Sport
Rezart Memedi bëhet me ekip të ri, por mbetet në Superligën e Kosovës
Basketbollisti nga Shkupi, Rezart Memedi ndërron ambient, por do të vazhdoj të mbetet pjesë e Superligës së Kosovës në basketboll. Shkupjani është transferuqr te skuadra Bora, me këta të fundit që kanë zyrtarizuar Memedin si përforcimin e parë për sezonin e ri.
“Me kënaqësi pranova ofertën e Bora Basketball për t’iu bashkangjitur planit dhe vizionit ambicioz të klubit të ri elitar në Superligë. Puna ima për t’i dhënë më të mirën klubit fillon që sot dhe me padurim pres startin e sezonit të ri. Besoj se me përkushtimin dhe profesionalizmin e bashkëlojtarëve dhe stafit menaxhues, do të jemi ‘game-changers’ të Superligës kosovare”, ka thënë Rezart Memedi për televizionin Shenja.

Kujtojmë se 21 vjeçari më herët ka qenë pjesë e skuadrave si Golden Eagle Ylli, Sigal Prishtina, Aurora e KB Shkupi. Rezart Memedi gjithashtu është njëra nga basketbollistët më të dalluar te gjeneratat e reja te përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut.
Lajme
Parisi feston! PSG kalon Bayern dhe prek finalen e Champions
PSG është finalistja e dytë e Champions League. Pasi fitoi 5-4 në ndeshjen e parë, ekipi i Luis Enrique barazoi 1-1 ndaj Bayern në takimin e kthimit. Sfida u zhbllokua shumë shpejt me anë të Dembele, pas një asisti të Kvara.
Bavarezët ushtruan presion disa herë por nuk mundën dot që të futeshin në lojë, pasi goli i barazimit erdhi vetëm në fund dhe mban firmën e Kane. Feston PSG, e cila shkon në finale dhe do kërkojë suksesin e dytë radhazi në këtë kompeticion. PSG-Arsenal luhet me 20 maj në Budapest.
Lajme
Shkëndija e Tetovës kalon në finale të Kupës, eliminon skuadrën nga Haraçina
Shkëndija – Sileksi do të jetë finalja e edicionit të sivjetshëm në Kupën e Maqedonisë së Veriut.
Skuadra tetovare arriti të triumfojë edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Shkëndijës së Haraçinës, duke marrë fitore me rezultat 0:2 në Kumanovë dhe me shifra të përgjithshme 5:2 avanson në finalen e madhe. Dy golat e triumfit për tetovarët i realizuan Spahiu dhe Ndzegue në 5 minutat e fundit të sdifës.
Në anën tjetër, Sileksi u kualifikua në finale, pasi në takimin e kthimit mundi Ohridin me golin e vetëm të Dodevit dhe me rezultat të përgjithshëm 2:1 merr biletën për verdiktin final.
Ndeshja finale e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Sileksit do të luhet me 20 maj në arenën “Todor Proeski” në Shkup. /Sportmania/
Sport
BEFASI NË TETOVË: Shkëndija mundet nga Bashkimi
Një surprizë e madhe është regjistruar në Tetovë, ku Bashkimi arriti të befasojë Shkëndijën, duke shkaktuar një nga rezultatet më të papritura në kampionat.
Bashkimi arriti ta mposht me rezultat prej 3-2 Shkëndijën në terrenin e saj.
Kjo humbje për Shkëndijën vjen si një goditje në garën për kreun, ndërsa Bashkimi dëshmon se mund të jetë faktor i rëndësishëm në fazën përfundimtare të sezonit.
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
