Lajme
Ftesa e Macron për një drekë zyrtare/ Rama mbi dy orë në Pallatin Elysee, reagon presidenti francez: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi sot në Paris vizitë zyrtare me një drekë pune në Pallatin Elysee, aty ku qëndroi mbi dy orë, me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron.
Vizita zhvillohet në kuadër të dialogut politik të nivelit të lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, për forcimin mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve, dialogun për qasjen e re ndaj procesit të anëtarësimit, për të cilën kryeministri i Shqipërisë ka qenë një ndër zërat më nxitës, si edhe samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara.
I sotmi është në vijimësi të takimeve ndërmjet dy liderëve, të cilët janë takuar zyrtarisht në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe maj 2025, ndërkohë që janë zhvilluar rregullisht takime në formate të ndryshme multilaterale dhe kontakte telefonike.
Shqipëria vlerëson rolin e Francës dhe angazhimin personal të Presidentit Macron në promovimin e një qasjeje të re ndaj Ballkanit Perëndimor dhe në mbështetjen e perspektivës europiane të rajonit. Në këtë kontekst, vizita në Paris pritet të riafirmojë vullnetin e përbashkët për thellimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe për avancimin e mëtejshëm të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
Pas bisedimeve, Macron reagoi në platformën “X”, ku vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës, duke theksuar bashkëpunimin në fusha si inovacioni, arsimi, kultura dhe turizmi, ndërsa rikonfirmoi mbështetjen e Francës për integrimin europian të Shqipërisë dhe vazhdimin e reformave në rrugën drejt BE-së.
“Mirë se erdhe, i dashur Edi Rama! Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës janë shumë të mira në inovacion, arsim, kulturë dhe turizëm tregojnë afërsinë tonë.
Ne dëshirojmë t’i japim një shtysë të re këtij partneriteti, duke forcuar më tej bashkëpunimin ekonomik dhe atë në mbrojtje. Franca rikonfirmon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për vazhdimin e reformave të nevojshme në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Macron.
Lajme
Deputeti Adnan Azizi godet Bajram Rexhepin: Shtyllat e shkollës në Sellcë u kalbën duke pritur investimet tuaja
Deputeti i VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepit, duke e akuzuar për dështime të shumta gjatë 22 viteve të qeverisjes së BDI-së dhe duke i kujtuar mungesën e projekteve konkrete në Tetovë dhe rrethinë.
Përmes një reagimi publik, Azizi ironizon me thirrjet e Rexhepit për referendum, duke thënë se para se të flasë për “kauza të mëdha”, duhet fillimisht të përballet me qytetarët e Sellcës dhe Tetovës për të parë nëse ata mbajnë mend qoftë edhe një projekt të realizuar nga ai dhe partia e tij.
“Luftë bëmë në vitin 2001, Marrëveshjen e Ohrit e fituam, pastaj ju dhamë 22 vite pushtet qendror, pushtet lokal, gjysmën e qeverisë, ministra sa të duash, gjykatës e prokurorë me telefonata, madje edhe kryeministër teknik. Me pak fjalë, ju dhamë gjithçka: gjak, mund, djersë dhe rini”, shprehet Azizi në reagimin e tij.
Ai numëron një varg problemesh që, sipas tij, kanë mbetur si trashëgimi e qeverisjes së BDI-së: emrat e rrugëve të pandryshuar, deponitë e egra në Tetovë, qentë endacakë, mungesën e ujit të pijshëm, si dhe zbrazjen e Pollogut nga rinia që mori rrugën e mërgimit.
Në reagimin e tij, Azizi ndalet veçanërisht te Sellca, duke e akuzuar Rexhepin se nuk arriti të realizojë as rrugën e fshatit, ndërsa investimet në shkollë mbetën vetëm premtime. Sipas tij, banorët pritën për më shumë se dy dekada, derisa projektet nisën të lëvizin vetëm pas ardhjes së Bilall Kasamit në krye të Komunës së Tetovës.
“Prandaj, para se të mbash ligjërata për referendume e kauza të mëdha, ndoshta bëj një referendum me banorët e Sellcës dhe të Tetovës: a e mbajnë mend ndonjë projekt tuajin?”, thekson Azizi.
Deputeti i VLEN-it kujton se përgjigjja e parë ndaj BDI-së, sipas tij, tashmë është dhënë në zgjedhje, ku kjo parti ka humbur dy herë radhazi në Tetovë me rreth 5 mijë vota diferencë. Megjithatë, ai paralajmëron se “përgjigjja më e fuqishme ende nuk ka ardhur”, duke aluduar në zgjedhjet e ardhshme.
Në fund, Azizi akuzon BDI-në se, në vend të reflektimit dhe kërkimfaljes për dështimet e 22 viteve, vazhdon me shpifje, propagandë dhe arsyetime, ndërsa qytetarët – sipas tij – nuk harrojnë rrugët e pabëra, projektet e munguara dhe premtimet e harruara.
https://www.facebook.com/share/p/1DsG3EdMdj/
Lajme
Kasami pret në Tetovë ish-ministrin e jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur sot në një takim zyrtar ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. Ky takim u vlerësua si një moment i veçantë, duke konfirmuar lidhjet e ngushta mes dy vendeve.
