Lajme
Mevlan Ademi: Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare!
Mevlan Ademi, një nga organizatorët e protestës studentore në Shkup, ka reaguar pasi në rrjetet sociale u publikua një video e shkurtër ku shihet një autobus i ndaluar në hyrje të Maqedonisë së Veriut, respektivisht në pikën kufitare të Bllatës në Dibër.
Sipas pretendimeve të publikuara nga disa portale, në autobus ndodheshin studentë nga Shqipëria, të cilët pritej t’i bashkoheshin protestës së studentëve në Shkup lidhur me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
Rasti ka nxitur reagime edhe në rrjetet sociale, ndërsa Ademi kërkoi që studentëve t’u lejohet hyrja pa pengesa.
“Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare! Kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe lejim të hyrjes së tyre pa vonesë. Nëse nuk ka ndërhyrje të shpejtë dhe zgjidhje urgjente, ne do të jemi të detyruar të marshojmë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme!”, ka shkruar Mevlan Ademi.
Lajme
Liridona Vejseli: Polici që dyshohet se dhunoi të rinjtë dhe të cilit i ra pistoleta në veturën e tyre ishte shqiptar
Gazetarja nga Tetova, Liridona Vejseli, e cila fillimisht publikoi videon e dy të rinjve që pretendohet se janë dhunuar nga policia, ka publikuar një video të re, në të cilën ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.
Sipas deklaratës së saj, polici të cilit i kishte rënë pistoleta në veturën e të rinjve dhe që, sipas saj, ishte personi kryesor në dhunimin e tyre, ishte shqiptar. Ndërsa, polici i dytë ishte boshnjak dhe i treti maqedonas.
Vejseli thekson se rasti nuk duhet të interpretohet si një konflikt ndëretnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve, pasi, sipas saj, përkatësia etnike e policëve të përfshirë nuk e mbështet një interpretim të tillë.
“Është krijuar përshtypja se bëhet fjalë për një konflikt nacional shqiptaro-maqedonas, për shkak se policit të cilit i ka rënë pistoleta te vetura e këtyre djemve të rinj dhe ai kryesori që i ka dhunuar ka qenë shqiptar, i dyti boshnjak dhe i treti maqedonas”, ka deklaruar Vejseli në videon e publikuar në rrjetet sociale.
Lajme
Arrest shtëpiak dhe paraburgim për menaxherët financiarë të “Lotarisë Shtetërore”, dyshohen për përvetësim të 1.3 milion eurove
Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, duke vepruar sipas një propozimi nga Prokuroria, urdhëroi paraburgim dhe arrest shtëpiak për dy menaxherët e dyshuar financiarë të SH.A. “Lotaria Shtetërore” për “përvetësim në detyrë”.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup dyshon se dy menaxherët financiarë të SH.A. “Lotaria Shtetërore” kanë kryer përvetësim në detyrë si bashkëkryerës, kështu që i gjithë qarkullimi ditor për vitin 2024, i cili u ishte besuar atyre nga pikat e shitjes, nuk ishte paguar dhe depozituar në llogaritë transaksionale të kompanisë në bankat komerciale, por përkundrazi e përvetësuan atë për vete dhe kështu përvetësuan paratë e besuara në detyrë në shumën prej 1.3 milion eurosh.
Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale të përvetësimit në detyrë sipas nenit 354, paragrafi 5, në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal.
Sipas Prokurorisë, gjatë vitit 2024, i dyshuari i parë, në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Financës dhe Kontabilitetit, dhe i dyshuari i dytë, në detyrën e Shefit të Çështjeve Financiare në Kompaninë Shtetërore të Lotarisë për Organizimin e Lojërave të Fatit, duke ushtruar kompetencat dhe detyrat e tyre të veçanta të përcaktuara me ligj, kanë marrë pjesë së bashku në veprime për të kryer veprën penale të përvetësimit me qëllim përfitimin e dobive pasurore të paligjshme për veten e tyre.
Lajme
Nëna e gjyqtarit Ristov për 350 mijë eurot: “I kursyem gjithë jetën, ishin siguria jonë për pleqëri”
Në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar procesi ndaj ish-gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov, ku nëna e tij, Donka Ristova, ka dëshmuar për prejardhjen e 350 mijë eurove të gjetura të fshehura në murin e shtëpisë familjare.
Sipas versionit të saj, paratë ishin kursime familjare të grumbulluara ndër vite dhe shërbenin si siguri financiare për pleqërinë. Mbrojtja këmbëngul se shuma i përkiste prindërve të Ristovit dhe jo ish-gjyqtarit. Më herët, një investitor dëshmoi gjithashtu se Donka Ristova kishte paguar rreth 400 mijë euro për katër banesa, shumë që, sipas dëshmisë së tij, ishte e ndarë nga 350 mijë eurot e gjetura në mur.
Prokuroria, nga ana tjetër, pretendon se paratë e gjetura lidhen me Ristovin dhe se prejardhja e tyre nuk është dëshmuar ligjërisht. Ai akuzohet për përfitim dhe fshehje të kundërligjshme të pasurisë dhe pastrim parash, ndërsa vetë Ristov e ka mohuar fajësinë.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
