Lajme
Taravari: Në Prishtinë për një takim shqiptarësh me simbolikë të madhe!
Kandidati për president në RMV nga radhët e koalicionit opozitar VLEN, ka realizuar sonte në Prishtinë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan gazeta LAJM.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Ilir Xhaferi, djali i ish liderit të PDSH-së Arbën Xhaferi, si dhe Feta Alimi, personi që ia shpëtoi jetën Ziadin Selës, në ngjarjet e përgjakshme të 27 pirllit të vitit 2017, në Kuvendin e Maqedonisë.
“Tani jemi në Prishtinë për një takim shqiptarësh me simbolikë të Madhe!
Me Ilir Xhaferin pasardhësin e Arbën Xhaferit, me Feta Alimin, trim mbi trima dhe besnik, dhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili është Mbështetës i Kauzës Tonë, Insipirues dhe Shembull i Lëvizjeve të Mëdha!
NDRYSHIMI FILLOI!”, shkruan Taravari.
Lajme
Rina Ajdari, Shasivarit: Ke barazuar viktimën me agresorin
Shpallja e vendimit të Hagës për denimin e ish krerëve të UÇK-së dhe deklarata e ministrit të Drejtësisë të RMV-së Jeton Shasivarit disa ditë para vendimit, vazhdojnë të jenë kryetemë në vendin tonë. Këtë herë ky diskutim u zhvillua në Kuvend, në seancën për pyetje deputetësh. Deputetja e Frontit Evropian Rina Ajdari i tha ministrit Shasivari se në statusin e tij, ai e ka barazuar viktimën me agresorin. Ndërsa edhe pas shpalljes së vendimit, në deklaratën e dhënë një ditë më parë tha se ministri fshihet pas akrobacioneve juridike dhe procedurale.
Rina Ajdari, deputete e Frontit Evropian
“Sërisht asnjë fjalë të vetme me gojën plot për të thënë atë që çdo shqiptar dhe çdo njeri dashamirës i të drejtës por edhe njohës i historisë e di se lufta e shqiptarëve në Kosovë ka qenë e pastër e drejtë dhe se krerët e saj nuk kanë kryer krime. Në vend që të shprehni një qëndrim të qartë dhe kombëtarë, zgjodhët përsëri fshehjen pas akrobacioneve juridike dhe procedurale”. /SHENJA/
Lajme
Pensionet do të rriten për 3%
Rritja e pensioneve të shtatorit do të jetë 3 për qind, konfirmoi drejtori i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov. Rritja e pensioneve këtë herë do të bëhet sipas zgjidhjes ligjore dhe nuk do të ketë rritje lineare, siç kërkonin një pjesë e pensionistëve.
Nëse një pensionist merr pensioni prej 20,000 denarësh, i njëjti do të ketë rritje të pensionit për 600 denarë.
Shumat e reja pritet të zbatohen gjatë pagesës së pensioneve muajin e ardhshëm. Vlera e rritjes do të përcaktohet duke aplikuar përqindjen e paraparë mbi shumën aktuale të pensionit. Në Fond tashmë po bëhen përllogaritjet për shumat e reja, me qëllim që pagesa të përgatitet në kohë.
Detajet për shumën që do të marrin pensionistët pas rritjes do të varen nga lartësia e pensionit të tyre aktual.
Gjatë dy viteve të fundit, pensionet u rritën në mënyrë lineare në katër raste, për një shumë totale prej 7 mijë denarësh. Vitin e kaluar, Gjykata Kushtetuese nisi procedurë për vlerësimin e kësaj çështjeje, por në mars 2026 e ndërpreu atë, pasi nuk pati shumicë për marrjen e një vendimi.
Lajme
Trump për Erdoganin: Është një njeri fantastik, i fortë, nuk mund të luash me të!
Presidenti amerikan Donald Trump shprehu vlerësime të larta për Presidentin Recep Tayyip Erdoğan gjatë një takimi me liderë të Lindjes së Mesme, duke e cilësuar presidentin turk si një njeri “të fortë” dhe duke paralajmëruar se ai nuk është dikush me të cilin “mund të luash”.
Duke folur në takimin shumëpalësh të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) me Kryeministrin irakian, Presidentin Erdoğan, Mbretin Abdullah II të Jordanisë, Emirin e Katarit dhe Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa, Trump veçoi Erdoğanin gjatë fjalimit të tij në këtë takim, i cili mblodhi së bashku liderë nga Turqia dhe disa vende arabe, përfshirë Sirinë, Katarin, Jordaninë, Libanin dhe Egjiptin.
“Përfshirë mikun tim këtu, nga Turqia. Ai është një njeri i fortë. Nuk mund të luash me të,” tha Trump, duke iu referuar Erdoğanit.
Më pas, Trump bëri shaka nëse fjalët e tij do të përktheheshin saktë, para se të vazhdonte me vlerësimet për presidentin turk.
“Shpresoj se do ta përkthejnë saktë këtë. Shpresoj se kemi një përkthyes të mirë, por ai është fantastik. Është një njeri fantastik,” tha Trump, duke u kthyer nga Erdoğani dhe duke e quajtur atë “miku im”.
Takimi u zhvillua në një kohë përpjekjesh intensive diplomatike për të adresuar tensionet dhe konfliktet në rritje në të gjithë Lindjen e Mesme, veçanërisht zhvillimet në rajonin e Gjirit.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
