Lajme
Taravari: Rama dhe Kurti t’i ftojnë liderët e partive shqiptare nga Maqedonia për t’i vendosur „vijat e kuqe“
Thirrja e Zijadin Selës për një tryezë të përbashkët të partive parlamentare të shqiptarëve në Maqedoni është një mision i pamundur për ish-bashkëpartiakun Arben Taravarin.
Sipas liderit të njërit prej disa krahëve të Aleancës për Shqiptarët (ASH), kushdo që të thërrasë një gjë të tillë, tjetri nuk do ta pranojë.
“Do të ishte shumë mirë të bëhej kjo, por është mision i pamundur. Kush nuk do ta pranonte? Nëse thërret VLEN-i, BDI-ja dhe ASH-ja nuk do të pranojnë. Nëse thërret ASH-ja, VLEN-i nuk do ta pranojë”, deklaroi Taravari.
Ai mendon ndryshe. Sipas tij, dy kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti, duhet t’i mbledhin liderët e partive shqiptare nga Maqedonia e Veriut në një takim të përbashkët, ku do të definoheshin „vijat e kuqe“ në mënyrë që, siç tha ai, të mos ketë regres për të drejtat e shqiptarëve.
“Unë këtë e shoh ndryshe. Mendoj se problemi i problemeve të shqiptarëve në Maqedoni janë dy kryeministrat shqiptarë. Mendoj se reflektimi kryesor duhet të vijë nga dy kryeministrat. Z. Kurti dhe z. Rama e kanë për obligim t’i ftojnë të gjithë liderët e partive politike në një drekë të përbashkët. Atje duhet të vendosen vijat e kuqe për të drejtat që shqiptarët duhet të paktën t’i mbajnë, në mënyrë që të mos kemi hapa prapa”, deklaroi Taravari në emisionin “Click Plus”.(INA)
Lajme
“Shpulla” rikthehet si mjet edukimi në bankat shkollore në Danimarkë
Qeveria e Danimarkës ka paraqitur një projektligj që do t’u lejojë mësimdhënësve të përdorin forcë fizike ndaj nxënësve në situata të caktuara, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë në shkolla.
Sipas Ministrisë së Arsimit, ndërhyrja do të lejohet në rastet kur nxënësit pengojnë rëndë mësimin, rrezikojnë veten ose të tjerët, ushtrojnë dhunë fizike apo dëmtojnë pronën.
Forca fizike do të përdoret vetëm si masë e fundit, pasi të jenë provuar mënyra të tjera të ndërhyrjes. Ajo duhet të jetë proporcionale, sa më e butë dhe të zgjasë sa më pak.
Projektligji u paraqit në parlamentin danez më 8 tetor. Nëse miratohet, rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi në gusht të vitit 2027.
Propozimi ende nuk është miratuar.
Lajme
Digjet vetura zyrtare e zëvendësdrejtorit të Lotarisë Shtetërore
Një veturë zyrtare e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, e përdorur nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm Ahmet Miftari, është djegur gjatë natës, pas mesnate, në Shkup.
Informacioni është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), e cila për median „Fokus“ bëri të ditur se bëhet fjalë për një automjet zyrtar të Lotarisë Shtetërore.
„Më 13.10.2026, në orën 02:12, në SPB Shkup, M.A. (42) nga Shkupi ka raportuar se në rrugën ‘Krste Asenov’ në Shkup ishte djegur një automjet i tipit ‘Beijing Beich’, me targa të Shkupit, në pronësi të Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, të cilin ai e kishte drejtuar më parë“, njoftojnë nga MPB.
Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Lajme
Artan Grubi lirohet nga arresti shtëpiak
Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili është i akuzuari i dytë në rastin “Lotaria Shtetërore”, sot lirohet nga arresti shtëpiak, pasi skadon afati maksimal ligjor i paraparë për këtë masë.
Ndërkohë, mbrojtja e tij i ka dorëzuar gjykatës kërkesë për heqjen edhe të masave shtesë të kujdesit, ndërsa si garanci se ai do të jetë në dispozicion të organeve të ndjekjes gjatë procedurës penale është ofruar pasuri e paluajtshme në vlerë prej 335.707 euro.
Artan Grubit, përveç arrestit shtëpiak, i është caktuar edhe masa e sekuestrimit të përkohshëm të dokumentit të udhëtimit, si dhe ndalimi i lëshimit të dokumentit të udhëtimit ose dokumenteve të tjera për kalimin e kufirit shtetëror.
“Propozim-aktakuza, mbi bazën e të cilit është regjistruar lënda penale, është dorëzuar më 13 gusht të vitit 2026. Në përputhje me nenin 470 të Ligjit për procedurën penale, paraburgimi mund të zgjasë më së shumti 60 ditë nga dita e dorëzimit të propozim-aktakuzës. Për këtë arsye, siç është theksuar edhe më herët, dhe siç e ka theksuar edhe gjyqtari që e trajton lëndën, me fuqinë e ligjit masa e arrestit shtëpiak për këtë të akuzuar skadon më 13 tetor 2026. Krahas masës së arrestit shtëpiak, ndaj të akuzuarit është caktuar edhe masë shtesë e kujdesit, gjegjësisht sekuestrimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit dhe ndalimi i lëshimit të dokumentit të udhëtimit ose dokumentit tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, e cila do të vazhdojë të vlejë edhe pas skadimit të afatit ligjor prej 60 ditësh. Sa i përket kësaj mase të kujdesit, mbrojtja i ka dorëzuar gjykatës propozim, me të cilin, në përputhje me nenin 150 të Ligjit për procedurën penale, kërkon heqjen e saj duke caktuar garanci. Konkretisht, mbrojtja ka ofruar pasuri të paluajtshme në vlerë prej 335.707 euro si garanci se i akuzuari do të jetë në dispozicion të organeve të ndjekjes gjatë procedurës penale. Pas ofrimit të garancisë, është formuar lënda, e cila i është dërguar për mendim prokurorisë publike kompetente. Pas marrjes së mendimit, Këshilli Penal do të shqyrtojë propozimin dhe do ta informojë publikun”, informojnë nga Gjykata Themelore Penale, Shkup.
Edhe kryetarja e Gjykatës Penale, Daniela Dimovska, mbrëmë konfirmoi se ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, nga 13 tetor do të mbrohet në liri si i akuzuar në rastin “Lotaria Shtetërore”.
“E vetmja gjë që mund ta them me siguri është se, pavarësisht nga vendimi (i gjykatës), ai do ta presë atë në liri. Arrestit i Grubit i skadon afati më 13 tetor. Personi do ta ndjekë më tej procesin dhe do të mbrohet në liri”, tha Dimovska në një intervistë në një podkast.
Artan Grubi është i akuzuar në lëndën “Lotaria Shtetërore” për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve. Aktakuza kundër tij dhe shtatë personave të tjerë është ngritur më 13 gusht të vitit 2026. Grubi, në gjykimin është deklaruar i pafajshëm.
Ish-zëvendëskryeministri, pas më shumë se 14 muajsh i paarritshëm për organet e ndjekjes penale, u kthye në vend në shkurt të këtij viti dhe u arrestua në vendkalimin kufitar Bllacë.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
