Lajme
MPB: 15 shoferë përfundojnë në polici, vozitën pa patentë dhe të dehur
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, policia ka privuar nga liria 15 shoferë në mbarë vendin për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit.
Sipas MPB-së, 12 prej tyre janë kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi, dy kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një person ka drejtuar automjet pavarësisht se kishte ndalim aktiv për drejtim.
Tre nga shoferët pa patentë janë ndaluar në Manastir, nga dy në Koçan dhe Shkup, ndërsa nga një rast është evidentuar në Tetovë, Demir Kapi, Strugë, Dibër dhe Prilep.
Ndërkohë, një person në Dellçevë dhe një në Veles janë kapur duke drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit. Një tjetër person në Shkup është ndaluar pasi ka vozitur edhe pse kishte të shqiptuar masë aktive ndalimi për drejtim të automjetit.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë personave do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.
Autoritetet u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjet pa patentë shoferi, gjatë periudhës së ndalimit të drejtimit ose nën ndikimin e alkoolit, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.
Lajme
Nga 12 tetori “Qyteti i sigurt” do të zbatohet në Ohër, Dibër, Kërçovë dhe Strugë
Në SPB Ohër po përfundojnë përgatitjet për vënien në funksion të sistemit “Qyteti i Sigurt”, i cili nga 12 tetori do të nisë të funksionojë në të gjithë territorin e SPB Ohër, përkatësisht në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër. Ministri Pançe Toshkovski, gjatë vizitës në Ohër, tha se në takime është diskutuar edhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, tregtinë ilegale dhe shpërndarjen e drogës. Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se FRONTEX-i për herë të parë do t’i zgjerojë aktivitetet edhe në kufirin perëndimor, ndërsa aktivitetet e përbashkëta pritet të nisin në fillim të vitit të ardhshëm.
Lajme
Lajm i mirë për shoferët shqiptarë në Gjermani
Ndryshimi i ri në rregulloren gjermane përfshin shqipen ndër gjuhët në të cilat mund të zhvillohet provimi për kualifikimin e shoferëve profesionistë, transmeton albinfo.ch
Shoferët profesionistë shqipfolës që jetojnë dhe punojnë në Gjermani mund ta zhvillojnë tashmë në gjuhën shqipe provimin për kualifikimin profesional të shoferëve, të njohur si “Kodi 95”.
Sipas njoftimit të ODA e.V. Hamburg – Organisation deutsch-albanischer Akademiker, ndryshimi është përcaktuar me rregulloren e re gjermane të datës 12 gusht 2026, e cila është publikuar më 17 gusht në Gazetën Zyrtare Federale të Gjermanisë.
Në dokumentin zyrtar, shqipja është përfshirë ndër gjuhët në të cilat mund të zhvillohet provimi, krahas gjermanishtes dhe gjuhëve të tjera të përcaktuara në rregullore.
Sipas ODA e.V. Hamburg, në këtë proces ka kontribuar edhe anëtari i Odës, Driton Krasniqi.
Mundësia e zhvillimit të provimit në gjuhën shqipe pritet të lehtësojë procesin e kualifikimit profesional për shoferët shqipfolës dhe t’u mundësojë atyre qasje më të lehtë në kërkesat profesionale për punësim në sektorin gjerman të transportit./Albinfo.ch
Lajme
Biletat shtrenjtohen, studentët kërkojnë subvencione për transportin
Shtrenjtimi i transportit ndërurban me autobus ka nxitur reagimin e organizatave studentore, të cilat kërkojnë subvencionimin e biletave për studentët që studiojnë jashtë vendbanimit.
Sipas tyre, vetëm udhëtimet Tetovë–Shkup ose Kumanovë–Shkup mund t’u kushtojnë studentëve rreth 6.000 denarë në muaj.
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, tha se deri tani nuk kanë pranuar ndonjë iniciativë zyrtare nga studentët. Ajo theksoi se kërkesa do të shqyrtohet dhe se vendimi do të varet nga mundësitë buxhetore.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
