Connect with us

Lajme

Gjykata e Apelit kthen në rigjykim rastin e zjarrit të spitalit modular në Tetovë

Një pjesë e rastit ndaj dy drejtorëve të spitalit të Tetovës për rastin e zjarrit në të cilin u dogjën 14 pacientë tre vjet më parë në një spital montazhi Covid po kthehet në rigjykim.

Gjykata e Apelit në Gostivar ka vendosur që nga fillimi ta kthejë procedurën ndaj drejtorëve, pasi aktgjykimi i parë ishte i paqartë. Në ankesë në aktgjykim thuhet se Gjykata e Tetovës “nuk ka vepruar me kujdesin e duhur që të mund të vërtetojë me siguri të gjitha faktet juridike relevante”.

“Aktgjykimi është i paqartë, i pakuptueshëm dhe i papërshtatshëm për shqyrtim”, thuhet në vendimin e Apelit.

Gjykata Themelore në Tetovë vitin e kaluar i dënoi drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi me burgim me kusht prej një viti e gjysmë për “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Ata nuk do të shkojnë në burg nëse nuk kryejnë një krim të ri në tre vitet e ardhshme. Në momentin e rënies së zjarrit në krye të spitalit ishte Besimi, ndërsa drejtor ekonomik Etemi.
Spitali i Tetovës si institucion shëndetësor është dënuar me rreth 16 mijë euro gjobë.

Kurse mjeku Boban Vuçevski, i cili ka qenë në shërbim natën kur ka rënë zjarri, në gjykimin në shkallë të parë është shpallur i pafajshëm nga akuza se nuk ka vepruar sipas rregullave shëndetësore.
Prokuroria e Tetovës, e pakënaqur me aktgjykimin, e ankimoi vendimin në Gjykatën e Apelit në Gostivar.

Prokuroria kërkoi që drejtorët të marrin një dënim më të ashpër, të rrëzohet pafajësia e mjekut dhe çështja të kthehet në rigjykim.

Dokumentari “Vrasja në Tetovë”, të cilin IRL e publikoi vitin e kaluar, tregon një sërë dështimesh në ndërtimin e spitalit modular që sollën zjarrin, ndonëse autoritetet u përpoqën ta përshkruajnë atë si një aksident të shkaktuar nga një lidhje e shkurtër e kabllit zgjatues.

Mangësitë janë konstatuar në specifikimin teknik, në ndërtim, por edhe më pas në hetim. Në vend të godinës, spitali drejtohej si objekt urban, i cili nuk ka nevojë të respektojë kodin e ndërtimit.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë për shkak se nuk ka pasur aparate zjarri, por jo edhe për shkaqet e zjarrit.

Rasti i zjarrit në spitalin modular në Tetovë është përfshirë në raportin e Freedom House për Maqedoninë. Në rubrikën për problemet me lirinë e medias, përmendet edhe Laboratori i Gazetarëve Hulumtues (IRL) dhe padia për shpifje nga ish-zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, i cili është një nga pronarët e BRAKO-s, e cila ndërtoi spitali. Zjarri në spitalin modular në Tetovë cilësohet si një nga skandalet më të mëdha korruptive që ka ndikuar në rënien e rejtingut të vendit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Burgim të përjetshëm për djalin që vrau nënën e tij

Gjykata Themelore në Gjevgjeli i ka shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm Petar Stankovskit (40) nga Bogdanci për vrasjen e nënës së tij, rast që tronditi opinionin publik.

Nga Gjykata njoftojnë se Stankovski është shpallur fajtor për veprën penale “vrasje në mënyrë mizore gjatë dhunës në familje”. I akuzuari gjatë procesit gjyqësor e ka pranuar fajin, ndërsa masa e paraburgimit i është vazhduar deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, i cili është i shkallës së parë.

Ngjarja ka ndodhur më 11 janar 2026, rreth orës 21:00, në një apartament në Bogdanci ku ata jetonin me qira. Pas vrasjes, Stankovski është paraqitur vetë në stacionin policor.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Publike në Gjevgjeli, mes nënës dhe djalit ka nisur një debat lidhur me trajtimin mjekësor të të akuzuarit, pas së cilës ai ka marrë një thikë nga kuzhina dhe i ka shkaktuar disa plagë.

