Connect with us

Lajme

Kurti: Derisa në ushtrinë serbe gjendeshin rusë, në UÇK kishte ushtarë nga Evropa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në 25 vjetorin e Betejës së Koshares, ka thënë se shembja e kufirit të padrejtë që ndante Kosovën dhe Shqipërinë, sa strategjike kishte edhe rëndësi historike e kombëtare, raporton Ekonomia Online.

Ai ka folur për sulmet që UÇK-ja i bëri bazave Jugosllavisë.

Ai ka shtuar se politika përfaqësuese dhe aktivizmi shoqëror nuk duhet të shihen të ndara nga historia.

“Respektimi i traditave shoqërore dhe historisë së popullit janë parime dhe praktika shoqërore në kulturën e ndërtimit të një shteti modern. Politika përfaqësuese dhe aktivizmi shoqëror nuk duhet të shihen të ndara nga historia. Në mes të këtij vitit do të përmbushet një çerek shekulli kur vendi ynë u çlirua nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Sot në vigjilje të përvjetorit të 25 të Betejës së Koshares le ta kujtojmë me nderime të merituara këtë betejë. Lufta për shembjen e kufirit kishte rëndësi sa strategjike e operative aq edhe historike e kombëtare. Kur e vizitojmë kompleksin memorial, Beteja e Koshares, e gjejmë edhe Agim Ramadanin nga Zhegra e Gjilanit edhe Sali Çekaj nga Peja”, ka thënë ai.

Kurti është shprehur tutje se derisa në ushtrinë serbe gjendeshin rusë, në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kishte ushtarë nga Evropa.

“Meqë Beteja e Koshares ishte një luftë e betejës për liri gjejmë dëshmorë edhe nga Italia, Franca e Algjeria. Derisa nga radhët e ushtrisë serbe gjenim ushtarë rusë, në radhët e ushtrisë së UÇK-së gjenim ushtarë nga Evropa dhe jo vetëm”, ka thënë kryeministri.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Durmishi: Dështimi i protestës tregoi se Tetova nuk pranon lojëra të errëta politike

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka reaguar pas protestës së organizuar në Tetovë, duke vlerësuar se qytetarët treguan pjekuri dhe nuk u bënë pjesë e, siç e cilësoi ai, një përpjekjeje për manipulim politik, transmeton Zyrtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Durmishi tha se tetovarët nuk ranë pre e provokimeve dhe as tentativës që, sipas tij, dikush të shpërlajë përgjegjësinë për problemet që vetë i ka krijuar.

“Tetova tregoi pjekuri. Tetovarët nuk ranë pre e provokimeve, as tentimit që dikush të shpërlahet për një problem që vetë e ka gatuar”, shkroi ai.

Durmishi shtoi se ata që, sipas tij, “e shkatërruan Tetovën, e lanë në baltë dhe e sollën buzë dështimit total”, morën përgjigjen më të qartë nga vetë qytetarët.

Ai vlerësoi se pjesëmarrja e ulët në protestë dëshmoi se Tetova nuk mund të përdoret për interesa partiake.

“Dështimi i protestës tregoi se Tetova nuk është vend ku dikush mund t’i lajë gjynahet e veta. Tetova është kockë e fortë që nuk kapërdihet”, theksoi ministri.

Në fund të reagimit, Durmishi nënvizoi se e drejta për protestë duhet të respektohet gjithmonë, por shtoi se Tetova nuk pranon të përdoret për “lojëra të errëta politike”, duke falënderuar tetovarët për qetësinë dhe dinjitetin e treguar.

Continue Reading

Lajme

Boçi: Çairi frymon shqip, kështu do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë

Nënkryetari i PD-së së Shqipërisë, Luçiano Boçi, pas vizitës në Çair me Izet Mexhitin, deklaroi se identiteti shqiptar dhe trashëgimia kombëtare në këtë komunë janë të garantuara institucionalisht dhe se emërtimet e rrugëve e shesheve janë bërë në përputhje me ligjin dhe me miratimin e Qeverisë.

Boçi tha se, sipas garancive që mori nga Mexhiti, në të njëjtën mënyrë do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë dhe në vendet e tjera, duke shtuar se “kur bëhet fjalë për kombin, VLEN dhe jemi një”.

Statusi i plotë i nënkryetarit të PD-së, Luçiano Boçi

Sot në Çair, në zemër të Shkupit, bashkë më kryetarin Izet Mexhiti, për t’u bindur se Çairi frymon shqip, se trashëgimia kombëtare dhe identiteti shqiptar jo vetëm që nuk është cënuar, por kultivohet dhe fuqizohet për çdo ditë në formë institucionale dhe me garanci shtetërore të fituar me votë.

