Connect with us

Lajme

Tragjedi në Maqedoni: Gjendet e vdekur në banesë një studente 20-vjeçare nga Turqia

Trupi i pajetë i një studenteje të re nga Turqia është gjetur në një banesë me qira në Shtip, në rrugën “Vasil Glavinov”.

​Sipas informacioneve, rasti është denoncuar pasi kolegët e saj kishin tentuar pa sukses për disa ditë me radhë të vendosnin kontakt me të, pas së cilës kanë njoftuar shërbimet kompetente.

​Në vendngjarje sot kanë qenë të pranishëm ekipet e SPB Shtip, Ndihma e Shpejtë Mjekësore dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Shtip, të cilët kanë kryer këqyrjen e banesës.

​Informatën e kanë konfirmuar edhe nga MPB:
​„Sot (07.05.2026) në ora 14:48 në SPB Shtip është denoncuar se në një banesë në Shtip është gjetur një person i gjinisë femërore e pajetë. Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe është konstatuar se bëhet fjalë për U.E.(20), shtetase e Republikës së Turqisë. Ekspertizën po e kryen ekipi i SPB Shtip dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit“.

​Trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion, pas së cilës pritet të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Shkupjani ia “lëshoi briskun” kumanovarit, me 30 mijë euro për “Mercedesin”

Një qytetar i Kumanovës ka mbetur pa 30 mijë euro, që kur shkupjani nëpërmjet kompanisë së tij, e kishte blerë mercedesin luksoz, por që nuk e kishte paguar shumën e parave për të cilën kishin rënë dakort paraprakisht.
Sektorit per Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, ka parashtruar padi penale ndaj personit me inciale S.Gj (61) nga Shkupi dhe kundër personit juridik poashtu nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”.

Sipas Policisë së Kumanovës, i paraqituri me anë të faktete të rreme e ka mashtuar qytetarin nga Kumanova, gjegjësisht ia ka marrë veturën e tipit “Mercedes Vito”, kurse ndërkohë ai nuk e ka bërë pagesën ashtu sic janë marrë vesh paraprakisht.

Continue Reading

Lajme

14-vjeçari gjeti 46 mijë denarë dhe i dorëzoi në polici

Katërmbëdhjetë vjeçari Ilija Gigov nga Velesi është bërë shembull i ndershmërisë dhe mirësisë, pasi gjeti një libër kursimi para një filiali banke në qendër të qytetit që përmbante 23 kartëmonedha nga 2,000 denarë secila, ose gjithsej 46,000 denarë.

Ilija i gjeti paratë dhe librin ndërsa kthehej nga shkolla, dhe menjëherë pasi i gjeti, ua tregoi prindërve të tij. Pa hezitim, ata e raportuan rastin në polici, pas së cilës sendet e humbura iu kthyen shpejt pronarit.

Për aktin e tij, dje, me rastin e Ditës së Policisë së Maqedonisë – 7 Maj, Sektori i Punëve të Brendshme Veles i dha atij mirënjohjeje.

“Ilija Gigov, me veprimet e tij, tregoi se cilësitë më të rëndësishme në jetën e një njeriu janë ndershmëria, përgjegjësia dhe mirësia. Disa ditë më parë, ky hero i vogël me zemër të madhe u dha një mësim si bashkëmoshatarëve të tij ashtu edhe të rriturve”, tha shefi i SPB Veles, Brane Palaskov.

Ai shtoi se Ilija, megjithëse vetëm 14 vjeç, me humanitetin dhe vlerat e tij morale, ka dhënë një shembull të denjë për respekt.

Continue Reading

Lajme

Luna parku i ri në Shkup do të kushtojë 10 milionë euro

Parku i ri argëtues në Shkup, në vendin e Luna parkut të vjetër në Parkun e Qytetit, do të kushtojë 10 milionë euro. Qyteti i Shkupit ka nënshkruar kontratë për projektimin, furnizimin dhe instalimin e rekuizitave për parkun argëtues. Siç është njoftuar në faqen e internetit të Byrosë së Prokurimit Publik, kontrata është nënshkruar me kompaninë “Mastef” DOOEL nga Shkupi, transmeton Portalb.mk.

Parku i ri do të ndërtohet në një sipërfaqe më të madhe se ai i vjetri, gjegjësisht do të zgjerohet edhe në vendin ku ishin diskotekat verore në Parkun e Qytetit, të cilat u shembën dy muaj më parë.

Shkupi nuk ka pasur park argëtues për 10 vjet. Ish-kryetari i Qytetit Petre Shilegov, pasi mori detyrën në vitin 2017, e ndaloi projektin e filluar nga paraardhësi i tij Koce Trajanovski, duke shpjeguar se nuk ishte i mirë dhe se në vend të luna parkut, do të ndërtohet një park argëtues në Shkup, në një sipërfaqe më të madhe dhe me shumë më tepër rekuizita për të gjitha moshat.

