Lajme
Akuaparku në Shkup i mbyllur edhe këtë verë!
Akuaparku, që është pjesë e Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, nuk do të funksionojë as këtë verë, përcjell TV21. Sipas drejtorit Daniel Apostolovski, objekti ndodhet në gjendje të keqe dhe ka nevojë për rinovim të plotë, shkruan SDK.mk
Apostolovski deklaroi se për rikonstruksionin e akuaparkut nevojiten rreth 1 milion euro, por aktualisht nuk ka mjete financiare për një investim të tillë. Ai theksoi se fokusi i institucionit është i përqendruar te renovimi i pishinës.
Akuaparku u mbyll në vitin 2024. Sipas raportit të revizionit për qendrën sportive, vendimi për mbylljen u mor për shkak të mungesës së rentabilitetit ekonomik dhe skadimit të afatit dhjetëvjeçar të garancisë së pajisjeve. Në vitin 2023, akuaparku realizoi të ardhura prej vetëm 4,29 milionë denarësh, ose 41 për qind më pak se sa ishte planifikuar.
Lajme
Ministri Hoxha në Sofje takoi eurokomisioneren për Mjedis, Qëndrueshmërinë e Burimeve Ujore dhe Ekonominë Qarkulluese Konkurruese, Jessika Roswall
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha ditë më parë mori pjesë në Konferencën Ministrore të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), e mbajtur në Sofje, ku fokusi kryesor ishte adresimi i sfidave klimatike, tranzicioni i gjelbër dhe avancimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e mjedisit.
Në margjinat e konferencës Hoxha realizoi takim me eurokomisioneren për Mjedisin, Qëndrueshmërinë e Burimeve Ujore dhe Ekonominë Qarkulluese Konkurruese, Jessika Roswall, me të cilën diskutoi për prioritetet mjedisore të vendit, procesin e harmonizimit me politikat evropiane dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e veprimit të koordinuar përballë ndryshimeve klimatike, menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përshpejtimit të tranzicionit drejt një ekonomie më të gjelbër dhe më konkurruese.
Ministri Hoxha vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Evropian në zbatimin e reformave mjedisore dhe nënvizoi përkushtimin e vendit për të avancuar standardet evropiane në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Pjesëmarrja e eurokomisioneres Roswall në konferencë, sipas ministrit Hoxha, konfirmon rëndësinë që Bashkimi Evropian i kushton bashkëpunimit rajonal dhe përballjes së përbashkët me sfidat klimatike për një të ardhme më të qëndrueshme për qytetarët e rajonit.
Lajme
Komuna e Tetovës do t’i japë 1.1 milionë denarë BFI-së
Komuna e Tetovës do t’i japë 1,144,484 denarë (rreth 18 mijë euro) Bashkësisë Fetare Islame pasi kjo e fundit ka kërkuar nga komuna që t’ia kthejë tatimin e qarkullimit për riblerjen e kompleksit Arabati Baba Teqe, shkruan Portalb.mk.
Këtë vendim e solli Këshilli Komunal me 23 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur.
Ky vendim erdhi pasi Bashkësia Fetare Islame përmes një letre kërkoi nga Komuna e Tetovës t’i kthejë tatimin e qarkullimit për riblerjen e kompleksit Arabati Baba Teqe.
“Duke marrë parasysh faktin se shuma e paguar nga ana e Bashkësisë Fetare Islame e RMV-së për riblerjen e disa pjesëve të kompleksit Arabati nga kompania Teteks është e lartë, dhe kjo ka rezultuar në pagesën e mëdha drejt institucionit tuaj, Myftinia e BFI Tetovë kërkon nga ju të na mundësoni kthimin e tatim qarkullimit gjatë riblerjes së këtij monumenti fetar”, thuhet në letër.
Në arsyetim të kësaj kërkese thuhet se kompleksi do të shërbejë vetëm për aktivitete fetare-sociale dhe nuk do të ketë ndonjë karakter tjetër tregtar apo ekonomik.
“Me këtë vendim i ndahet ndihmë e njëhershme financiare Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së – Myftina e Tetovës, në vlerë prej 1,144,484 denarë. Mjetet e nevojshme për realizimin e këtij vendimi në vlerë prej 1,144,484 denarë, do të sigurohen nga Buxheti i Komunës së Tetovës për vitin 2026”, thuhet në vendimin e miratuar nga Këshilli Komunal.
Lajme
“Mos e prek gjakun e lirisë: Pankarta te shtabi i VV-së nē Shkup
Një seri pankartash me mesazhe politike dhe kombëtare janë vendosur para shtabit të Lëvizjes Vetëvendosje në Shkup, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe kalimtarëve.
Në hyrjen e objektit shihen pankarta me mbishkrime si: “Mos e shkel gjakun e lirisë”, “Liria nuk shitet”, “Ata ranë, ju përçani?”, “Pushteti kalon, dëmi mbetet” dhe “Amaneti tradhtohet?”.
Mesazhet shoqërohen edhe me thirrje të tjera si “Mos luani me gjakun”, “Mos përçani kombin”, “Kujt i shërbeni?” dhe “Shqiptarët nuk ndahen”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një reagim ndaj zhvillimeve dhe përçarjeve politike në kampin shqiptar.
Pankartat janë vendosur gjatë ditës së sotme dhe kanë ngjallur reagime të ndryshme në opinion. Deri në këto momente nuk ka një sqarim zyrtar se kush qëndron pas vendosjes së tyre.
Mesazhet janë fokusuar kryesisht te uniteti kombëtar, ruajtja e idealeve të luftës dhe kritikat ndaj përçarjeve politike, duke e shndërruar hyrjen e shtabit në një hapësirë simbolike proteste.
Ndërkohë, mbetet të shihet nëse do të ketë reagim nga përfaqësuesit e VV-së në Shkup lidhur me këto pankarta dhe mesazhet e shfaqura para selisë së tyre.
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