Kur gjërat bëhen me ligj e procedurë, ato nuk mund t’i kontestojë askush.

Rrugët, sheshet dhe lagjet e Çairit e Butelit mbajnë emra veprimtarësh, ngjarjesh e personalitetesh të shquara të kombit tonë.

Dhe kryetari Mexhiti më siguroi se ato janë bërë konform procedurës dhe ligjeve, me pëlqim edhe të Qeverisë.

Prandaj ato janë të pakontestueshme, të pacenueshme, dhe të parevokueshme.

Kështu do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë e gjetiu, më siguroi Izet Mexhiti.

Kur bëhet fjalë për kombin Vlen dhe jemi 1.

Continue Reading

Lajme

PAMJE NGA DRONI: Pjesëmarrje e ulët në protestën e BDI-së në Tetovë

Pamjet e realizuara me dron tregojnë një pjesëmarrje të ulët në protestën e thirrur nga BDI në sheshin e Tetovës.

Sipas pamjeve, një numër i vogël qytetarësh i janë përgjigjur thirrjes për protestë, e cila u organizua si reagim ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e emrave të vjetër të rrugëve dhe shesheve në Tetovë.

Protesta ishte thirrur nga BDI si shprehje e kundërshtimit ndaj këtij vendimi, ndërsa pjesëmarrja në terren, bazuar në pamjet nga droni, rezulton dukshëm më e ulët nga sa pritej.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme51 minutes ago

Durmishi: Dështimi i protestës tregoi se Tetova nuk pranon lojëra të errëta politike

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka reaguar pas protestës së organizuar në Tetovë, duke vlerësuar se qytetarët treguan pjekuri dhe...

Lajme1 hour ago

Boçi: Çairi frymon shqip, kështu do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë

Nënkryetari i PD-së së Shqipërisë, Luçiano Boçi, pas vizitës në Çair me Izet Mexhitin, deklaroi se identiteti shqiptar dhe trashëgimia...

Lajme3 hours ago

PAMJE NGA DRONI: Pjesëmarrje e ulët në protestën e BDI-së në Tetovë

Pamjet e realizuara me dron tregojnë një pjesëmarrje të ulët në protestën e thirrur nga BDI në sheshin e Tetovës....

Lajme9 hours ago

VLEN: 24 vite pushtet nuk u mjaftuan për kanalizimin në Zajaz, a përfunduan milionat evropiane në rrjetin e interesave familjare?

Koalicioni VLEN ka akuzuar BDI-në dhe liderin e saj, Ali Ahmeti, për dështimin e realizimit të projektit të kanalizimit në...

Lajme9 hours ago

Arratisja e ujqërve në Kopshtin Zoologjik Shkup, kërkohet mbyllja dhe inspektimi i tij

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve Anima Mundi kërkon mbylljen urgjente të Kopshtit Zoologjik të Shkupit dhe kryerjen e një inspektimi...

Lajme9 hours ago

Punëdhënësit para detyrimit ligjor: Nga korriku fillon pagesa e K-15

Punëtorët e sektorit privat në Maqedoninë e Veriut nga 1 korriku mund të presin pagesën e regresit për pushimin vjetor,...

Lajme9 hours ago

Abdixhiku “mesazh” Përparim Ramës: E papranueshme që LDK t’i ketë tri drejtori, e PDK-ja tetë – s’përfaqësohet LDK-ja me anonima

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka folur në lidhje me Përparim Ramën, kryetar i Prishtinës. Ai ka pasur kritika në...

Lajme10 hours ago

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, burg përjetë për Plaurent Dervishaj, dënim edhe për Julian Meçe

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçen, pasi i...

Lajme12 hours ago

Kriminologu Rijad Bejtulla zgjidhet zyrtarisht anëtari më i ri në Shoqatën elitare për Kriminologji dhe Drejtësi Penale në Shkup

Një tjetër arritje e madhe shkencore dhe profesionale është shënuar në fushën e drejtësisë penale dhe kriminologjisë në vend. Kriminologu...

Lajme12 hours ago

Lista e zezë e SHBA-së: Këto janë subjektet nga Kosova që janë nën sanksione

Deri në fillim të qershorit 2026, në listën e zezë amerikane ishin vendosur 131 individë dhe subjekte nga gjashtë shtete...

Trending