Lajme
Kosovë, këta janë kandidatët me më së paku vota
Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura me 7 qershorit.
Edhe këtë të hënë po vazhdon numërimi i votave me postë, ku nga 223 pako, janë numëruar 80 prej tyre, apo 35.87%.
Por cilët kandidatë kanë më së paku vota deri më tani?
Në listën e Vetëvendosjes kandidatja me më së paku vota është Arijeta Ajeti me 2,522 Vota. Në listën e Partisë Demokratike të Kosovës më se paku vota ka Ilir Peci. Ai në zgjedhjet e 7 qershorit ka grumbulluar 726 Vota.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës më së paku vota ka Albana Bunjaku. Ajo deri më tani ka siguruar 726 Vota.
Ndërsa në Aleancë më së paku vota ka Argjenta Berbatovci me 156 vota.
Lajme
Artim Pollozhani emërohet trajner i ri i Shkëndijës
Shkëndija ka zyrtarizuar përbërjen e plotë të stafit teknik që do të udhëheqë skuadrën në sezonin e ri garues, me objektiva të qarta për sukses në garat vendore dhe paraqitje sa më dinjitoze në arenën europiane.
Në krye të stafit teknik është emëruar ish-kapiteni i skuadrës, Artim Pollozhani, i cili merr detyrën e shefit të stafit teknik. Pollozhani është një emër i njohur për klubin kuqezi, duke qenë më herët pjesë e tij si futbollist dhe kapiten, ndërsa pas përfundimit të karrierës si lojtar ka vijuar të angazhohet në role të ndryshme teknike dhe drejtuese në futboll.
Në stafin e ri, Bekim Osmani do të shërbejë si ndihmës trajner i tij, ndërsa Kushtrim Voka i bashkohet ekipit si asistent dhe video-analist. Saladin Mustafi vazhdon rolin e trajnerit të portierëve, kurse Saimir Fetahi mbetet përgjegjës për përgatitjen kondicionale të skuadrës.
Me këtë strukturë të re, Shkëndija synon të ndërtojë një ekip konkurrues dhe të përmbushë objektivat e vendosura për sezonin e ri. Ekipi do të udhëtojë sonte drejt Sllovenisë, ku do të zhvillojë fazën përgatitore para nisjes së garave zyrtare.
Lajme
Durmishi: Investim prej 21 milionë euro, do të ketë rreth 550 vende të reja pune në Tetovë
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka përshëndetur investimin e ri të kompanisë ndërkombëtare Cavo Otomotiv në Zonën Zhvillimore Teknologjike-Industriale Tetovë, duke e vlerësuar atë si një dëshmi të qartë të besimit të investitorëve të huaj në ekonominë e Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimeve zyrtare, investimi kap vlerën prej 21 milionë eurosh dhe pritet të krijojë rreth 550 vende të reja pune, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të rajonit të Pollogut dhe të gjithë vendit.
“Ky investim është rezultat i politikave që synojnë krijimin e një klime të qëndrueshme dhe konkurruese për biznes. Çdo investim i ri nënkupton më shumë vende pune, më shumë mundësi për qytetarët dhe zhvillim më të madh ekonomik”, deklaroi ministri Durmishi.
Ai theksoi se veçanërisht i rëndësishëm është fakti që investimi realizohet në ZZHTI Tetovë, zona e vetme zhvillimore teknologjike-industriale që funksionon sipas modelit të partneritetit publiko-privat dhe që është në kompetencë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.
Durmishi nënvizoi se Ministria mbetet e përkushtuar në tërheqjen e investimeve të reja, përmirësimin e klimës afariste dhe krijimin e kushteve për rritje të qëndrueshme ekonomike.
“Qëllimi ynë është i qartë – më shumë investime, më shumë vende pune dhe standard më i mirë jetese për qytetarët. Investime të tilla konfirmojnë se vendi ynë po pozicionohet si një destinacion serioz dhe i besueshëm për investitorët ndërkombëtarë”, tha ministri Durmishi.
Investimi i Cavo Otomotiv pritet të kontribuojë në rritjen e prodhimit industrial, eksporteve dhe transferimit të teknologjive moderne në industrinë automobilistike në vend.
Lajme
BDI i reagon VLEN-it për autostradën Shkup-Bllacë: Po flisni sipas logjikës kriminale të Mexhitit
BDI i ka reaguar komunikatës së VLEN-it, në të cilën, ata thonë se reagimet e Integristëve për autosatradën Shkup-Bllacë, janë për shkak se autostrada nuk kalon në tokat e tyre.
Në reagimin e BDI-së, thuhet se kjo është mendësia politike e Izet Mexhitit.
“Njerëzit zakonisht gjykojnë të tjerët sipas vetes. Prandaj, kur dëgjojnë për një projekt strategjik, mendja u shkon menjëherë te parcelat, pronat, fitimet dhe interesat private.
Për Izet Mexhitin, i cili për dy dekada e ka trajtuar pushtetin si instrument për ndërtimin e rrjeteve të interesit, është e vështirë të kuptojë se dikush mund të mbrojë një autostradë sepse është e rëndësishme për qytetarët, për ekonominë dhe për lidhjen strategjike me Kosovën.
Në vend që të përgjigjet pse për gati dy vite projekti u zvarrit, pse u diskutua degradimi i tij nga autostradë në rrugë magjistrale dhe pse u rrezikua një korridor me rëndësi kombëtare, Izet Mexhiti zgjedh të shpikë teori konspirative për toka dhe interesa private.
Kjo është metoda e vjetër: kur mungojnë rezultatet, prodhohen akuza. Kur mungojnë argumentet, kryhen shpifje”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Sipas tyre qytetarët nuk presin shpifje por presin përgjigje pse u vonua projekti dhe pse u tentua ndryshimi i karakterit të tij.
“Dhe pse sot po paraqitet si sukses i VLEN-it një projekt që ishte projektuar, financuar dhe nisur shumë kohë para ardhjes së tyre në pushtet?
Sa herë që Izet Mexhiti flet për toka, prona dhe interesa private, ai në fakt flet për botëkuptimin e tij politik.
Nëse Vlen disponon prova për çfarë do veprimi të kundërligjshëm, le t’i dorëzojë ato në organet kompetente. Në të kundërtën, shpifjet publike mbeten vetëm një mjet për ta larguar vëmendjen nga mungesa e rezultateve dhe nga premtimet e pambajtura.
BDI do të vazhdojë të mbrojë interesin publik dhe projektet strategjike, ndërsa qytetarët do të gjykojnë vetë se kush po flet për autostrada dhe kush po flet për parcela”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
