Lajme
Vuçiq: Do ta padis SHBA për armatimet në Kosovë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, shpërthen kundër Shteteve të Bashkuara dhe fuqive të tjera perëndimore, të cilat i akuzon për armatosjen e Kosovës.
Ai e drejtoi gishtin edhe nga opozita dhe mediat pro opozitës në Serbi, që siç tha janë në shërbim të këtyre fuqive.
Vuçiç paralajmëroi se po mendon të nisë një hetim, mbi armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe atyre që po ndihmojnë në këtë qëllim në kundërshtim me rezolutën 1244.
“Dua të hetoj se kush e shkeli Kartën e OKB dhe si guxuan ta bëjnë këtë. Po mendoj si të mos e vendos vendin në pozitë të vështirë dhe njëkohësisht të ruhet e drejta ndërkombëtare.”
Më herët gjatë këtij muaji Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh. Sipas DASH, shitja e armatimeve nuk do të ndryshojë ekuilibrin ushtarak në rajon.
“Kjo shitje e propozuar do të mbështeste synimet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian, i cili është një forcë e rëndësishme për qëndrueshmërinë politike dhe ekonomike në Evropë.”
Presidenti serb, i cili e kishte cilësuar njoftimin “një zhgënjim të madh për Serbinë”, sulmoi mediat pro opozitare dhe opozitën në Serbi se “nuk duan t’ia dinë çfarë po i bëjnë të huajt dhe shqiptarët Serbisë”.
Lajme
“Merimanga” në aksion, largohen 135 makina në Qendër të Shkupit
135 makina të parkuara në mënyrë të parregullt janë larguar me automjetet speciale “Merimanga” në territorin e Komunës Qendër të Shkupit, gjatë javës së kaluar. Sipas Ndërmarrjes Publike “Parkingjet e Komunës Qendër”, automjetet janë larguar në periudhën nga 5 deri më 11 tetor, pasi pengonin zhvillimin normal dhe të sigurt të komunikacionit. Nga ndërmarrja njoftojnë se aksionet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe ndërgjegjësimin e shoferëve për parkimin e duhur.
Lajme
“Shpulla” rikthehet si mjet edukimi në bankat shkollore në Danimarkë
Qeveria e Danimarkës ka paraqitur një projektligj që do t’u lejojë mësimdhënësve të përdorin forcë fizike ndaj nxënësve në situata të caktuara, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë në shkolla.
Sipas Ministrisë së Arsimit, ndërhyrja do të lejohet në rastet kur nxënësit pengojnë rëndë mësimin, rrezikojnë veten ose të tjerët, ushtrojnë dhunë fizike apo dëmtojnë pronën.
Forca fizike do të përdoret vetëm si masë e fundit, pasi të jenë provuar mënyra të tjera të ndërhyrjes. Ajo duhet të jetë proporcionale, sa më e butë dhe të zgjasë sa më pak.
Projektligji u paraqit në parlamentin danez më 8 tetor. Nëse miratohet, rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi në gusht të vitit 2027.
Propozimi ende nuk është miratuar.
Lajme
Digjet vetura zyrtare e zëvendësdrejtorit të Lotarisë Shtetërore
Një veturë zyrtare e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, e përdorur nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm Ahmet Miftari, është djegur gjatë natës, pas mesnate, në Shkup.
Informacioni është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), e cila për median „Fokus“ bëri të ditur se bëhet fjalë për një automjet zyrtar të Lotarisë Shtetërore.
„Më 13.10.2026, në orën 02:12, në SPB Shkup, M.A. (42) nga Shkupi ka raportuar se në rrugën ‘Krste Asenov’ në Shkup ishte djegur një automjet i tipit ‘Beijing Beich’, me targa të Shkupit, në pronësi të Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, të cilin ai e kishte drejtuar më parë“, njoftojnë nga MPB.
Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
