Connect with us

Sport

Haaland shpërthen pas eliminimit nga Anglia: Vendimet e gjyqtarëve na kushtuan

Erling Haaland ka reaguar pas eliminimit të Norvegjisë nga Kupa e Botës 2026, duke shprehur zhgënjim për humbjen 2-1 ndaj Anglisë pas vazhdimeve në çerekfinale dhe duke kritikuar disa vendime të gjyqtarëve që, sipas tij, ndikuan në rezultatin përfundimtar.

Sulmuesi norvegjez tha se skuadra e tij meritonte më shumë nga kjo përballje dhe se diferenca u bë nga detajet e vogla.

“Është shumë e vështirë ta përshkruaj atë që ndiej tani. Mendoj se meritonim më shumë. Ishim vetëm një hap larg eliminimit të Anglisë”, deklaroi Haaland.

Ai theksoi se Norvegjia duhet të jetë krenare për paraqitjen në turne, pavarësisht eliminimit.

“Ka një ndjenjë boshllëku, por njëkohësisht jemi krenarë që luajtëm një çerekfinale kundër Anglisë dhe i dhamë një betejë të fortë”, u shpreh ai.

Haaland u ndal edhe te episodet e diskutueshme të ndeshjes, duke thënë se vendimet në situatat 50-50 shkuan në favor të kundërshtarit.

“Këto janë momentet e vogla që vendosin fatin e ndeshjeve në Kupën e Botës. Kundër Brazilit patëm fatin në anën tonë, por sot vendimet shkuan kundër nesh. Kur përballesh me një ekip si Anglia, kjo e vështirëson gjithçka”, tha sulmuesi.

Ai iu referua edhe golit të anuluar të Norvegjisë, i cili u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për një faull të tij ndaj Elliot Anderson gjatë një goditjeje nga këndi.
“Më shtyjnë në pothuajse çdo duel të tillë. Është zhgënjyese, por këto janë pjesë e futbollit”, deklaroi Haaland.

Pavarësisht eliminimit, ylli i Manchester Cityt beson se Botërori 2026 ka ndryshuar perceptimin për Norvegjinë në skenën ndërkombëtare.

“Mendoj se ky turne e ka ndryshuar Norvegjinë. Jam krenar për skuadrën dhe shpresoj që edhe norvegjezët të jenë krenarë për ne. Ajo që kemi arritur është një sukses i madh”, përfundoi ai.

Haaland e mbylli Botërorin 2026 me shtatë gola në pesë ndeshje, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar të turneut.

Sport

Norvegjia dhe Anglia zbulojnë 11-shet titullare për duelin çerekfinal të Botërorit

Norvegjia dhe Anglia përballen sonte, të shtunën, duke nisur nga ora 23:00, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kampionatit Botëror 2026.

Para nisjes së këtij takimi, trajnerët Stale Solbakken dhe Thomas Tuchel kanë bërë publike formacionet zyrtare të skuadrave të tyre.

Te përfaqësuesja norvegjeze, lëvizja e vetme më e dukshme krahasuar me ndeshjen e fituar ndaj Brazilit është në krahun e majtë të sulmit, ku Andreas Schjelderup e nis nga fillimi në vend të Antonio Nusës.

Në repartin ofensiv të Norvegjisë, Erling Haaland mbetet figura kryesore, ndërsa në mbështetje të tij do të jenë edhe Martin Odegaard dhe Alexander Sorloth.

Nga ana tjetër, Anglia e ka vendosur Ezri Konsan në krahun e djathtë të mbrojtjes për shkak të mungesës së alternativave, ndërsa John Stones do ta nisë ndeshjen në qendër të mbrojtjes.

Po ashtu, nga minuta e parë për anglezët do të aktivizohen edhe Anthony Gordon dhe Noni Madueke, së bashku me emrat e zakonshëm si Jude Bellingham dhe Harry Kane.

Formacionet zyrtare:

https://x.com/eurofootcom/status/2076028357599252767

Norvegjia: Nyland; Ryerson, Ajer, Heggem, Ëolfe; Odegaard, Berge, Berg; Sorloth, Haaland, Schjelderup.

Anglia: Pickford; O’Reilly, Guehi, Stones, Konsa; Rice, Anderson; Gordon, Bellingham, Madueke; Kane.

Continue Reading

Sport

Sonte Gjoni Palokaj ndeshet me çeçenin Machaev

Ka probleme për çeçenin, shkaku i peshës.

Mago Machaev nuk ka arritur ta bëjë peshën. Në momentin zyrtar të matjes, ai ishte 1.2 kg mbi limit. Ndërsa, Gjoni Palokaj e ka bërë peshën sipas rregullave.

Pas matjes, Machaevit iu dhanë edhe 2 orë kohë shtesë për t’i hequr 1.2 kg, por nuk ia doli. Ai arriti të humbte vetëm 100 gramë, kështu që mbeti 1.1 kg mbi peshën e lejuar.

Ndërkohë, organizata e pyeti Gjonin dhe trajnerin e tij, David Palokaj, nëse dëshironin që ndeshja të zhvillohej. Trajneri David Palokaj pranoi dhe tha: “Po.”

