Lajme
Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar
Therja e kurbanit vazhdon të jetë një ritual i rëndësishëm fetar e kulturor që përcakton Kurban Bajramin. Besimtarët myslimanë, siç thonë ata, i përgjigjen thirrjes së Zotit për bamirësi, derisa njohësit e fesë potencojnë se qëllimi i këtij akti është afrimi me Zotin. Rritja e çmimit të kurbaneve, pavarësisht se po krijon pakënaqësi te blerësit, kjo nuk i ndalon ata për ta kryer këtë obligim fetar.
Imami i Xhamisë “Bedri Kamberi” në Prishtinë, Labinot Maliqi thotë se kurbani si akt daton që nga njeriu i parë, Ademi, derisa potencon se qëllimi i therjes së kurbanit është afrimi me Zotin dhe bamirësia.
Maliqi tregon se ndarja e mishit të kurbanit duhet të bëhet në tri pjesë, një për veten, një për familjarët dhe tjetrën për nevojtarët, jetimët apo edhe të tjerë.
Maliqi: Një pjesë të mishit të kurbanit ta ndajmë për nevojtarët
“Kurbani si akt, prerja e një kafshe të caktuar daton që nga njeriu i parë, Ademi, babai i njerëzimit, bekimet e Zotit qofshin për të. Që nga fëmijët e tij, Kabili dhe Habnili kur u obliguan që të therin nga një kurban, për tu siguruar se cili është në të drejtën dhe në të vërtetën. Që nga atëherë fillon edhe ky historiku i therjes së kurbanit e më pas edhe tek profeti Ibrahim, bekimet e Zotit qofshin për të. Dhe kështu edhe vetë Zoti në Kuran na urdhëron dhe na thotë ‘Faluni dhe preni kurban për hir të Zotit juaj’…Qëllimi është që të afrohemi te Zoti i madhëruar nëpërmjet therjes së një kafshe të caktuar. Por, me të nuk synojmë që ne të përfitojmë nga mishi, por të përfitojmë nga shpërblimet e Zotit të madhëruar, ngase të tillë e ka legjitimuar vetë Zoti dhe e ka bërë një diçka që nëpërmjet therjes së Kurbanit, afrohemi tek Zoti, shtohet bamirësia te të tjerët, ngase edhe shpërndarja e mishit mund të jetë një gjë e mirë…Ndarja e kurbanit preferohet që të bëhet në tri ndarje. Një ndarje ta bëjmë për vete, një pjesë për familjarët, edhe nëse ata i kanë mundësitë shumë të mira, ndoshta edhe më të mira se ne, është mirë që ta ndajmë edhe me ta një pjesë të mishit të Kurbanit. Gjithashtu, një pjesë të mishit të kurbanit ta ndajmë për nevojtarët, familjet skamnore, jetimët e të tjerë”, thotë Maliqi.
Blerja e kurbaneve nga qytetarët e besimit islam bëhet nëpër ferma apo edhe vende të tjera.
Ferma “Te Gasht” tash e disa vite merret me blegtori, duke bërë mbajtjen, shitjen dhe therjen e kurbaneve.
Albion Gashi thotë se këtë vit ka pasur interesim të madh për blerjen e kurbaneve, pavarësisht se çmimi i tyre ka shënuar rritje. Ai tha se çmimi për një dele fillon nga 200 euro, derisa tregon se për këtë bajram ka shitur mbi 150 kafshë për kurban dhe se pritet që numri të rritet gjatë këtyre dy ditëve.
Gashi: Mbi 200 euro një kurban, ka interesim për blerje
“Me këtë merremi qysh moti, babë e gjysh, por prej pas luftës merremi më intensivisht me to (dele). Familjarisht i përkushtohemi atyre…I kemi mbi 200 copë (dele)…Prej pas luftës merremi më shumë me (kurban), i premë, i shesim…Pak ka një ngritje (të çmimeve), por jo shumë…Prej 200 euro e lartë shkojnë ato, varet nga dëshira e konsumatorit, se çfarë i pëlqen dhe si i pëlqen…Ka pasur interesim të mirë, i kemi konsumatorët tanë…Prej 150 (persona) e lartë, varet si është interesimi i konsumatorëve…Një javë përpara fillojnë t’i shejojnë (t’i ndajnë), i shejojnë i lënë këtu, konsumatorët vijnë më pas ditën e Bajramit, tri ditë bajram i premë këtu dhe i marrin konsumatorët dhe ecin…A po ankohen konsumatorët për rritje të çmimeve? Jo, ai që e ka nijet ta therë nuk i intereson çmimi”, tha Gashi.
Ndërkaq, një fermer tjetër, i cili nuk ka dëshiruar të prononcohet para kamerës thotë se çmimi i deleve fillon nga 230 deri në 300 euro.
Fermeri: Çmimi i kurbaneve nga 230 deri në 300 euro
“A po i mbani shtrenjtë (kurbanet) sivjet? 250, prej 230 (euro) deri në 300. A nuk ka më lirë se 230? Jo, nuk ka”, thotë një fermer.
Ani pse çmimet janë ngritur, besimtarët myslimanë po vazhdojnë ta bëjnë prerjen e kurbanit.
Islam Rrahimi tregon se për çdo vit bën therjen e kurbanit, derisa kujton kohët e para disa viteve, për cak potencon se ky veprim kishte vlerë më të madhe për nevojtarët. Por, Rrahimi thotë se për kushtet dhe standardin e jetesës në Kosovë, çmimet e kafshëve për kurban, janë të shtrenjta.
