Connect with us

Lajme

Ahmeti bënë të ditur formimin e “Komitetit të Veteranëve” të BDI-së

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Çairit, ku theksoi rëndësinë e unitetit, respektit dhe bashkëpunimit brenda organizatës politike. Ahmeti vlerësoi kontributin e Komitetit të Veteranëve, si dhe angazhimin e nëndegëve dhe këshillave vendorë në komunikimin me qytetarët. Ai u shpreh se forcimi i kauzës politike dhe ruajtja e unitetit kombëtar mund të arrihen përmes angazhimit të përbashkët dhe respektit të ndërsjellë.

Në margjina të këtij postimi, Ahmeti njoftoi për herë të parë, se është formuar “Komiteti i Veteranëve të BDI-së”, komitet i papërmendur deri tani, transmeton Lideri.mk.

“Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Çairit, një takim që rikonfirmoi forcën e organizimit tonë dhe vlerat mbi të cilat ndërtojmë rrugëtimin tonë politik. Besoj fuqishëm se marrëdhëniet ndërnjerëzore janë themeli i çdo suksesi. Respekti, solidariteti dhe bashkëpunimi mes nesh janë ato që na mbajnë të bashkuar dhe na bëjnë më të fortë përballë çdo sfide. Me respekt të veçantë vlerësoj rolin e Komitetit të Veteranëve, të cilët me kontributin, përvojën dhe sakrificën e tyre vazhdojnë të jenë frymëzim për brezat e rinj. Njëkohësisht, falënderoj nëndegët dhe këshillat vendorë, të cilët janë zemra e organizimit tonë dhe ura më e fortë e komunikimit me qytetarët. I frymëzuar nga porositë e sotshme, mbetem i bindur se vetëm përmes unitetit, respektit të ndërsjellë dhe angazhimit të përbashkët mund ta forcojmë kauzën tonë dhe ta ruajmë vlerën më të madhe që kemi, unitetin kombëtar. Së bashku vazhdojmë përpara, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë”, ka shkruar Ahmeti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Haxhilerët e BFI-së nga Shkupi, nesër kthehen nga tokat e shenjta

Myftinia e Shkupit Informon familjarët e haxhinjëve të BFI – së nga Shkupi se kthimi nga vendet e shenjta të haxhinjëve për në Shkup do të realizohet me tre aeroplanë të planifikuara me datën 8 qershor 2026.

Mirë se vini haxhinjë!

Continue Reading

Lajme

Lajmërohet Albin Kurti, ky është mesazhi i tij

Pak minuta pas mbylljes së vendvotimeve, Albin Kurti ka dalur me një thirrje publike. Kurti ka kërkuar që të ruhet secila vota.

“Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor.
Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike.
Ju falemnderit për angazhimin dhe punë të mbarë në numërimin e çdo vote” shkruan Kurti në njoftim.

Continue Reading

Lajme

Exit Poll-i i Klan Kosovës: LVV fituese e zgjedhjeve

Tashmë është publikuar Exit Poll-i i Klan Kosovës, sipas të cilit fituese e zgjedhjeve nacionale ka dalë të jetë Lëvizja Vetëvendosje, raporton Gazeta Sinjali.

Lëvizja e Kurtit i fiton 42.3%, sipas Exit Poll-it të Klan Kosovës.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Haxhilerët e BFI-së nga Shkupi, nesër kthehen nga tokat e shenjta

Myftinia e Shkupit Informon familjarët e haxhinjëve të BFI – së nga Shkupi se kthimi nga vendet e shenjta të...

Lajme2 hours ago

Lajmërohet Albin Kurti, ky është mesazhi i tij

Pak minuta pas mbylljes së vendvotimeve, Albin Kurti ka dalur me një thirrje publike. Kurti ka kërkuar që të ruhet...

Lajme2 hours ago

Exit Poll-i i Klan Kosovës: LVV fituese e zgjedhjeve

Tashmë është publikuar Exit Poll-i i Klan Kosovës, sipas të cilit fituese e zgjedhjeve nacionale ka dalë të jetë Lëvizja...

Lajme5 hours ago

Mexhiti: Nuk ka rëndësi me çfarë bandenteri miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë

Bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti nuk e cilëson si problematik faktin që propozim ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat...

Lajme5 hours ago

“I kemi paguar” – qytetarët përballen sërish me gjoba të vjetra

Në redaksinë e Alsat kanë arritur ankesa nga qytetarë të cilët thonë se po pranojnë dokumente për pagesën e gjobave...

Lajme7 hours ago

Ahmeti bënë të ditur formimin e “Komitetit të Veteranëve” të BDI-së

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Çairit, ku theksoi rëndësinë e unitetit, respektit...

Lajme7 hours ago

Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje më e ulët krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit

15, 51 përqind e qytetarëve kanë votuar deri në orën 13:00.Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së bëhet fjalë për 304,033...

Lajme7 hours ago

Zgjedhjet në Kosovë, kaq qytetarë kanë hyrë të premtën dhe të shtunën në Aeroportin e Prishtinës

Në ditën e zgjedhjeve nuk ka pasur fluks të madh qytetarësh në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Sipas të...

Lajme7 hours ago

Kurti pas votimit: Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve, aq më i madh stabiliteti institucional

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar pas ushtrimit të së drejtës së votës se pjesëmarrja e lartë e qytetarëve...

Lajme1 day ago

Ministri Hoxha në Sofje takoi eurokomisioneren për Mjedis, Qëndrueshmërinë e Burimeve Ujore dhe Ekonominë Qarkulluese Konkurruese, Jessika Roswall

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha ditë më parë mori pjesë në Konferencën Ministrore të Procesit të...

Trending