Lajme
Nga 1 korriku çmime të reja të rrymës
Për një ose dy orë pritet të zgjatet tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike për amvisëritë në Maqedoninë e Veriut.
Nga Komisioni Rregullator i Energjetikës thanë se janë duke u bërë analizat e fundit para se të merret oferta e furnizuesit Universal për çmimet e reja të rrymës, të cilat do të hynë në fuqi nga 1 korriku.
Marko Bislimovski tha se marzha e blerjes së energjisë elektrike është ulur nga 11,5% në 9.9% andaj pritet korrigjimi i çmimit. Në pritje janë edhe të sasisë se akumuluar nga EMV që mund ta sigurojnë për këto 6 muaj, por gjasat janë pozitive që për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjës nga tregu i lirë të kalojnë në tregun e rregulluar.
“Nga periudha kaluar kompanitë kanë çmime të ulëta të energjisë elektrike gjatë ditës dhe atë të njëjtën duhet ta kenë edhe amvisëritë. Me vendosjen e tarifës së lirë ditore nga ora 13:00 deri në orën 15:00, tashmë kemi bërë hapin e parë, por trendet e bursës tregojnë se ëtë periudhë ka çmime jashtëzakonisht të ulëta të energjisë elektrike dhe po bëjmë një analiza serioze për dy deri në tre vitet e fundit për çmimin e energjisë elektrike për çdo orë në disa bursa dhe kur të jemi gati do të themi se kur dhe në çfarë mase do të kemi rritje të tarifës së lirë gjatë ditës”, tha Bislimovski.
Lajme
Sefer Selimi: Zgjedhjet e parakohshme “të dakorduara” për 18 prill 2027 – VLEN dhe LSDM duan t’i shmangin
Analisti politik Sefer Selimi thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut tashmë janë “dakorduar” mes faktorëve politikë dhe se data e parashikuar është 18 prilli 2027.
Sipas Selimit, më 9 janar duhet të formohet Qeveria Teknike, ndërsa, sipas praktikës së deritanishme, posti i kryeministrit teknik i takon opozitës. Ai thekson se në këtë periudhë zakonisht në krye të Qeverisë Teknike vendoset ministri i Punëve të Brendshme.
“Zgjedhjet e parakohshme të ‘dakorduara’ mes faktorëve politikë janë më 18 prill 2027”, shkruan Selimi.
Por, sipas tij, në skenarin aktual ekzistojnë dy parti politike që duan me çdo kusht t’i shmangin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Ka dy parti politike (lexo: jo faktorë politikë) që me çdo kusht duan t’i shmangin zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ato janë qeveritarja VLEN dhe opozitarja LSDM”, shprehet Selimi.
Deklarata e analistit ngre pikëpyetje mbi kalkulimet politike të dy subjekteve dhe mbi mundësinë që marrëveshjet eventuale për zgjedhje të parakohshme të ndryshojnë në varësi të interesave partiake.
“Përgjigjen e dini vetë”, përfundon Selimi.
Në ndërkohë, sondazhi i fundit në Flaka, favorizon mbajtjen e zgjedhjeve nga lexuesit shqiptarë.
Debati për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është rikthyer në qendër të vëmendjes së opinionit publik pas deklaratave të kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje nëse këtë e kërkon opozita.
BDI e ka pranuar menjëherë këtë sfidë, duke kërkuar që Kuvendi të shpërndahet dhe të caktohet data për zgjedhje të parakohshme.
Nga ana tjetër, VLEN ka kundërshtuar idenë e zgjedhjeve, duke argumentuar se vendit nuk i duhen zgjedhje, por zgjidhje, ndërsa LSDM ka deklaruar se nuk dëshiron t’i japë alibi mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Ky debat vjen pas sondazhit të Flakës, ku pyetjes “A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?”, shumica dërrmuese e pjesëmarrësve iu përgjigjën Po.
Nga gjithsej 502 vota, 417 votues ose 83% u shprehën pro zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa 66 votues ose 13% u përgjigjën “Jo”. 19 votues deklaruan se nuk e dinin ose nuk kishin qëndrim. Gazetaa Flaka
Lajme
Toshkovski: Nga tani edhe motoçiklistët do të sanksionohen automatikisht përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se nga tani edhe motoçiklistët do të sanksionohen automatikisht përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.
Deri më tani, sistemi te motoçikletat regjistronte vetëm kalimin në semafor të kuq. Toshkovski tha se që nga dje është mundësuar edhe detektimi automatik i shpejtësisë së motoçikletave.
Sipas tij, masa është ndërmarrë para së gjithash për rritjen e sigurisë në komunikacion. Ai theksoi se nga gjashtë viktimat në aksidentet e trafikut këtë muaj, katër kanë qenë motoçiklistë.
“Qyteti i Sigurt” për momentin funksionon në Korridoret 8 dhe 10, si dhe në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, ndërsa deri në mes të shtatorit pritet të vendoset edhe në Veles, Kavadar dhe Negotinë”, tha Toshkovski.
Toshkovski njoftoi gjithashtu se sistemi do të mundësojë pagesën online të gjobave edhe për qytetarët e Maqedonisë. Sipas tij, që nga fillimi i vitit në aksidentet e trafikut kanë humbur jetën 59 persona, krahasuar me 96 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që paraqet një ulje prej rreth 35 për qind.
Lajme
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi
Egzon Bytyçi, i cili privoi nga jeta gruan e tij, Jetlira Foniqi, ka vdekur në orët e mbrëmjes së sotme në QKUK.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Shaqir Uka, drejtor i Mjekimit në QKUK.
“Egzon Bytyçi ka vdekur në orët e mbrëmjes së sotme pasi nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve”, ka deklaruar Uka. /Klankosova.tv
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
