Connect with us

Lajme

Bajram Rexhepi letër mërgimtarëve: Mirë se vini në vendëlindje, por sheshi Iliria është bë Marshall TITO

Të dashur mërgimtarë,

Mirësevini në vendlindje.

Jam i vetëdijshëm se kësaj rradhe do të ballafaqoheni me shumë befasi të pakëndshmë dhe trishtuese, por ky është realiteti jonë. Për shumë pak kohë – për 2 vjet shumë gjëra kanë ndryshuar për së mbrapshti.

Që në kufi do ta ndjeni arrogancën dhe cinizmin e realitetit të ri, sepse bota serbe po e kthen Maqedoninë te maqedonasit. Mos u ankoni kur ti shifni shumicën e tabelave të reja në rrugë pa gjuhën shqipe, sepse për cdo ankesë, mund të ju keqtrajtojnë dhe nuk ka kush të ju mbrojë.Ato që duhet të ju mbrojnë, janë përulur në mënyrë të turpshme dhe nuk guxojnë as zërin ta nxjerrin para padronëve te tyre.

Kur të hyjni në Tetovë, mos u çuditni kur të shifni se te Monopoli, ku duheshte të jetë një memorial për të kujtuar masakrat më çnjerëzore ndaj stërgjyshërve tonë, sot bëhet biznes. Ato prona përreth që kanë një vlerë mbi 5 milion Euro, komuna i ka shitur për 7000 Euro. Nuk kam bërë gabim te zerot pra ( shtatë mijë Euro ). Nga 1 Euro për metër katëror.

Bulevardi që do të ju dërgojë deri ne shesh, nuk quhet më ILIRIA , por ja kanë kthyer Marshall Tito. Më trishton fakti që cfarë emocionesh mund të ju zgjojë ky ndryshim, sepse do të ju kthej mbrapa kujtimet kur na vrisnin për flamur, për universitet, kur një pjesë e madhe e juaja keni dergjur për dekada të tëra burgjeve, vetëm pse ishi shqiptarë. Kur shteti donte që ne mos të ekzisostojmë, dhe të na zhduk të gjithëve.

Mos kërkoni vendparkim sepse është e vështirë të gjeni. Ato i kanë uzurpuar hajdutët.Dhe, e di që duke kërkuar një vendparkim me siguri do kaloni te rruga “ Jugoslovenska Narodna Armija”… ufff rrënqethem kur e mendoj se juve më të moshuarve cfarë trishtimi do ju ringjall ky emër. Prindër apo familjarë të kthyer në arkivol, masakra si ajo e Tivarit, Monopolit, gjenocidit të Kosovës, apo plane të pafundme shfarosëse për ne.

Kur të mbërini në shtëpi , mos u habitni kur të gjeni letrat e përmbaruesve, apo se mund të ju kenë bllokuar pasuritë, sepse shërbimin e mbeturinave e kanë shitur. Edhe nga cmimet mos u befasoni se janë rritur në nivele drakonike, në ndërkohë që kur të dilni në qytet kundërmon era e mbeturinave dhe papastërtisë.

Planet mos i bëni që të keni ujë pa ndërprerje, mund të ju ndodh që mos të këni aspak. Edhe kanalizimet mund ti keni të bllokuara, sepse kycjet e reja qe behën te ujësjëllësi dhe kanalizimi nuk janë bërë në bazë të ndonjë plani që llogarit kapacitetet e tyre, sepse planifikimin nuk e bëjnë njerëz profesionist, por hajdutët. As gjelbërim mos kërkoni, sepse drunjtë po i presin cdo ditë dhe qyteti po betonizohet.

Nëse nuk e keni patjetër, mos shkoni të kërkoni ndonjë shërbim në administratë, sepse trajtimi atje do të jetë tejet armiqësor. Ju ruajt zoti që mos të sëmureni sepse edhe në spitali po i largohjnë cdo ditë mjekët e mirë.

Shmangni sa të mundeni që të dilni me veturë nëpër qytet, sepse kjo do të jetë tmeruese për ju. Mund të shijoni bukuritë e perfiresë së qytetit, atje ku hajdutët nuk kanë arritur ende ta shkatërrojnë, por sikur të ju bie rruga në Kodër të Diëllit, pamja e parë që do ju del përpara është një kryq I madh, të cilin e ka vendosur bota serbe në koordinim me komunën e Tetovës.
Nëse shifni ndonjë asfalt që e kanë shtruar, vitin e ardhshëm nuk do jetë i njëjti, sepse është vetëm 1-2 cm, dhe ky asfalt është ekzemplari më i qartë i kamuflazhit të hajnisë së tyre. Ambalazh i një brendësie të kalbur e të kriminalizuar. Këtë e kanë bërë me para nga Hungaria, Kina e Rusia vetëm për të gënjyer dhe fshehur nijetin e tyre të vërtetë antishqiptar. Por , ato para do ti paguajm ne të gjithë dhe me një kosto maramendëse.

Të dashur mërgimtarë, ju do të ballafaqoheni edhe me shumë anomali dhe çmenduri tjera këtu , si këto më sipër që po ndodhin viteve të fundit dhe që nuk mund ti rradhisim të gjitha, por në vend të kësaj liste të gjatë unë dua të ju them se edhe ne ndjejmë përgjegjësi për shumë punë që nuk kanë përfunduar dhe shumë gabime që edhe Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë në të kaluarën, por kthim prapa sic ndodh sot dhe kështu keq, nuk ka qenë asnjëherë.

