Lajme
Operacioni i fshehtë i SHBA-së për bartjen e uraniumit sovjetik jashtë Kazakistanit
Kazakistani ka ofruar të strehojë uraniumin e pasuruar të Iranit për të lehtësuar arritjen e një marrëveshjeje mes Teheranit e Uashingtonit. Oferta vjen rreth 30 vjet pasi një sasi e madhe uraniumi të përshtatshëm për armë bërthamore u largua nga vendi i Azisë Qendrore dhe u dërgua me avion në SHBA.
Nëse Teherani e pranon ofertën e fundit të Kazakistanit për ta ruajtur rezervën e uraniumit të Iranit në Uzinën Metalurgjike Ulba, si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Shtetet e Bashkuara, kjo nuk do të ishte hera e parë që kjo fabrikë e epokës sovjetike do të merrej me bartjen e ndjeshme të materialit bërthamor.
Në vitin 1993, Andy Weber, një diplomat i ri amerikan që sapo kishte filluar detyrën e tij në Kazakistanin e sapopavarësuar, u kontaktua nga Vitaly Mette, drejtori i uzinës metalurgjike në qytetin verilindor Ust-Kamenogorsk, i njohur sot si Oskemen.
Mette ofroi të shiste atë që ai pretendonte se ishin 600 kilogramë uranium shumë i pasuruar (HEU) – sasi e mjaftueshme për prodhimin e dhjetëra kokave bërthamore.
Sipas industrialistit, uraniumi kishte qëndruar i harruar në fabrikën e tij qëkurse një projekt sovjetik për nëndetëse bërthamore u ndërpre në vitin 1981. Moska, me sa duket, e kishte harruar këtë uranium – i prodhuar për të furnizuar me karburant nëndetëset sulmuese – dhe Kremlini nuk kishte më juridiksion mbi uzinën pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Duke qenë se në atë kohë agjentët iranianë ndodheshin “kudo në Azinë Qendrore” në kërkim të materialeve bërthamore të prodhuara nga sovjetikët, Weber raportoi menjëherë ofertën e Mettes në Uashington.
Kur zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë ia ngritën çështjen presidentit kazak, Nursultan Nazarbaev, ai nuk kundërshtoi mundësinë që Shtetet e Bashkuara të largonin materialin që kishte ndotur pjesë të mëdha të vendit të tij gjatë testimeve të armëve bërthamore nga sovjetikët.
Weber dhe një ekspert bërthamor i dërguar nga SHBA-ja udhëtuan në Ust-Kamenogorsk, ku u shoqëruan në një ndërtesë brenda Uzinës Metalurgjike Ulba, e siguruar me një dry të vjetër. Aty ruheshin kontejnerë të mbushur me shufra metali.
Më vonë, Weber përshkroi se si një punëtor i fabrikës fërkoi një limë metalike mbi një nga shufrat, e cila shkëlqeu si fishekzjarr. “Sytë e mi u ndriçuan, sepse kisha këtë copë metali në dorë”, kujtonte më vonë Weber. “E dija se ishte material për bombë”. Uraniumi shumë i pasuruar i ngjan çelikut në pamje, por është jashtëzakonisht i rëndë. Një copë materiali bërthamor me madhësinë e një sapuni mund të peshojë rreth 3 kilogramë.
Pasi analizat konfirmuan se materiali përbëhej 90 për qind nga uranium-235, lajmi goditi Uashingtonin “si një ton tullash”.
Në fillim të tetorit 1994, një ekip prej 31 teknikësh dhe ekspertësh amerikanë mbërriti në Ust-Kamenogorsk për një operacion sekret që synonte paketimin dhe largimin e uraniumit. Operacioni, i quajtur \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Projekti Sapphire\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”, kishte filluar.
Për gati një muaj, ndërsa moti bëhej gjithnjë e më i ashpër, ekipi punoi në fshehtësi të plotë për të paketuar 581 kilogramë uranium në 448 fuçi metalike të mbushura me shkumë mbrojtëse, për largimin e tij jashtë Kazakistanit përmes aeroplanit.
Frika se Irani mund të kishte siguruar këtë uranium u përforcua nga zbulimi në fabrikën kazake i disa arkave transporti me berilium, të adresuara për në Teheran, por që nuk ishin dërguar kurrë. Ky metal mund të përdoret si komponent në prodhimin e kokave bërthamore.
Më 18 nëntor, operacioni përfundoi dhe tre avionë transporti amerikanë u ngritën në ajër me ngarkesën e materialit bërthamor dhe ekipin që e kishte paketuar atë.
