Sport
Indrit Çullhaj shpallet Kampion i Ballkanit, ngre sërish flamurin kuqezi në majën e podiumit
Xhudisti shqiptar Indrit Çullhaj ka shkruar një tjetër kapitull të artë në sportin shqiptar, duke u shpallur Kampion i Ballkanit pas një paraqitjeje mbresëlënëse në Kampionatin Ballkanik.
Çullhaj dominoi garën nga fillimi deri në fund, duke mposhtur radhazi kundërshtarët nga Kosova, Rumania dhe Greqia, ndërsa në finalen e madhe triumfoi ndaj përfaqësuesit të Malit të Zi, duke fituar me meritë medaljen e artë në kategorinë e tij.
Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm, kampioni shqiptar shprehu mirënjohjen për familjen e tij, Federatën Shqiptare të Xhudos, trajnerët dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit drejt këtij triumfi.
Kjo medalje e artë shënon një tjetër arritje historike për Çullhajn, i cili bëri që flamuri kuqezi të ngrihej për herë të katërt falë medaljeve të fituara prej tij në Kampionatet Ballkanike, duke konfirmuar edhe një herë se është një nga xhudistët më të suksesshëm që ka përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
Triumfi i Indrit Çullhajt përfaqëson jo vetëm një sukses personal, por edhe një krenari të madhe për sportin shqiptar, duke dëshmuar se puna, përkushtimi dhe sakrifica shpërblehen me rezultate në skenën ndërkombëtare.




Sport
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime
19-vjeçari spikati në fitoren 15:0 ndaj Rottach-Egern, ndërsa Kosova vazhdon përpjekjet për ta bindur ta veshë fanellën dardane, transmeton albinfo.ch.
Talenti shqiptar Arijon Ibrahimoviç ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen miqësore të Bayern Munich, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar në fitoren e thellë 15:0 ndaj Rottach-Egern.
19-vjeçari realizoi dy gola dhe dhuroi tri asistime, duke konfirmuar potencialin e tij të madh dhe duke lënë përshtypje të shkëlqyera edhe te trajneri Vincent Kompany.
Paraqitja e tij ka forcuar bindjen se Ibrahimoviç është një nga talentët më premtues shqiptarë në futbollin evropian dhe se e ardhmja e tij mund të jetë në nivelet më të larta të futbollit.
Ndërkohë, Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon kontaktet me lojtarin dhe familjen e tij, me synimin që ai në të ardhmen të zgjedhë ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Me formën që po tregon te Bayerni, Arijon Ibrahimoviç shihet si një futbollist me potencial për t’u shndërruar në një nga yjet e së ardhmes së futbollit evropian./Albinfo.ch
Lajme
“Bomba” e merkatos: Mevlan Adili transferohet te Shkëndija e Haraçinës
Shkëndija e Haraçinës vazhdon të përforcohet për sezonin e ri, teksa ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit me përvojë, Mevlan Adili.
Pas negociatave të zhvilluara ndërmjet palëve, drejtuesit e skuadrës debutuese në elitën e futbollit vendor arritën ta bindin futbollistin shkupjan që të veshë fanellën kuqezi.
Adili vjen nga kampionati i Kosovës, ku së fundmi ishte pjesë e Gjilanit. Gjatë karrierës së tij ai ka ndërtuar një eksperiencë të pasur, duke mbrojtur ngjyrat e disa klubeve të njohura, si Shkëndija e Tetovës, Bylisi, Vllaznia, Shkupi, Žalgirisi dhe UTA Arad.
Me afrimin e 31-vjeçarit, Shkëndija e Haraçinës synon të fitojë më shumë siguri në repartin defensiv dhe të përfitojë nga përvoja e tij në sezonin e parë në elitën e futbollit. /SHENJA/
Lajme
“As në vitet e 80-ta s’ka pasur transmetime të tilla”, Mustafa Ademi kritikon ashpër Arena Sport M
Gazetari sportiv i RTVM-së, Mustafa Ademi, ka reaguar ashpër ndaj televizionit Arena Sport M mënyrës së transmetimit televiziv të ndeshjes së xhiros së parë të Ligës së Parë të futbollit ndërmjet Strugës dhe Shkëndijës së Haraçinës, transmeton Zyrtare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi e cilësoi transmetimin në Arena Sport M si “të tmerrshëm”, duke theksuar se ai nuk ishte në nivelin e një kampionati elitar.
Sipas tij, transmetimi u zhvillua pa timer në ekran, ndërsa pamjet nga kamerat ishin të një cilësie shumë të dobët, të cilat ai i krahasoi me një transmetim të thjeshtë në internet.
“Bile edhe transmetimet e viteve të 80-ta të shekullit të kaluar kanë qenë më të mira”, shkroi Ademi, duke shprehur pakënaqësinë e tij për standardin e transmetimit në ndeshjen që shënoi debutimin historik të Shkëndijës së Haraçinës në elitën e futbollit vendor.
Arena Sport M ishte në qendër të kritikave edhe gjatë transmetimit të finales së kupës së botës për cilësinë e dobët në transmetimin e ndeshjes finale. /Zyrtare.net/
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