Ju uroj pushim të mbarë

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Mësuesja në Gjermani ishte në pushim mjekësor për gati 17 vjet, por merrte pagë të plotë

Një mësuese nga qyteti gjerman Duisburg është nën hetim nga prokuroria nën dyshimin për mashtrim, pasi për gati 17 vjet ka qenë vazhdimisht në pushim mjekësor, ndërsa ka vazhduar të marrë pagën e plotë, raporton gazeta “Welt”.

Prokuroria ka nisur procedurë ndaj saj pasi u zbulua se, ndonëse ishte nëpunëse shtetërore, gjatë kësaj periudhe nuk kishte mbajtur asnjë orë mësimi, por kishte vazhduar të përfitonte pagën e plotë.

Për këtë arsye, administrata rajonale ka urdhëruar pensionimin e saj të detyruar. Megjithatë, mësuesja e kundërshton vendimin dhe ka ngritur padi në Gjykatën Administrative në Dyseldorf, duke kërkuar që të vazhdojë të marrë pagën e plotë që përfitonte si nëpunëse aktive, në vend të pensionit të rregullt, i cili në rastin e saj do të ishte rreth 4 mijë euro në muaj.

Prokuroria kërkon dënim me burg dhe kthimin e 248 mijë eurove, për të cilat dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Një tjetër element që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është aktiviteti i saj privat. Edhe pse zyrtarisht ishte shpallur plotësisht e paaftë për punë, ajo zhvillonte një biznes privat me produkte kozmetike, për të cilin madje kishte marrë edhe një çmim për sipërmarrësi.

Rasti ka shkaktuar reagime edhe për shkak të mungesës së mësuesve në Duisburg. Qyteti përballet prej vitesh me mungesë serioze të kuadrit arsimor në 128 shkollat e tij, ku mësojnë rreth 70 mijë nxënës.

Për të tërhequr mësues të rinj, autoritetet lokale organizojnë fushata të posaçme, të cilat përfshijnë ture njohëse në qytet dhe përfitime si akomodim falas për një periudhë të përkohshme.

Continue Reading

Lajme

Është arrestuar në Deçan, Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

I dyshuari për vrasjen e 49-vjeçares, Arlinda Zekajt, është arrestuar dy ditë pasi kreu krimin.
Albert Sylaj u kap në Deçan nga Policia e Kosovës.

“Arrestimi është realizuar sonte, rreth orës 23:40, në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore”, njoftoi mbrëmë Policia e Kosovës.

Gjithashtu, ky institucion ka falënderuar qytetarët që kanë ndihmuar në lokalizimin e Sylajt.

Continue Reading

Lajme

Haxhiu në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në kuadër të vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut, ka qëndruar edhe te familja Sinani, ku siç bënë të ditur, ka qenë refugjate gjatë luftës së Kosovës, përcjell TV21.

Haxhiu, këtë veprim, siç njofton ajo, e ka bërë për “t’u çmallur, për të kujtuar dhe për të falënderuar familjen Sinani dhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, të cilët, në ditët më të vështira të luftës, na i hapën dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre”.

“Pas 27 vitesh, u ktheva aty ku kisha ardhur si fëmijë refugjat lufte.
U ktheva për t’u çmallur, për të kujtuar dhe për të falënderuar familjen Sinani dhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, të cilët, në ditët më të vështira të luftës, na i hapën dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre.
Mirënjohje e përjetshme për solidaritetin, bujarinë dhe humanizmin e tyre”, shkruan Haxhiu.

Gjatë ditës, Haxhiu ka realizuar takime bilaterale dhe është takuar edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut./TV21

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme4 hours ago

Mësuesja në Gjermani ishte në pushim mjekësor për gati 17 vjet, por merrte pagë të plotë

Një mësuese nga qyteti gjerman Duisburg është nën hetim nga prokuroria nën dyshimin për mashtrim, pasi për gati 17 vjet...

Lajme4 hours ago

Është arrestuar në Deçan, Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

I dyshuari për vrasjen e 49-vjeçares, Arlinda Zekajt, është arrestuar dy ditë pasi kreu krimin. Albert Sylaj u kap në...

Lajme17 hours ago

Haxhiu në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në kuadër të vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut, ka qëndruar edhe...

Lajme17 hours ago

Bora e parë e këtij viti në Maqedoni, ja ku po bie

Reshjet e borës kanë nisur sonte në rajonet më të larta të Maqedonisë perëndimore, ndërsa sipas informacioneve nga terreni, reshjet...

Lajme17 hours ago

Adnan Azizi: Dhjetëra ministra të BDI-së nuk e hapën kurrë çështjen e jurisprudencës, ne sjellim zgjidhje

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, në një intervistë për Pollogu.news, ka folur për zgjidhjen ligjore që mundëson dhënien e provimit...

Lajme1 day ago

Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me protestat e zhvilluara në Tiranë duke deklaruar se...

Lajme1 day ago

Mexhiti: Bashkëpunimi VLEN-VMRO është i mirë, synojmë ta bëjmë edhe më të mirë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka vlerësuar si të mirë bashkëpunimin mes VLEN-it dhe...

Lajme1 day ago

Tre të lënduar nga përplasja e një “Golf”-i me një “Audi” në Shkup

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkup, në kryqëzimin e...

Lajme1 day ago

Mjeku nga Tetova, Omer Xhemali, emerohet drejtor i Klinikes së Kardiokirurgjise në Zurich

Kardiokirurgu shqiptar nga Tetova, Prof. Dr. Omer Xhemali, është emëruar drejtor i Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë në Zurich, Zvicër. I...

Lajme1 day ago

Ndërpritet transmetimi live në Top Channel: Grida Duma bie pa ndjenja në hyrje të “Top Story”

Ditën e djeshme në mbrëmje në Top Chanel, në hyrje të emisionit Top Story ka rënë pa ndjenja Grida Duma...

Trending