Lajme
Taravari: Tërmeti filloi sot, më 8 maj do të jetë ndryshimi
Kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari në konferencë për media, pas përfundimit të procesit zgjedhor për raundin e parë, falënderoi të gjithë qytetarët që kaun votuar.
Ai tha se këto zgjedhje kanë pjesëmarrje më masovike dhe se çdoherë kur ka masivitet paralajmëron ndryshimin.
Taravari u shpreh se si VLEN jaën të lumtur se kanë fituar vota në përgjithësi nga shqiptarët.
“Të gjithë komisionarët dhe vëzhguesit tanë janë atë që e kanë në dorë fitoren. Do të garantojmë çdo votë se është e sigurt. Vota e shqiptarëve nuk duhet të preket. Tërmeti nisi sot, por dridhja do të jetë më 8 maj kur do të jenë zgjedhjet parlamentare”, tha Taravari.
Lajme
Osmani: Qeveri me shqiptarë jolegjitim dhe Qeveri pa shqiptarë është e njejtë, këtë e bënte Millosheviqi
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, vlerëson se Fronti Evropian e paraqet vullnetin e shumicës shqiptare dhe jo koalicioni VLEN që ka fituar më pak vota.
Ai ka deklaruar se Qeveri me shqiptarë jolegjitim dhe Qeveri pa shqiptarët nuk është e njëjtë.
“Qeveri me shqiptarë jo legjitim dhe Qeveri pa shqiptarët është një koncept i njëjtë. Unë ju them Millosheviqi e ka bërë këtë në Kosovë. Rahman Morinën e vendosi si kryetar të Kosovës, ndërsa shqiptarët thonin: kush është ky?”, deklaroi Osmani,.
Nënkryetari i BDI-së, ka theksuar se gjatë formimit të Qeverisë, nuk mund të funksionojë modeli i “shqiptarëve të preferuar”.
“Ne kishim një garë të rëndë me VLEN-in dhe kemi fituar. Pse shumica e shqiptarëve vendosën mes Frontit Evropian dhe VLEN-it, nëse vota e tyre nuk vlen? Ky debat është serioz. Marrëveshja e Ohrit ka sjellë mekanizma për mbrojtje të bashkësive joshumicë. Dhe kjo nuk është e BDI-së. Kjo do t’i hidhërojë të gjithë shqiptarët, për shkak se ata do të vendosin të ndjenjë se vota e tyre është e pavlefshme, dhe do të hap shumë tema dhe tema të tilla nuk janë të nevojshmë”, ka thënë Bujar Osmani për Kanal5 , ka shtuar ai.
Lajme
E tmerrshme! Bashkëmoshatarët hedhin një të mitur nga një lartësi në Tetovë
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër tre të miturve nga Tetova, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për vepër penale “lëndim i rëndë trupor”.
– Më 01.04.2024, në një shkollë fillore në Tetovë, të pandehurit kanë hedhur në lartësi një të mitur tjetër, i cili gjatë rënies ka pësuar lëndime të rënda trupore, njofton policia.
Lajme
Krerët e Frontit Evropian bëhen bashkë: Bashkë për fitoret e radhës!
Në rrjetin social facebook, krerët e Frontit Evropian kanë publikuar një fotografi së bashku.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në mbishkrimin ka shkruar: Bashkë për fitoret e rradhës para nesh!
Në fotografi përveç Ahmetit shihet edhe Menduh Thaçi, Ziadin Sela, Arjanit Hoxha, Bejxhan Iljas, Fatma Osmanovska, Skender Rexhepi-Zejd, Munir Kolashinac.
-
Lajme3 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lifestyle3 days ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme1 week ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme3 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme1 week ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
-
Lajme1 week ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Sport7 years ago
These ’90s fashion trends are making a comeback in 2017
-
Lajme3 months ago
Aksident i përgjakshëm në Maqedoninë e Veriut, dy të vdekur dhe shtatë të lënduar