Rrahimi: Mezi e kanë pritur të varfrit Bajramin e Vogël që t’u dërgojnë mish
“Jo, kësmet nesër do ta blejmë sepse është një dhuratë që shpërndahet te komshinjtë. Nuk është ndoshta edhe aq shumë, por vlerën e ka sepse komshiut pak i ndihmon. Sidomos më herët ka qenë shumë e rëndësishme, që mezi e kanë pritur të varfrit Bajramin e Vogël që të therin dhe t’u dërgojnë mish`. Tash nuk është interesant, por si obligim duhet të theret…A keni prerë Kurban çdo vit? Po, po çdo vit…Kundër standardit që e kemi ne dhe kushteve, tek ne është si traditë, obligim për bajram, janë të shtrenjta”, potencon Rrahimi.
Edhe Gani Sijarina thotë se ditën e Kurban Bajramit do ta bëjnë therjen e kafshës. Ai tregon se e shpërndajnë mishin e kurbanit në tri apo më shumë pjesë, ashtu siç e thotë edhe feja islame, porse shton se disa edhe nuk e pranojnë atë.
Sijarina: E ndajmë kurbanin në disa pjesë, por disa edhe nuk po e marrin
“Do ta therim kësmet, ditën e Bajramit ne e presim gjithmonë ashtu e kemi, paradite duhet herët…Ashtu është e paraparë, kur të kemi mundësi e (therim kurbanin), por rrallë ndodhë që nuk e (therim). A e shpërndani te të tjerët? Po, tri vende, shtatë vende, si t’i gjejmë njerëzit, se ndonjëherë disa edhe nuk po e marrin…Rritje të çmimeve ka shumë, keq është…Nuk bënë të rriten çmimet për asgjë, por janë rritur të gjitha në përgjithësi”, tha Sijarina.
Dita e parë e Kurban – Bajramit është të dielën më 16 qershor 2024. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Lajme
Alpinisti i vdekur në Majën e Titos është nga fshati Xhepçisht?!
Personi që humbi jetën sot në zonën e “Kodrës së Diellit”, përkatësisht në afërsi të Majës së Titos, mësohet se është nga fshati Xhepçisht i Komunës së Tetovës, mëson tetova1
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një person mbi 70-vjeç, i cili kishte dalë në zonën malore si alpinist. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të paarritshëm me mjete të zakonshme, trupi i pajetë është transportuar me helikopter nga zona malore. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes./tetova1.mk
Lajme
Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani
Jasir Asani ishte një nga befasitë e trajnerit Maran, pasi mëngjarashi nuk ishte pjesë e listës me 29 futbollistë të grumbulluar për 4 ndeshjet e kombëtares në Ligën e Kombeve.
Këtë Asani nuk e ka “kapërdirë” dot dhe ka reaguar në rrjetet sociale. Asani ka “ironizuar”, me dy postime të bëra.
“Po rri urtë, se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më…”, shkruan Jasir Asani në rrjetet sociale.
Lajme
Këto janë të dhënat që nuk duhet t’ia jepni ChatGPT-së
ChatGPT është bërë pjesë e përditshmërisë së shumë njerëzve, të cilët e përdorin për gjithçka, nga recetat dhe CV-të, deri te këshillat për shëndetin dhe problemet në punë.
Por përdorimi gjithnjë e më i madh i chatbotëve po ngre shqetësime te ekspertët e privatësisë, të cilët paralajmërojnë se disa informacione personale dhe konfidenciale nuk duhet të ndahen në bisedat me inteligjencën artificiale.
Sipas ekspertëve të cituar nga “HuffPost”, përdoruesit duhet të shmangin ndarjen e të dhënave që mund t’i identifikojnë drejtpërdrejt.
Të dhënat personale
Emri i plotë, adresa, numri i telefonit, numri personal, të dhënat e pasaportës, patentës apo dokumenteve të tjera zyrtare janë ndër informacionet që këshillohet të mos ndahen.
Ekspertët rekomandojnë që edhe para ngarkimit të një dokumenti për analizë të hiqen të dhënat që mund të identifikojnë personin.
Problemet dhe informacionet intime
Komunikimi natyral me chatbotët mund t’i bëjë përdoruesit të ndajnë histori familjare, probleme personale apo informacione intime.
Ekspertët paralajmërojnë se një chatbot nuk duhet trajtuar si psikolog, mjek apo avokat, pasi nuk ka të njëjtat detyrime profesionale dhe ligjore për konfidencialitet.
Dokumentet mjekësore
Raportet mjekësore dhe analizat laboratorike mund të përdoren për të marrë shpjegime nga inteligjenca artificiale, por këshillohet që paraprakisht të fshihen emri, datëlindja, numri personal dhe të dhënat e tjera identifikuese.
Informacionet e kompanisë
Raportet e brendshme, kontratat, të dhënat e klientëve, kodet burimore dhe dokumentet që mbrohen nga marrëveshjet e konfidencialitetit nuk duhet të ngarkohen pa autorizim.
Një veprim i tillë mund të krijojë probleme ligjore, kontraktuale ose rregullatore për punonjësin dhe kompaninë.
Të dhënat financiare
Numrat e llogarive bankare, të dhënat e kartave të kreditit, informacionet mbi investimet, të ardhurat dhe deklaratat tatimore janë gjithashtu informacione që duhet të mbahen larg chatbotëve.
Ekspertët këshillojnë përdoruesit të kontrollojnë cilësimet e privatësisë në platformat e inteligjencës artificiale dhe, kur është e mundur, të kufizojnë përdorimin e bisedave për trajnimin e modeleve.
Një alternativë është përdorimi i pseudonimeve ose përshkrimeve të përgjithshme në vend të emrave dhe të dhënave reale, duke i dhënë chatbotit kontekstin e nevojshëm pa ekspozuar informacionet personale apo konfidenciale.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
