Connect with us

Lajme

Sali Ramadani në Parlament, 8 korrik 1997: “Unë jam nipi i Mefailave të Zajazit!”

Më 8 korrik 1997, deputeti shqiptar Sali Ramadani shpalosi flamurin kombëtar shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë, duke sfiduar reagimet e deputetëve dhe drejtuesve të institucionit.
Përballë kundërshtimeve, ai mbajti edhe një fjalim në gjuhën shqipe, duke deklaruar se do të vinte dita kur flamuri shqiptar do të ishte zyrtar dhe në Parlament do të flitej shqip.
Fjalët e tij mbetën në kujtesën politike shqiptare:
“Mos u frikësoni, nuk kafshon ky! Do të vijë dita që ky flamur të jetë zyrtar, do të vijë dita që në këtë Parlament të flitet shqip. Unë nuk kam frikë nga ju. Nëse nuk e dini, unë jam nipi i Mefailave të Zajazit. Unë jam Sali Ramadani!”
Ngjarja ndodhi vetëm një ditë para përplasjeve të 9 korrikut 1997 në Gostivar, të shkaktuara nga çështja e përdorimit të flamurit shqiptar në institucionet lokale.
Sali Ramadani, i njohur edhe si Sali Ramadani i Kërçovës, ndërroi jetë më 27 janar 2018. Fjalimi dhe veprimi i tij mbeten pjesë e kujtesës së historisë politike të shqiptarëve në Maqedoni.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kasami: Afër 500 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar transportin publik në Tetovë brenda një viti

Kreu i Tetovës, Bilall Kasami, vazhdon të prezantojë punët dhe projektet e realizuara gjatë njëvjetorit të mandatit të tij të dytë.

Në kuadër të bilancit njëvjeçar, Kasami ka bërë të ditur se afër 500 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar shërbimet e transportit publik në Tetovë.

Përveç zgjerimit dhe përmirësimit të shërbimit të transportit publik, sipas Kasamit, gjatë kësaj periudhe është investuar edhe në digjitalizimin e shërbimeve, me qëllim që qytetarëve t’u mundësohet qasje më e lehtë, më e shpejtë dhe më efikase.

Përmes këtyre të dhënave, Kasami po vazhdon të prezantojë para qytetarëve rezultatet e punës së realizuar gjatë një viti në krye të Komunës së Tetovës.

Continue Reading

Lajme

Me dokumente ‘zviceran’, por me zemër në Sllupçan: Dr. Mirsad Osmani – një histori suksesi në Zvicër

Ekipi i Televizionit News gjatë qëndrimit në Zvicër ka vizituar ordinancën e dr. Mirsad Osmanit në Flums, ku realizoi një intervistë ekskluzive me mjekun me origjinë nga Sllupçani.

Gjatë vizitës, ekipi ynë pati mundësinë të njihet nga afër me ambientet e ordinancës, pajisjet moderne dhe kushtet bashkëkohore në të cilat dr. Osmani ushtron veprimtarinë e tij profesionale.

Rrugëtimi i tij nga Sllupçani drejt Zvicrës është një histori përkushtimi, pune dhe sakrifice. Me vite angazhim profesional, ai arriti të ndërtojë karrierën e tij në Zvicër dhe të realizojë një nga synimet e rëndësishme të jetës profesionale, hapjen e ordinancës së vet në Flums.

Në intervistën për Televizionin News, dr. Mirsad Osmani flet për rrugëtimin e tij, sfidat e profesionit, punën në Zvicër dhe lidhjen që vazhdon ta ruajë me vendlindjen dhe bashkëkombësit.

” ”
Pavarësisht largësisë, Sllupçani mbetet pjesë e pandashme e identitetit dhe kujtimeve të tij.

Continue Reading

Lajme

AKI bojkoton festën e Kumanovës: Nuk do të bëhemi dekor i Maksim Dimitrievskit!

Përfaqësuesit e AKI-së nuk do të marrin pjesë në seancën solemne me rastin e Ditës së Kumanovës, pas deklaratave të kryetarit të komunës, Maksim Dimitrievski.
Ata theksojnë se nuk mund të jenë pjesë e aktiviteteve ku, sipas tyre, mungon respekti për shqiptarët, gjuhën shqipe dhe barazinë në një qytet multietnik.
„Aty ku na luftojnë dhe nuk na respektojnë, nuk kemi çfarë kërkojmë. Prania jonë nuk mund të jetë dekor i askujt“, thuhet në reagimin e tyre.
Nga AKI vlerësojnë se deklaratat e Dimitrievskit i shërbejnë më shumë rejtingut partiak sesa bashkëjetesës dhe interesit të përbashkët të qytetarëve.

Ata e cilësojnë vendimin si bojkot të festës së qytetit dhe u bëjnë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen këtij qëndrimi, duke theksuar se dinjiteti dhe respekti nuk negociohen.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme17 minutes ago

Kasami: Afër 500 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar transportin publik në Tetovë brenda një viti

Kreu i Tetovës, Bilall Kasami, vazhdon të prezantojë punët dhe projektet e realizuara gjatë njëvjetorit të mandatit të tij të...

Lajme19 minutes ago

Me dokumente ‘zviceran’, por me zemër në Sllupçan: Dr. Mirsad Osmani – një histori suksesi në Zvicër

Ekipi i Televizionit News gjatë qëndrimit në Zvicër ka vizituar ordinancën e dr. Mirsad Osmanit në Flums, ku realizoi një...

Lajme22 minutes ago

AKI bojkoton festën e Kumanovës: Nuk do të bëhemi dekor i Maksim Dimitrievskit!

Përfaqësuesit e AKI-së nuk do të marrin pjesë në seancën solemne me rastin e Ditës së Kumanovës, pas deklaratave të...

Lajme24 minutes ago

Ilire Dauti ia përplas shifrat Dimitrievskit: „Grupi i vogël“ shqiptar është më shumë se gjysma e maqedonasve!

Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it dhe kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski,...

Lajme25 minutes ago

Sali Ramadani në Parlament, 8 korrik 1997: “Unë jam nipi i Mefailave të Zajazit!”

Më 8 korrik 1997, deputeti shqiptar Sali Ramadani shpalosi flamurin kombëtar shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë, duke sfiduar reagimet e...

Lajme45 minutes ago

Pamje të pazakonta në Bit Pazar: Ndërtesa mbi ndërtesa dhe një gropë e mbushur me mbeturina

Në afërsi të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, rreth 50 metra larg saj, ndodhen disa objekte me pamje të pazakontë,...

Lajme5 hours ago

Tragjedi në autostradën e Kroacisë: Dy të vdekur, përmbyset autobusi serb

Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur...

Lifestyle5 hours ago

Florela Çoçaj shkëlqen krah babait të saj Flori Çoçaj, me këngën e re “Bjer o shi”

Një bashkëpunim i veçantë familjar po vjen në skenën muzikore shqiptare. Florela Çoçaj ka bashkuar zërin dhe talentin e saj...

Lajme24 hours ago

Vuçiq humbi pushtetin, por jo retorikën për Kosovën! Këndon këngën nacionaliste: Nuk e heqin dot Kosovën nga shpirti im

Humbja politike dhe përballja me lëvizjen studentore nuk duket se e kanë larguar Aleksandar Vuçiçin nga retorika nacionaliste. Ish-presidenti serb...

Lajme24 hours ago

Adnan Azizi “ia ul veshët” Dimitrievskit: Pyetet VLEN-i e jo ZNAM-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj deklaratave të Lëvizjes ZNAM lidhur me mundësinë e mbajtjes së provimit të...

Trending