Connect with us

Lajme

Ziadin Sela: Taravari përçau partinë, për një shtëpi nga BDI

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela në emisionin “N’dritë” theksoi që është i zhgënjyer nga Arben Taravari dhe nuk mund t’ia falë tradhtinë e përçarjes së partisë.

“Ia kam thënë Arben Taravarit. Por siç duket nuk mundët ta bindni? Jo ai ishte pjesë e planit dhe nuk kam dëshmi, por të marrësh shtëpi nga eksponentë i një partie, i BDI-së, me çmime e që tani është mbyllur si çështje, ndoshta ky ka qenë shkaku për realizimin e atij plani. Por, po them ndoshta sepse nuk kam dëshmi, por dëshmia është shtëpia”, tha Sela.

“Nuk janë gjëra që të falen, për shkak se më ke detyruar në emër të mbijetesës së kësaj kauze, kësaj ideje unë të shkoj te kundërshtari politik i imi për koalicion, ndërkohë që nga kjo të gjykohem nga njerëzit të cilët më besuan. Shumë është e rëndë të tradhtosh besimin e tjetrit dhe unë këtë se falë dot sepse duhet të më falin këta, që ne bashkë ia tradhtuam besimin”, shtoi Sela./Alsat.mk

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Skandal me operacionet e syve: Dyshohet se mijëra pacientë paguan dy herë, 8 të arrestuar dhe dëm prej 1,7 milionë eurosh!

Një skandal i dyshuar financiar në shëndetësinë e Maqedonisë së Veriut ka çuar në arrestimin e tetë personave dhe ngritjen e kallëzimeve penale ndaj 11 individëve dhe një institucioni privat shëndetësor në Shkup.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, dyshohet se 3.000 deri në 4.000 pacientë kanë paguar për operacione të syve, ndërkohë që të njëjtat shërbime janë faturuar edhe në Fondin e Sigurimit Shëndetësor (FSSH).

Hetimet përfshijnë ish-drejtues dhe drejtues aktualë të Fondit, si dhe përfaqësues të institucionit privat shëndetësor.

Sipas kallëzimit penal, në vitin 2020 është lidhur një kontratë në kundërshtim me procedurat e përcaktuara, ndërsa përmes faturave të dyshuara si fiktive dhe të dhënave të pavërteta janë realizuar pagesa të kontestuara.

Dëmi i dyshuar ndaj Fondit arrin në rreth 1,7 milionë euro, ndërsa institucioni privat dyshohet se gjatë periudhës 2022–2025 ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme rreth 4,25 milionë euro.

Gjatë kontrolleve në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, policia ka sekuestruar rreth 50.000 euro dhe telefona celularë.

Hetimi përfshin dyshime për shpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim, falsifikim të dokumentacionit financiar, punë të pandërgjegjshme në detyrë dhe pastrim parash.

Rasti ngre shqetësime serioze për mbrojtjen e pacientëve dhe kontrollin e shpenzimit të parave publike, ndërsa përgjegjësia penale e personave të përfshirë mbetet për t’u përcaktuar nga organet e drejtësisë./plusinfo

Continue Reading

Lajme

Gashi për zgjedhjet në Bërvenicë: Le të fitojë më i miri!

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi duke folur për zgjedhjet që do të mbahen ditën e diel në Bërvenicë ka deklaruar se qytetarët në zgjedhjet lokale duhet të zgjedhin kandidatin që mendojnë se do ua zgjidh problemet lokale.

“Unë uroj që ne t’i tejkalojmë këto provincializma dhe të ndahemi etnikisht, sidomos kur bëhet fjalë për zgjedhjet lokale. Megjithatë, për fat të keq, ende jemi në një fazë ku te partitë politike dhe në zgjedhje, prioritet është apo shpesh mbisundon elementi etnik, pra se për kë duhet të votohet. Mendoj se sidomos kur bëhet fjalë për zgjedhjet lokale, kur qytetarët kanë nevojë të zgjidhin probleme esenciale si ujësjellësi, kanalizimi dhe asfaltimi i rrugëve, duhet të fokusohen te zgjidhja më e mirë, te programi më i mirë dhe te kandidati më i mirë. Kjo është ajo që ka rëndësi në parim. Mendoj se duhet të ngrihet kultura politike, por fatkeqësisht ende konstatoj se nuk jemi në atë nivel. Prandaj, uroj që edhe në këto zgjedhje, sikurse në të gjitha zgjedhjet, të fitojë më i miri dhe ai që u shërben të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë partiake, etnike, religjioze etj”, tha Gashi.