Një raport i klasifikuar vlerësoi se “Project Sapphire” u zhvillua relativisht pa probleme, megjithëse pati disa incidente që krijuan pakënaqësi nga të dyja palët. Një punëtor i fabrikës u përshkrua si “veçanërisht armiqësor” ndaj amerikanëve.
Ndërkohë, një anëtar i ekipit amerikan, që kishte probleme shëndetësore paraprake, konsumoi aq shumë alkool sa ndoti dhomën e tij duke “vjellë, urinuar dhe kryer nevojat personale”. Ai e la rrëmujën “që ta pastronin shërbyeset”.
Pas mbërritjes në SHBA, materiali u transferua në një objekt në shtetin e Tenesi për “ruajtje dhe trajtim përfundimtar”.
Besohet se Kazakistani mori dhjetëra miliona dollarë për uraniumin, por shuma e saktë nuk është bërë kurrë publike.
Mette, drejtori i fabrikës që kishte iniciuar shitjen, u emërua zëvendëskryeministër i Kazakistanit në tetor të vitit 1994.
Lajme
Grabitje e armatosur në Shkup, dy persona kërcënojnë me armë një çift bashkëshortësh
Grabitje e armatosur në Shkup, dy persona kërcënojnë me armë një çift bashkëshortësh.
Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kuçevishtë të Shkupit, ku dy persona kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, kanë grabitur një shumë parash.
Sipas njoftimit të policisë, më 25 tetor 2026, në orën 23:20, një 35-vjeçar nga fshati Kuçevishtë ka denoncuar rastin në SPB Shkup.
Ai ka deklaruar se rreth orës 23:00, dy persona të gjinisë mashkullore kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë kërcënuar me armë zjarri atë dhe bashkëshorten e tij.
Më pas, autorët kanë marrë paratë e qarkullimit ditor të një kompanie të postës së shpejtë, ku ishte e punësuar bashkëshortja e denoncuesit.
Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve.
Lajme
Haraçina nis ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve!
Në Haraçinë kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve, një projekt që synon t’i japë qendrës së komunës një pamje të re, moderne dhe dinjitoze.
Sheshi do të krijojë një hapësirë të re për qytetarët, duke shërbyer njëkohësisht si vend përkujtimi dhe nderimi për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë.
Projekti ishte paralajmëruar dhe diskutuar me qytetarët, ndërsa sot nis zbatimi i tij konkret.
Sheshi i Dëshmorëve po bëhet realitet!
Premtimet marrin kuptim kur shndërrohen në projekte konkrete që i shërbejnë komunitetit dhe ruajnë kujtesën historike.
Lajme
VLEN: Nacionalizmi serbomadh i Gjurgjeviqit dhe Stoilkoviqit nuk ka vend në Maqedoninë e Veriut
VLEN nëpërmjet një komumikate i kanë reaguar ministres për Punë Sociale të Serbisë, Milica Gjurgjeviq Stamenovski për deklaratat e saj për betejën e Kumanovës të cilën ajo e paraqiti si përmbushje e “betimit të Kosovës”.
“Deklaratat e ministres serbe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski në Zebërnjak, ku beteja e Kumanovës paraqitet si përmbushje e “betimit të Kosovës”, janë provokim i rëndë politik dhe përpjekje për promovimin e miteve dhe narrativave nacionaliste serbe në vendin tonë. Politika zyrtare e Beogradit duhet njëherë e mirë të heqë dorë nga mendësia hegjemoniste. Kjo është e njëjta mendësi që ka shkaktuar katër luftëra dhe qindra mijëra viktima në Ballkan dhe destabilitet të vazhdueshëm në rajon. Edhe më skandaloze është pjesëmarrja e ministrit Ivan Stoilkoviq, i cili në vend që të mbrojë interesat dhe dinjitetin e shtetit ku ushtron detyrën, bëhet pjesë e manifestimeve që shërbejnë për afirmimin e agjendave nacionaliste të një shteti tjetër. Maqedonia e Veriut nuk do të jetë kurrë platformë për pretendime historike e politike të Serbisë! VLEN kundërshton fuqishëm çdo përpjekje për ta shndërruar historinë në instrument të nacionalizmit. Nuk do të heshtim përballë provokimeve të tilla dhe nuk do të lejojmë që shteti ynë të shndërrohet në skenë për projekte nacionaliste që i përkasin të kaluarës”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.(INA)
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 weeks agoÇmimi i naftës shënon rënie