Diskutime për zhvillimin ekonomik Gjatë bisedimeve, fokusi kryesor ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh. Kasami dhe Çavuşoğlu diskutuan mbi mundësitë konkrete për të intensifikuar marrëdhëniet, me theks të veçantë në projekte që do t’i shërbejnë zhvillimit ekonomik dhe progresit të përgjithshëm të rajonit.
Vlerësim për miqësinë historike Kryetari Kasami e përshëndeti z. Çavuşoğlu si një mik të madh të shqiptarëve, duke shprehur nder dhe kënaqësi për vizitën e tij në Tetovë. Ky takim rikonfirmon përkushtimin e vazhdueshëm për të ndërtuar ura bashkëpunimi që sjellin përfitime të ndërsjella dhe stabilitet në zhvillimin e mëtejshëm.
Lajme
Drejtori i Shkollës Shqipe, Agron Dedivanaj, në 10-vjetorin e Fondit Humanitar Trieshi
Në kuadër të shënimit të 10-vjetorit të themelimit të Fondi Humanitar Trieshi dhe aktivitetit për mbledhjen e fondeve, ndër të pranishmit në këtë mbrëmje të veçantë humanitare ishte edhe drejtori i Shkollës Shqipe, Agron Dedivanaj.
Pjesëmarrja e tij në këtë organizim u vlerësua si një mbështetje e rëndësishme për aktivitetet humanitare dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave të komunitetit shqiptar në diasporë. Gjatë mbrëmjes u theksua rëndësia e ruajtjes së vlerave kombëtare, edukimit të brezave të rinj dhe kultivimit të frymës së solidaritetit që karakterizon komunitetin tonë.
Mbrëmja u zhvillua në një atmosferë vëllazërore dhe festive, duke bashkuar bashkëvendës, miq, veprimtarë dhe donatorë të shumtë, të cilët kontribuuan në mbështetjen e kauzave humanitare të fondit. Në këtë përvjetor të rëndësishëm u vlerësua puna dhe përkushtimi i të gjithë atyre që gjatë një dekade kanë ndihmuar në realizimin e misionit humanitar të fondit.
Prania e drejtorit Agron Dedivanaj dëshmoi edhe një herë gatishmërinë për të mbështetur nisma që forcojnë unitetin, bashkëpunimin dhe ndihmën reciproke brenda komunitetit shqiptar.
Në fund të mbrëmjes, organizatorët shprehën mirënjohjen e tyre për të gjithë pjesëmarrësit dhe mbështetësit, duke theksuar se suksesi i këtij aktiviteti është rezultat i përkushtimit dhe solidaritetit të përbashkët.
Ja postimi plotë:
Me një pjesëmarrje të gjerë dhe atmosferë të ngrohtë vëllazërore, u zhvillua me shumë sukses mbrëmja humanitare kushtuar mbledhjes së fondeve dhe shënimit të 10-vjetorit të themelimit të “Fondit Humanitar Trieshi” në Miçigen.
Ky manifestim mblodhi bashkë bashkëvendës, miq, veprimtarë dhe donatorë të shumtë, të cilët me praninë dhe kontributin e tyre dëshmuan edhe një herë shpirtin e solidaritetit, humanizmit dhe përkushtimit ndaj kauzave të përbashkëta. Gjatë mbrëmjes u kujtuan rrugëtimi dhe aktivitetet e fondit ndër vite, duke vlerësuar punën e palodhshme të të gjithë atyre që kanë kontribuar në themelimin, zhvillimin dhe forcimin e kësaj organizate humanitare.
Dhjetë vite aktivitet janë një dëshmi e qartë e suksesit dhe besimit që komuniteti i Trieshit ka ndërtuar përmes veprave konkrete humanitare, duke ndihmuar familje në nevojë, studentë, projekte komunitare dhe shumë iniciativa të tjera me rëndësi shoqërore.
Në emër të Fondit Humanitar Trieshi, shprehim mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë pjesëmarrësit, sponsorët dhe donatorët që mbështetën këtë mbrëmje dhe kontribuan në realizimin e objektivave tona humanitare. Kontributi i secilit është një vlerë e çmuar dhe një investim i drejtpërdrejtë në forcimin e solidaritetit dhe ndihmës ndaj atyre që kanë nevojë.
Pas përfundimit të procesit të administrimit dhe verifikimit nga ana e arkëtarëve, me përpikëri dhe transparencë të plotë do të bëhet publikimi i shumës së përgjithshme të fondeve të grumbulluara, si dhe evidentimi i të gjithë donatorëve që kontribuuan në këtë aktivitet. Në këtë mënyrë do të sigurohet një pasqyrë e saktë dhe e plotë e rezultateve të kësaj mbrëmjeje të suksesshme humanitare.
Edhe një herë, falënderojmë të gjithë ata që me praninë, mbështetjen dhe bujarinë e tyre kontribuuan në suksesin e kësaj ngjarjeje të veçantë. Së bashku vazhdojmë misionin tonë humanitar, duke ruajtur vlerat e unitetit, solidaritetit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
