Connect with us

Lajme

“Tre muaj pa furnizim me ujë në Gjashtë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar zvarritjen e punimeve për rrjetin shpërndarës të ujësjellësit në Gjashtë të Sarandës, duke akuzuar Bashkinë Sarandë dhe Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë për keqmenaxhim të fondeve publike. Sipas Zhupës, për projektin janë shpenzuar rreth 400 mijë euro me TVSH, ndërsa punimet vazhdojnë ende jashtë afatit kontraktor dhe me cilësi të papranueshme.

Ajo thekson se banorët e Gjashtës kanë mbetur pa furnizim me ujë prej më shumë se tre muajsh, në kulmin e sezonit turistik, duke e cilësuar situatën një dështim të rëndë të institucioneve përgjegjëse. Zhupa kërkon transparencë për përdorimin e fondeve, përgjegjësi për vonesat dhe llogaridhënie për kushtet në të cilat janë lënë banorët.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

400 mijë euro nga taksat e qytetarëve për rrjetin e ujësjellësit në Gjashtë, Sarandë dhe banorët nuk kanë uje ndërsa punimet vazhdojnë jashtë afateve me cilësi si në mesjetë!

Për ndërtimin e rrjetit shpërndarës të ujësjellësit në fshatin Gjashtë, Bashkia Sarandë, përmes Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë SH.A. është dhënë për 33.333.330 lekë pa TVSH (rreth 330 mijë euro, ose afërsisht 400 mijë euro me TVSH) kompanisë COGREN shpk.

Punimet vazhdojnë ende, megjithëse afati i kontratës ishte vetëm 8 muaj. Duhet ishte mbyllur në dhjetor 2025. Në terren gjithçka duket si një kantier i braktisurr: rrugë të hapura, baltë dhe punime primitive, sikur të ishim kthyer dekada pas në mesjetë.

Më e rënda është se banorët e Gjashtës kanë mbetur pa furnizim me ujë prej më shumë se tre muajsh. Në kulmin e sezonit turistik, familjet detyrohen të përballojnë një situatë të papranueshme, ndërsa protestat e tyre vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër. Ky është një dëm i madh për jetesën e tyre por edhe për turizmin!

Ku kanë shkuar këto qindra mijëra euro? Kush mban përgjegjësi për zvarritjen e punimeve, për mungesën e mbikëqyrjes dhe për vuajtjet që u janë shkaktuar banorëve?

Bashkia Sarandë nuk mund të fshihet pas justifikimeve. Ka detyrimin të japë llogari për vonesat, për cilësinë e punimeve dhe për faktin që qytetarët janë lënë pa një shërbim jetik për muaj të tërë, ndërkohë që paratë publike janë shpenzuar. Premtimet e fushatës kanë ngel vetëm propaganda e zakonshme pa rezultat konkret për banorët e Sarandës.

Lajme

Filipçe: Respekti për Ilindenin tregohet duke ndërtuar të ardhme më të mirë e jo duke bllokuar

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipce, sot nga Krusheva me rastin e 2 Gushtit – Ilindenit, tha se respekti i vërtetë për popullin e Ilindenit tregohet duke ndërtuar një të ardhme më të mirë, dhe jo duke mbetur i bllokuar në të kaluarën.

Në fjalimin e tij, Filipce u bëri homazh heronjve të Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës, duke theksuar se lufta e tyre ishte për liri, drejtësi dhe të drejtën e popullit maqedonas për të vendosur vetë për të ardhmen e vet.

-Sot në Krushevë u bëjmë homazh heronjve të Ilindenit dhe Republikës së Krushevës – atyre që luftuan për një Maqedoni të lirë dhe dinjitoze më shumë se një shekull më parë. Sakrifica e tyre nuk ishte për izolim. Nuk ishte për frikë. Nuk ishte për përçarje. Ata luftuan për liri, për drejtësi dhe për të drejtën e këtij populli për të vendosur vetë për fatin e vet. Sot, më shumë se një shekull më vonë, kemi detyrë të vazhdojmë në atë rrugë, tha Filipce.

Ai tha se Maqedonia nuk duhet të mbetet e bllokuar në të kaluarën dhe se nuk duhet të jetë një vend ku të rinjtë largohen, ku pensionistët mezi mbijetojnë, ku uji i pijshëm është i rrezikshëm, dhe institucionet i shërbejnë një rrethi të ngushtë njerëzish.

-Kujtimi i Ilindenit ka vlerë të vërtetë vetëm nëse na shërben për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Prandaj po luftojmë për një Maqedoni në të cilën sundon ligji, jo interesi partiak. Për një Maqedoni në të cilën ka ujë të pastër, paga të mira dhe perspektivë për të rinjtë – theksoi kryetari i LSDM-së.

Filipçe tha se vizioni i LSDM-së është që Maqedonia të jetë pjesë e familjes evropiane si një shtet i lirë, demokratik dhe i begatë.