Për shkak se nuk e bëri peshën sipas rregullave, Oktagon ia hoqi Machaevit rripin e kampionit.

Kjo do të thotë se, edhe nëse Machaev fiton ndeshjen, ai nuk mund ta rikthejë rripin e kampionit. Ndërsa, nëse Gjoni fiton, ai do të shpallet kampion dhe do ta marrë rripin.

Continue Reading

Sport

Botërori 2026: Norvegjia dhe Anglia përballen për një biletë në gjysmëfinale

Botërori 2026 hyn në fazën vendimtare, teksa sonte në mbrëmje në stadiumin “Hard Rock” në Miami do të zhvillohet një nga përballjet më të shumëpritura të çerekfinaleve. Norvegjia dhe Anglia do të luftojnë për një biletë në gjysmëfinale, në një sfidë ku vëmendja do të jetë e përqendruar te dy sulmuesit më në formë të momentit, Erling Haaland dhe Harry Kane.

Fituesi i këtij takimi do të përballet në gjysmëfinale me skuadrën që do të dalë triumfuese nga çifti Argjentinë–Zvicër.

Norvegjia vjen me moral të lartë pas suksesit historik ndaj Brazilit në fazën e 1/8-ave. Trajneri Ståle Solbakken pritet t’i besojë të njëjtit formacion që eliminoi pesë herë kampionët e botës.

Nyland do të jetë në portë, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Pedersen, Ajer, Heggem dhe Wolfe. Në mesfushë do të luajnë Berge, Berg dhe kapiteni Martin Ødegaard, i cili do të ketë detyrën të organizojë lojën. Në repartin ofensiv, Haaland do të udhëheqë sulmin, i mbështetur nga Sørloth dhe talenti Antonio Nusa.

Edhe Anglia synon të vazhdojë rrugëtimin drejt titullit botëror. Trajneri Thomas Tuchel pritet të bëjë vetëm dy ndryshime në formacion, njëri prej tyre i detyruar pas pezullimit të Quansah.

Jordan Pickford do të mbrojë portën, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen Spence, Guehi, Konsa dhe O’Reilly. Në mesfushë do të luajnë Declan Rice dhe Elliot Anderson, me Jude Bellingham në rolin e organizatorit pas sulmuesit Harry Kane. Në krahët e sulmit pritet të aktivizohen Madueke dhe Gordon.

Përballja pritet të jetë një nga më të fortat e këtij Botërori, me dy skuadra që synojnë gjysmëfinalen dhe me një duel të veçantë mes Haaland dhe Kane, dy prej golashënuesve më të spikatur të futbollit botëror.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme41 minutes ago

Ra në lumin Mat gjatë stërvitjes me litar, humb jetën alpinisti dhe speleologu Erkin Lika

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Klos, ku ka humbur jetën 38-vjeçari Erkin Lika, i njohur për pasionin e tij...

Lajme18 minutes ago

Ndërron jetë ish Emiri i Katarit, Hamad bin Khalifa Al Thani

Katari ka njoftuar vdekjen e ish-emirit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, i cili drejtoi shtetin e Gjirit nga viti...

Sport3 minutes ago

Haaland shpërthen pas eliminimit nga Anglia: Vendimet e gjyqtarëve na kushtuan

Erling Haaland ka reaguar pas eliminimit të Norvegjisë nga Kupa e Botës 2026, duke shprehur zhgënjim për humbjen 2-1 ndaj...

Lajme23 minutes ago

Gruevski mohon pronësinë e apartamenteve të konfiskuara: Nuk kanë qenë kurrë të miat

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka mohuar në rrjetet sociale se apartamentet e sekuestruara në rastin “Parcelat në Vodno” janë të tijat....

Lajme32 minutes ago

Rama: Shqipëria nuk do të vendosë veto ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se edhe nëse Shqipëria bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, nuk do ta përdorë të...

Lajme44 minutes ago

Lidhja Shqiptare zgjodhi kryesinë, Elmi Aziri kryetar i Kuvendit, ja emrat e tjerë

Përbërja e re e Kuvendit të Lidhjes Shqiptare në Strugë mbajti mbledhjen e parë konstituive në të cilën u diskutuan...

Lajme46 minutes ago

Shtetasi rumun humbet malit të Matkës, gjendet në orët e para të mëngjesit

Pas një operacioni prej 6 orësh të koordinuar mes institucioneve, është gjetur shtetasi rumun i cili në ora 21 të...

Lajme11 hours ago

Mexhiti për EuroNews: Jemi dakorduar me kryeministrin që të gjitha provimet profesionale të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se partnerët e koalicionit qeveritar janë dakorduar me kryeministrin Hristijan Mickoski për zbatimin...

Sport12 hours ago

Norvegjia dhe Anglia zbulojnë 11-shet titullare për duelin çerekfinal të Botërorit

Norvegjia dhe Anglia përballen sonte, të shtunën, duke nisur nga ora 23:00, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kampionatit...

Lajme13 hours ago

Tërmet në Kosovë, ndihet edhe në Maqedoni

Një tërmet me magnitudë 2.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Kosovë. Sipas të dhënave...

Trending