Connect with us

Lajme

“Nuk kupton asgjë”, Trump shpërthen ndaj Netanyahut: Ndalo sulmet, mos mino paqen

Sipas raportimeve të fundit të mediave ndërkombëtare, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pas një sulmi të kryer në periferitë e Bejrutit, zonë e konsideruar si bastion i Hezbollahut.

Trump ka shprehur zemërim të fortë duke e quajtur vendimin e Izraelit të tepruar dhe të papërshtatshëm në një moment delikat diplomatik, ku po diskutohej një marrëveshje paqeje me Iranin.

Në deklaratat e tij, Trump ka theksuar se sulmi nuk duhej të ndodhte, veçanërisht në një kohë kur, sipas tij, palët ishin afër një marrëveshjeje të rëndësishme me Teheranin. Ai ka pretenduar se veprimi ushtarak ka prishur përkohësisht ritmin e negociatave dhe ka shkaktuar tensione të reja mes aleatëve.

Nga ana tjetër, zyrtarë izraelitë kanë reaguar duke e konsideruar kritikën e Trump si një “goditje në fytyrë”, duke theksuar se operacioni ushtarak është kryer në përgjigje të sulmeve të mëparshme nga Hezbollahu ndaj territorit izraelit. Sipas tyre, veprimet ushtarake janë pjesë e të drejtës së vetëmbrojtjes dhe janë të justifikuara nga situata e sigurisë.

Mediat raportojnë gjithashtu se komunikimi mes SHBA-ve dhe Izraelit është tensionuar, me Trump që ka shprehur pakënaqësi edhe për mënyrën sesi është menaxhuar koordinimi ushtarak, duke pretenduar se ai është informuar me vonesë për sulmin.

Pavarësisht përplasjes, nga Shtëpia e Bardhë është bërë e ditur se një memorandum mirëkuptimi me Iranin pritet të nënshkruhet fillimisht në formë elektronike dhe më pas fizikisht në Evropë, duke treguar se administrata amerikane po përpiqet të vazhdojë procesin diplomatik.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa ekspertët ndërkombëtarë e shohin këtë përplasje si pjesë të një loje më të gjerë presioni diplomatik mbi Iranin dhe aktorët rajonalë në Lindjen e Mesme.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ademi, VLEN-it: Si do ta shkarkoni të zgjedhurit me vota nëse nuk e zbatojnë ligjin?

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj pretendimeve të VLEN-it lidhur me mekanizmat e zbatimit të Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, duke ngritur dilema serioze mbi zbatueshmërinë e masave ndëshkuese të paralajmëruara nga përfaqësuesit e koalicionit qeveritar.

Sipas Ademit, VLEN po pretendon se në rast të mosrespektimit të ligjit, si masë ndëshkuese parashihet shkarkimi i udhëheqësit të institucionit, ndonëse një dispozitë e tillë nuk ekziston në tekstin e ligjit.
“Sipas VLEN-it, nëse nuk respektohet Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, si masë ndëshkuese parashihet shkarkimi i udhëheqësit të institucionit, megjithëse kjo nuk shkruan askund.

Këtu shtrohet një pyetje legjitime: nëse ky ligj nuk respektohet nga Presidenti i shtetit ose nga kryetarët e komunave, si do të zbatohet masa e shkarkimit ndaj tyre? Cili është mekanizmi ligjor për mbajtjen e tyre përgjegjës? A ka VLEN përgjigje konkrete për këtë çështje?”, pyet Ademi.

Continue Reading

Lajme

Liridon Latifi dhe Ibrahim Alhassan largohet nga Shkëndija

Shkëndija ka njoftuar se mesfushori nigerian Ibrahim Alhassan nuk do të jetë pjesë e skuadrës në sezonet e ardhshme, pasi kontrata e tij me klubin ka skaduar me përfundimin e sezonit 2025/26.

Pas dy vitesh të kaluara me fanellën kuqezi, palët ndajnë rrugët me respekt dhe mirënjohje të ndërsjellë, duke i uruar njëra-tjetrës suksese në vazhdim.

Alhassan iu bashkua Shkëndijës në verën e vitit 2024 dhe gjatë qëndrimit të tij në Tetovë ishte një nga lojtarët e rëndësishëm të mesfushës. Në sezonin e tij të parë kontribuoi në fitimin e titullit kampion, ndërsa një vit më vonë ishte pjesë e skuadrës që realizoi suksesin më të madh në historinë e klubit në arenën ndërkombëtare.