Continue Reading

Lajme

Letërnjoftimi dhe patentë-shoferi digjital nuk vlejnë për policinë, qytetarët duhet të kenë dokumentet fizike

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut duhet të vazhdojnë të mbajnë me vete letërnjoftimin dhe patentë-shoferin në formë fizike, pasi versionet digjitale të këtyre dokumenteve ende nuk njihen nga policia gjatë kontrolleve të identitetit. Edhe pse dokumentet tashmë mund të përdoren përmes aplikacionit të ri mobil “M-Uslugi”, përdorimi i tyre si dëshmi zyrtare identifikimi kërkon ndryshime ligjore, transmeton TV21.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ka bërë të ditur për SDK.mk se qytetarët do të duhet të paraqesin dokumentet plastike gjatë kontrolleve policore, derisa të miratohen ndryshimet përkatëse në ligje dhe rregullore. Deri atëherë, versionet elektronike nuk mund t’i zëvendësojnë dokumentet fizike në këto raste.

Aplikacioni “M-Uslugi”, i prezantuar zyrtarisht së fundmi, synon të lehtësojë qasjen e qytetarëve në dokumente digjitale, shërbime publike dhe informacione nga institucionet shtetërore. Shërbimi është falas dhe përdorimi i tij mbetet vullnetar.

Autoritetet planifikojnë që në periudhën e ardhshme të zgjerojnë mundësitë që ofron platforma, duke përfshirë edhe funksione të reja, si pagesat elektronike. Megjithatë, deri në ndryshimin e legjislacionit, qytetarët duhet t’i mbajnë dokumentet fizike për identifikim gjatë kontrolleve nga policia.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme3 hours ago

Ziadin Sela: Taravari përçau partinë, për një shtëpi nga BDI

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela në emisionin “N’dritë” theksoi që është i zhgënjyer nga Arben Taravari dhe nuk mund...

Lajme17 hours ago

Skandal me operacionet e syve: Dyshohet se mijëra pacientë paguan dy herë, 8 të arrestuar dhe dëm prej 1,7 milionë eurosh!

Një skandal i dyshuar financiar në shëndetësinë e Maqedonisë së Veriut ka çuar në arrestimin e tetë personave dhe ngritjen...

Lajme23 hours ago

Gashi për zgjedhjet në Bërvenicë: Le të fitojë më i miri!

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi duke folur për zgjedhjet që do të mbahen ditën e diel në Bërvenicë ka deklaruar...

Lajme23 hours ago

Letërnjoftimi dhe patentë-shoferi digjital nuk vlejnë për policinë, qytetarët duhet të kenë dokumentet fizike

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut duhet të vazhdojnë të mbajnë me vete letërnjoftimin dhe patentë-shoferin në formë fizike, pasi versionet...

Lajme23 hours ago

Osmani nga Parisi: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshja e Ohrit në fokus të takimeve në institucionet franceze

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, po qëndron për vizitë pune në Paris, në kuadër të së cilës...

Lajme2 days ago

Figura të njohura publike pjesë e protestës për Arlinda Zekajn

Nora Istrefi, Pranvera dhe Marjani, Kaci Lleshi e Liki në mesin e emrave që iu bashkuan protestës për drejtësi për...

Lajme2 days ago

“Shqiptarë e maqedonas edhe pas të hënës do të jetoni pranë njëri-tjetrit”, Mickoski: Bërvenicë, votoni me arsye e me zemër

Kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje banorëve të Bërvenicës që të votojnë kandidatin nga koalicioni “Maqedonia Jote”, i udhëhequr nga...

Lajme2 days ago

Kasami: Mbështeja e VLEN-it për Jahijin varet nga sjellja e BDI-së

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bërvenicë, ku këtë të diel, në raundin e dytë,...

Lajme2 days ago

Mësuesja në Gjermani ishte në pushim mjekësor për gati 17 vjet, por merrte pagë të plotë

Një mësuese nga qyteti gjerman Duisburg është nën hetim nga prokuroria nën dyshimin për mashtrim, pasi për gati 17 vjet...

Lajme2 days ago

Është arrestuar në Deçan, Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

I dyshuari për vrasjen e 49-vjeçares, Arlinda Zekajt, është arrestuar dy ditë pasi kreu krimin. Albert Sylaj u kap në...

Trending