-Ilindenasit luftuan kundër tiranisë së kohës së tyre. Sot lufta jonë është kundër korrupsionit, kundër izolimit dhe kundër patriotizmit të rremë që e mban shtetin në vend. Ne e kujtojmë të kaluarën. Por ne zgjedhim të ardhmen. Për shumë vite që do të vijnë, Ilinden! Rroftë Maqedonia – theksoi Filipçe, duke i uruar qytetarët për festën e Ilindenit.

Continue Reading

Lajme

Sali: Me respekt për historinë dhe përkushtim ndaj paqes e bashkëjetesës

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka uruar qytetarët me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës, duke vënë theksin te rëndësia e trashëgimisë historike dhe ndërtimi i një të ardhmeje të përbashkët.

Përmes një mesazhi publik, Sali ka nëvizuar se respekti ndaj historisë dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike përbëjnë bazën e bashkëjetesës në vend.

“Me rastin e Ditës së Republikës, shprehim respekt për trashëgiminë historike të shtetit tonë dhe parimet që na bashkojnë në ndërtimin e së ardhmes sonë të përbashkët. Me respekt për historinë dhe përkushtim ndaj vlerave të paqes, bashkëjetesës dhe së ardhmes së përbashkët. Gëzuar 2 Gushtin – Ditën e Republikës!”, ka shkruar Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali.

Continue Reading

Lajme

Daut Memishi inauguron fushën sportive me bar artificial në Përshefcë–Gllogjë, hapet edhe turneu në futboll të vogël

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka inauguruar mbrëmjen e së dielës fushën sportive në Përshefcë–Gllogjë, pas përfundimit të projektit për vendosjen e barit artificial, një investim i shumëpritur nga banorët.

Memishi theksoi se ky projekt ishte premtuar për dekada me radhë, por nuk ishte realizuar deri më tani, ndërsa tani u vihet në shërbim të rinjve dhe sportdashësve si një hapësirë moderne për aktivitete sportive dhe rekreative.

Në kuadër të ceremonisë u bë edhe hapja zyrtare e turneut në futboll të vogël, i cili pritet të mbledhë ekipe dhe të rinj nga zona, duke sjellë garë sportive, argëtim dhe shoqërim.

“Jam i lumtur që sot po ua dorëzojmë të rinjve dhe sportdashësve një hapësirë moderne, ku do të zhvillojnë aktivitetet sportive dhe do të krijojnë kujtime të bukura”, ka deklaruar Memishi.

Ai falënderoi banorët për mbështetjen dhe besimin, duke theksuar se Komuna e Tearcës do të vazhdojë të realizojë projekte në të gjitha vendbanimet, me qëllim përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe krijimin e hapësirave të reja për të rinjtë.

Continue Reading

TË FUNDIT

Sport9 hours ago

Indrit Çullhaj shpallet Kampion i Ballkanit, ngre sërish flamurin kuqezi në majën e podiumit

Xhudisti shqiptar Indrit Çullhaj ka shkruar një tjetër kapitull të artë në sportin shqiptar, duke u shpallur Kampion i Ballkanit...

Lajme10 hours ago

“Tre muaj pa furnizim me ujë në Gjashtë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar zvarritjen e punimeve për rrjetin shpërndarës të ujësjellësit në Gjashtë të Sarandës,...

Lajme10 hours ago

Filipçe: Respekti për Ilindenin tregohet duke ndërtuar të ardhme më të mirë e jo duke bllokuar

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipce, sot nga Krusheva me rastin e 2 Gushtit – Ilindenit, tha se respekti i vërtetë...

Lajme10 hours ago

Sali: Me respekt për historinë dhe përkushtim ndaj paqes e bashkëjetesës

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka uruar qytetarët me rastin e 2 Gushtit – Ditës...

Lajme10 hours ago

Daut Memishi inauguron fushën sportive me bar artificial në Përshefcë–Gllogjë, hapet edhe turneu në futboll të vogël

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka inauguruar mbrëmjen e së dielës fushën sportive në Përshefcë–Gllogjë, pas përfundimit të...

Lajme1 day ago

Nënkryetari Milloshoski priti kalorësinë në kuadër të manifestimit “10 Ditët e Republikës së Krushevës”

Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, sot, në kuadër të manifestimit “10 Ditët e Republikës së Krushevës” 2026, priti kalorësinë pranë...

Lajme1 day ago

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30...

Lajme1 day ago

Fundjava e zgjatur shkakton kolona në pikat kufitare! Kolona edhe në pikat e pagesave rrugore

Për shkak të fundjavës së zgjatur, që nga mëngjesi në vend është vërejtur intensitet i shtuar i trafikut. Është regjistruar...

Lajme1 day ago

“Darsma me të shtëna në Gostivar”, MPB: Kemi nisur hetimet për indetifikimin e autorëve

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nuk është paraqitur asnjë kallëzim për përdorim të paautorizuar të armës së...

Lajme1 day ago

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta, ka deklaruar se gërmimet që po zhvillohen në Zubin Potok janë pjesë e një...

Trending