Pastaj, studioja italiane arkitekturore “Basa” përgatiti një studim i cili u prezantua në vitin 2019 dhe iu dhurua Qytetit të Shkupit. Projekti duhet të përfshijë shtatë rekuizitat e blera gjatë kohës së Trajanovskit, por edhe të sigurojë vende për instalimin e 20 të rejave, siç janë një rrotë panoramike, një karusel, një tajfun, një anije pirate. Për shkak të pandemisë Covid-19, projekti u ndal gjatë kohës së Shilegovit dhe paratë u ripërdorën për projekte të tjera.

Sipas projektit, parku i argëtimit duhet të jetë i përmasave për t’u shërbyer rreth 3,000 vizitorëve në ditë. Është planifikuar të instalohen rekuizita argëtimi, disa prej të cilave janë plot adrenalinë, shumica e të cilave janë për fëmijë, dhe do të ketë edhe disa të përshtatshme për familje. Hapësira duhet të përfshijë edhe ambiente shoqëruese si një fushë ushqimi, shatërvan, biletari, dyqan suveniresh dhe tualete.

Me ardhjen e Danela Arsovskës në detyrë në vitin 2021, ky projekt u pezullua, përkatësisht nuk u bë asgjë për ta vazhduar atë.

Kryetari i Qytetit Orce Gjorgjievski, pasi mori detyrën në nëntor 2025, tha se menjëherë do të fillojë procedurën për ndërtimin e parkut të zbavitjes dhe në dhjetor u shpall tenderi për një kontraktor për punimet e ndërtimit dhe furnizimin e rekuizitave sipas projektit nga koha e Shilegovit.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme48 seconds ago

Shkupjani ia “lëshoi briskun” kumanovarit, me 30 mijë euro për “Mercedesin”

Një qytetar i Kumanovës ka mbetur pa 30 mijë euro, që kur shkupjani nëpërmjet kompanisë së tij, e kishte blerë...

Lajme3 minutes ago

14-vjeçari gjeti 46 mijë denarë dhe i dorëzoi në polici

Katërmbëdhjetë vjeçari Ilija Gigov nga Velesi është bërë shembull i ndershmërisë dhe mirësisë, pasi gjeti një libër kursimi para një...

Lajme5 minutes ago

Luna parku i ri në Shkup do të kushtojë 10 milionë euro

Parku i ri argëtues në Shkup, në vendin e Luna parkut të vjetër në Parkun e Qytetit, do të kushtojë...

Lajme6 minutes ago

Kabashi: Shqiptarët e Maqedonisë ndër kontribuesit kryesorë për lirinë e Kosovës (VIDEO)

Publicisti dhe botuesi Salih Kabashi, në një intervistë për emisionin NERV, ka vlerësuar lartë rolin e shqiptarëve nga Maqedonia e...

Lajme20 hours ago

Kosovari shkakton incident në një kazino në Shkup, kërcënon stafin

MPB njofton se me datë 06.05.2026, në ora 23:30, në SPB Shkup është denoncuar se rreth orës 22:50, brenda dhe...

Lajme20 hours ago

Tragjedi në Maqedoni: Gjendet e vdekur në banesë një studente 20-vjeçare nga Turqia

Trupi i pajetë i një studenteje të re nga Turqia është gjetur në një banesë me qira në Shtip, në...

Lajme20 hours ago

Shpallen 12 policët më të mirë ,mes tyre asnjë shqiptar!

Ministria e Punëve të Brendshme shënoi Ditën e Policisë vetëm në maqedonisht. Pa mbishkrime në shqip, pa adresim në gjuhën...

Lajme1 day ago

Mucunski: Nuk ka kushte për ndryshime kushtetuese, mungon besimi

Maqedonia e Veriut nuk është e gatshme për ndryshime kushtetuese. Kështu u përgjigj ministri i jashtëm Timço Mucunski në konferencën...

Lajme1 day ago

Vazhdojnë përplasjet mes VLEN dhe BDI për MEPSO

VLEN përmes një komunikate theksoi sot se BDI përsëri gënjen, manipulon dhe e nënçmon opinionin publik. “Ofertën më të lirë...

Lajme1 day ago

Stojançe Jovanovski u dënua me 12 vite burg për dhunë dhe vdekjen e Ivanës dhe vajzës Katja

Gjykatësi Ivica Stefanovski ka dënuar me 12 vite burg Stojançe Jovanovskin, i akuzuar për kërcënim të sigurisë, lëndime trupore pranë...

Trending