Mesfushori 25-vjeçar ndihmoi ekipin në kualifikimin historik në fazën e Ligës së UEFA Conference League, si dhe në arritjen deri në fazën play-off të këtij kompeticioni, duke lënë gjurmë në një periudhë të suksesshme për klubin tetovar.

Shkëndija e ka falënderuar Alhassanin për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij.

Continue Reading

Lajme

Artim Pollozhani emërohet trajner i ri i Shkëndijës

Shkëndija ka zyrtarizuar përbërjen e plotë të stafit teknik që do të udhëheqë skuadrën në sezonin e ri garues, me objektiva të qarta për sukses në garat vendore dhe paraqitje sa më dinjitoze në arenën europiane.

Në krye të stafit teknik është emëruar ish-kapiteni i skuadrës, Artim Pollozhani, i cili merr detyrën e shefit të stafit teknik. Pollozhani është një emër i njohur për klubin kuqezi, duke qenë më herët pjesë e tij si futbollist dhe kapiten, ndërsa pas përfundimit të karrierës si lojtar ka vijuar të angazhohet në role të ndryshme teknike dhe drejtuese në futboll.

Në stafin e ri, Bekim Osmani do të shërbejë si ndihmës trajner i tij, ndërsa Kushtrim Voka i bashkohet ekipit si asistent dhe video-analist. Saladin Mustafi vazhdon rolin e trajnerit të portierëve, kurse Saimir Fetahi mbetet përgjegjës për përgatitjen kondicionale të skuadrës.

Me këtë strukturë të re, Shkëndija synon të ndërtojë një ekip konkurrues dhe të përmbushë objektivat e vendosura për sezonin e ri. Ekipi do të udhëtojë sonte drejt Sllovenisë, ku do të zhvillojë fazën përgatitore para nisjes së garave zyrtare.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme1 minute ago

Ademi, VLEN-it: Si do ta shkarkoni të zgjedhurit me vota nëse nuk e zbatojnë ligjin?

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj pretendimeve të VLEN-it lidhur me mekanizmat e zbatimit të Ligjit...

Lajme2 minutes ago

Liridon Latifi dhe Ibrahim Alhassan largohet nga Shkëndija

Shkëndija ka njoftuar se mesfushori nigerian Ibrahim Alhassan nuk do të jetë pjesë e skuadrës në sezonet e ardhshme, pasi...

Lajme4 minutes ago

Artim Pollozhani emërohet trajner i ri i Shkëndijës

Shkëndija ka zyrtarizuar përbërjen e plotë të stafit teknik që do të udhëheqë skuadrën në sezonin e ri garues, me...

Lajme6 minutes ago

Durmishi: Investim prej 21 milionë euro, do të ketë rreth 550 vende të reja pune në Tetovë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka përshëndetur investimin e ri të kompanisë ndërkombëtare Cavo Otomotiv në Zonën Zhvillimore...

Lajme8 minutes ago

BDI i reagon VLEN-it për autostradën Shkup-Bllacë: Po flisni sipas logjikës kriminale të Mexhitit

BDI i ka reaguar komunikatës së VLEN-it, në të cilën, ata thonë se reagimet e Integristëve për autosatradën Shkup-Bllacë, janë...

Lajme9 minutes ago

VLEN: Piskamat e BDI-së për Autostradën Shkup-Bllacë kanë vetëm një arsye, nuk kalon te tokat e tyre!

VLEN tha se reagimet e opozitës në lidhje me autostradën Shkup-Bllacë, janë vetëm për arsyet që projekti “nuk kalon aty...

Lajme32 minutes ago

As ‘lëmoshat’ e Kurtit nuk bëjnë punë: Bie numri i lindjeve, kosovarët nuk po duan më shumë fëmijë

Pavarësisht subvencioneve dhe pagesave që Qeveria e Kosovës jep për fëmijët e porsalindur, numri i lindjeve ka vazhduar të bjerë....

Lajme48 minutes ago

Doc.Dr. Valon Ameti: Alarm për Maqedoninë e Veriut: Pagat rriten, por qytetarët varfërohen

Nga: Doc.Dr. Valon Ameti Ky shkrim ofron një analizë të detajuar të performancës makroekonomike të Maqedonisë së Veriut, duke e...

Lajme53 minutes ago

VLEN: Autostrada nuk kalon te tokat e tyre, prandaj po bërtasin

Piskamat e BDI-së për Autostradën Shkup-Bllacë kanë vetëm një arsye; trasa nuk kalon aty ku për vite janë bërë hesape...

Lajme11 hours ago

Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

Ardit Bido, deputeti i PS-së në zonën e Vlorës, ka komentuar marshimin e djeshëm në Rinas, ku protestuesit u mblodhën...

Trending