuk janë të krahasueshme. Ose të flasim mbi bazën e asaj që ne e imagjinojmë, këto janë shifra.

Dhe ky është rezultat i këtij aktiviteti investues nga ana e Qeverisë, jo vetëm mbështetja për ekonominë përmes kredive të subvencionuara, ku norma e interesit është nën 2%, përkatësisht 1,95%, por edhe përmes këtyre projekteve, njëri prej të cilëve është edhe ky që po e shohim këtu. Të tillë kemi më shumë se 1.200 aktualisht, pra 1.200 kantiere janë realizuar vetëm gjatë dy viteve të fundit, projekte që janë drejtpërdrejt për komunitetin përmes vetëqeverisjes lokale. Dhe këtu Qeveria nuk ka përzgjedhur nëse bëhet fjalë për kryetarë komunash nga VMRO-DPMNE apo nga koalicioni qeveritar, në të gjitha komunat investohet sipas kritereve të barabarta. Dhe vlerësoj se ky projekt, i cili deri tani ka akumuluar përafërsisht mbi gjysmë miliard euro, ka ndikuar mjaft në tërë këtë proces.”

Continue Reading

Lajme

Një pacient në Maqedoni përdor mesatarisht 15 receta për ilaçe në vit

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore publikoi raportin e tij vjetor për vitin 2025, sipas të cilit buxheti i institucionit u rrit me 6.13 përqind, ndërsa bodet e kapitilacioneve për mjekët e amë u rrit me 33 përqind.

Fondi në vitin 2025 mbulon gjithsej 1.841,530 persona të siguruar, një rritje prej 1.993 personash të rinj. Struktura përfshin 558.469 punonjës aktivë, 358.716 pensionistë dhe 630.914 anëtarë të familjes. Trendi i plakjes së popullsisë së siguruar është i dukshëm — pensionistët po rriten më shpejt (+1.5 përqind) sesa punonjësit aktivë (+0.2 përqind).

Buxheti i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për vitin 2025 arriti në 51.5 miliardë denarë (afërsisht 836 milionë euro), me një rritje vjetore prej 6.13 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

Të ardhurat arrijnë në 52.08 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet janë 51.49 miliardë denarë. Shërbimet shëndetësore thithin 86.4 përqind të shpenzimeve totale — 44.5 miliardë denarë (afërsisht 723 milionë euro).

Në periudhën pesëvjeçare 2021–2025, buxheti i FSSH-së u rrit nga 35.5 në 51.5 miliardë denarë, me një rritje mesatare vjetore prej gati 8 përqind.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme23 hours ago

Mickoski paralajmëroi zgjedhje, Ali Ahmeti thotë jam i gatshëm

Në një deklaratë për media, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme...

Lajme1 day ago

Mickoski thotë se gjatë vitit të fundit janë krijuar mbi 15.000 vende të reja pune

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me këstin...

Lajme1 day ago

Një pacient në Maqedoni përdor mesatarisht 15 receta për ilaçe në vit

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore publikoi raportin e tij vjetor për vitin 2025, sipas të cilit buxheti i institucionit u rrit...

Lajme1 day ago

Mickoski për Gruevskin: Nuk ka standarde të dyfishta!

Pasi një ditë më herët ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski i cili ndodhet në arrati në Hungari, reagoi...

Lajme1 day ago

Rritet për 90 numri i nxënësve në krahasim me vitin e kaluar në Komunën e Tetovës

Në komunën e Tetovës pritet që 1025 nxënës të regjistrohen në shkollat fillore. Nëse bëjmë një krahasim me vitin e...

Lajme1 day ago

Mashtruesit paraqiten si Ministria e Brendshme dhe kërkojnë 1.500 denarë për shkelje të rreme të trafikut

Sektori për Krimin Kibernetik pranë Byrosë për Siguri Publike pranë Ministrisë së Brendshme njofton publikun se ditët e fundit është...

Lajme1 day ago

Osmani nga Brukseli: Rruga evropiane e bllokuar, Marrëveshja e Ohrit po zhbëhet

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, po zhvillon një vizitë dyditore pune në Bruksel, ku po takohet me...

Lajme1 day ago

Ademi: Ka pasur 13 iniciativa për shfuqizimin e gjuhës shqipe

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi tha se në Gjykatën Kushtetuese ka pasur 13 iniciativa për kontestimin e ligjit...

Lajme1 day ago

VLEN: “Muaji i Evropës” sjell qasje të re, integrimi evropian më afër qytetarëve dhe përfitimeve konkrete

VLEN përshëndet nisjen e fushatës “Maj – Muaji i Evropës”, një iniciativë që synon ta afrojë procesin e integrimit evropian...

Lajme1 day ago

Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë nga burgu i Hagës për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Ai...

Trending