Lajme
Kalaja e Shkupit hapet për vizitorët në fillim të gushtit
Kalaja e Shkupit do të rihapet për vizitorët në fillim të muajit gusht. Kështu bëri të ditur nga Drejtoria për Mbrojtjen e Trashigimisë Kulturore. Drejtoresha Vesella Çestoeva po bëhet rregullimi i muzeve dhe po zhvillojnë disa procese paralelisht dhe siç u shpreh përgatitjet janë nga fundi.
Vesella Çestoeva, drejtoresh e Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore
“Me nënshkrimin e marrëveshjes, njëri muze është kryer, tek tjetri ndërtimet janë nga fundi. Për dy javë ai do të jetë gati. Paralelisht me këtë proces, po e ndjek edhe procesin në kadastër. Pra, për 1 muaj, ose 1 muaj e gjysëm do të jemi gati, diku në fillim të muajit gusht”.
Ndërkohë, punimet po shkojnë me dinamikën e planifikuar edhe në Sallën Universale. Ministri i Kulturës Zoran Lutkov njoftoi se ajo do të përfundojnë në fund të vitit 2027.
Zoran Lutkov, ministër i Kulturës dhe Turizmit
“Po punohet në sallën universale, tempoja është e shkëlqyer. Marr informaione në bazë javor. Nëse vazhdohet me këtë tempo, në fund të 2027-tës, duhet të jetë e përfunduar”.
Këto dy objekte do të jenë ndër kryesoret gjatë programit “Shkupi 2028” ose “Kryeqyteti Evropian i kulturës për vitin 2028”. Përveç, Kalas, Sallës Universale, Çarshisë së Vjetër,Scoop-i, Akuadukti, ministri Lutkov theksoi se do të përfshihen edhe të gjitha institucionet lokale dhe kombëtare brenda Qytetit të Shkupit.
Lajme
Rina Ajdari, Shasivarit: Ke barazuar viktimën me agresorin
Shpallja e vendimit të Hagës për denimin e ish krerëve të UÇK-së dhe deklarata e ministrit të Drejtësisë të RMV-së Jeton Shasivarit disa ditë para vendimit, vazhdojnë të jenë kryetemë në vendin tonë. Këtë herë ky diskutim u zhvillua në Kuvend, në seancën për pyetje deputetësh. Deputetja e Frontit Evropian Rina Ajdari i tha ministrit Shasivari se në statusin e tij, ai e ka barazuar viktimën me agresorin. Ndërsa edhe pas shpalljes së vendimit, në deklaratën e dhënë një ditë më parë tha se ministri fshihet pas akrobacioneve juridike dhe procedurale.
Rina Ajdari, deputete e Frontit Evropian
“Sërisht asnjë fjalë të vetme me gojën plot për të thënë atë që çdo shqiptar dhe çdo njeri dashamirës i të drejtës por edhe njohës i historisë e di se lufta e shqiptarëve në Kosovë ka qenë e pastër e drejtë dhe se krerët e saj nuk kanë kryer krime. Në vend që të shprehni një qëndrim të qartë dhe kombëtarë, zgjodhët përsëri fshehjen pas akrobacioneve juridike dhe procedurale”. /SHENJA/
Lajme
Pensionet do të rriten për 3%
Rritja e pensioneve të shtatorit do të jetë 3 për qind, konfirmoi drejtori i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov. Rritja e pensioneve këtë herë do të bëhet sipas zgjidhjes ligjore dhe nuk do të ketë rritje lineare, siç kërkonin një pjesë e pensionistëve.
Nëse një pensionist merr pensioni prej 20,000 denarësh, i njëjti do të ketë rritje të pensionit për 600 denarë.
Shumat e reja pritet të zbatohen gjatë pagesës së pensioneve muajin e ardhshëm. Vlera e rritjes do të përcaktohet duke aplikuar përqindjen e paraparë mbi shumën aktuale të pensionit. Në Fond tashmë po bëhen përllogaritjet për shumat e reja, me qëllim që pagesa të përgatitet në kohë.
Detajet për shumën që do të marrin pensionistët pas rritjes do të varen nga lartësia e pensionit të tyre aktual.
Gjatë dy viteve të fundit, pensionet u rritën në mënyrë lineare në katër raste, për një shumë totale prej 7 mijë denarësh. Vitin e kaluar, Gjykata Kushtetuese nisi procedurë për vlerësimin e kësaj çështjeje, por në mars 2026 e ndërpreu atë, pasi nuk pati shumicë për marrjen e një vendimi.
Lajme
Trump për Erdoganin: Është një njeri fantastik, i fortë, nuk mund të luash me të!
Presidenti amerikan Donald Trump shprehu vlerësime të larta për Presidentin Recep Tayyip Erdoğan gjatë një takimi me liderë të Lindjes së Mesme, duke e cilësuar presidentin turk si një njeri “të fortë” dhe duke paralajmëruar se ai nuk është dikush me të cilin “mund të luash”.
Duke folur në takimin shumëpalësh të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) me Kryeministrin irakian, Presidentin Erdoğan, Mbretin Abdullah II të Jordanisë, Emirin e Katarit dhe Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa, Trump veçoi Erdoğanin gjatë fjalimit të tij në këtë takim, i cili mblodhi së bashku liderë nga Turqia dhe disa vende arabe, përfshirë Sirinë, Katarin, Jordaninë, Libanin dhe Egjiptin.
“Përfshirë mikun tim këtu, nga Turqia. Ai është një njeri i fortë. Nuk mund të luash me të,” tha Trump, duke iu referuar Erdoğanit.
Më pas, Trump bëri shaka nëse fjalët e tij do të përktheheshin saktë, para se të vazhdonte me vlerësimet për presidentin turk.
“Shpresoj se do ta përkthejnë saktë këtë. Shpresoj se kemi një përkthyes të mirë, por ai është fantastik. Është një njeri fantastik,” tha Trump, duke u kthyer nga Erdoğani dhe duke e quajtur atë “miku im”.
Takimi u zhvillua në një kohë përpjekjesh intensive diplomatike për të adresuar tensionet dhe konfliktet në rritje në të gjithë Lindjen e Mesme, veçanërisht zhvillimet në rajonin e Gjirit.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