Pasi thika është thyer, sipas aktakuzës, ai ka përdorur edhe mjete të tjera të mprehta, pas së cilës gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Continue Reading

Lajme

Kontrabanda mes fshatrave Tanushë dhe Mjak, shoferi bie në pranga, tjetri aksidentohet gjatë arratisjes

Një 43-vjeçar nga Shkupi është arrestuar mëngjesin e së premtes në zonën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, nën dyshimet për kontrabandë mallrash, ndërsa policia ka sekuestruar dy automjete transportuese, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rreth orës 08:00, policët kanë vërejtur persona duke transferuar mallra nga një automjet në tjetrin në vijën kufitare mes fshatrave Tanushë dhe Mjak.

“Policët kanë vërejtur persona duke kryer ngarkim dhe shkëmbim të mallrave në një automjet transportues ‘Volkswagen’ me targa të Kosovës dhe një automjet ‘Peugeot’ me targa të Shkupit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Policia ndërhyri menjëherë për ndalimin e automjeteve dhe identifikimin e personave, me ç’rast u arrestua A.A. (43) nga Shkupi, drejtues i automjetit “Peugeot”. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit “Volkswagen” arriti të largohej drejt territorit të Kosovës.

“Është vendosur koordinim me pjesëtarët e Policisë së Kosovës – Task Force, të cilët ndërmorën masa për ndalimin e automjetit, por gjatë tentativës për arratisje ai doli nga rruga”, shtojnë nga MPB.

Ministria bën të ditur se të dy automjetet janë sekuestruar për procedurë të mëtejshme. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas zbardhjes së plotë të ngjarjes do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Continue Reading

Lajme

NPK “Sharri”: Uji në Tetovë është i sigurt për pije

Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri” në Tetovë ka njoftuar qytetarët se uji nga rrjeti i furnizimit është i pijshëm dhe i sigurt për përdorim.

Detajet e konfirmimit:

  • Analizat: Rezultatet laboratorike të realizuara nga Instituti i Shëndetit Publik – Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, kanë konfirmuar se uji i plotëson të gjitha kriteret e cilësisë.

  • Parametrat: Të gjithë parametrat mikrobiologjikë dhe fiziko-kimikë rezultojnë brenda vlerave të lejuara sipas standardeve për ujë të pijshëm.

Monitorimi: NPK “Sharri” ka siguruar qytetarët se vazhdon monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë, me qëllim garantimin e një furnizimi të sigurt.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme4 minutes ago

Burgim të përjetshëm për djalin që vrau nënën e tij

Gjykata Themelore në Gjevgjeli i ka shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm Petar Stankovskit (40) nga Bogdanci për vrasjen e...

Lajme6 minutes ago

Kontrabanda mes fshatrave Tanushë dhe Mjak, shoferi bie në pranga, tjetri aksidentohet gjatë arratisjes

Një 43-vjeçar nga Shkupi është arrestuar mëngjesin e së premtes në zonën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, nën...

Lajme8 minutes ago

NPK “Sharri”: Uji në Tetovë është i sigurt për pije

Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri” në Tetovë ka njoftuar qytetarët se uji nga rrjeti i furnizimit është i pijshëm dhe i...

Lajme58 minutes ago

Mexhiti dhe Ylli Limani vizitojnë kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”

Kryetari i Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN, Izet Mexhiti, së bashku me artistin e njohur Ylli Limani, vizituan sot Universitetin...

Lifestyle2 hours ago

“Bebe” vjen nga Lonely, pse po shfaqet me maskë reperi?

Fytyrën nuk ia kemi parë, të paktën në publik. Reperi Lonely në kanalin Youtube ka hedhur projektin muzikor “Bebe”, pasi...

Lajme5 hours ago

SPB Tetovë: Dyshohet se ujë i ndotur është futur në rrjetin e ujësjellësit të Gostivarit

Policia dhe Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit kanë nisur hetime lidhur me dyshimet për ndotjen e ujit të pijshëm që...

Lajme5 hours ago

Dogana jep detaje rreth kapjes së shtetasit të Kosovës, që iku nga pika kufitare “Bllacë”

Drejtoria e Doganave ka dhënë informacione shtesë në lidhje me shtetasin e Kosovës, i cili u arrestua në pikën kufitare “Bllacë”,...

Lajme17 hours ago

Osmani: Opozita shqiptare ndaloi miratimin e një ligji antishqiptar

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas shtyrjes së Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në Kuvend, duke...

Lajme18 hours ago

Paralajmeron Hasani: Ka me u kallë Kosova nëse dënohen krerët e UÇK-së

Ish-deputeti, Nait Hasani, ka thënë që “Kosova do të digjet” nëse ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të dënohen...

Lajme1 day ago

Telefoni dhe çelësat në breg/ U mbyt në Liqenin e Thatë, zbardhen detaje nga mbytja e 45-vjeçares, dyshohet se…

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua...

Trending