Connect with us

Lajme

Njësia Zgjedhore gjashtë peshon mbi 5 milionë euro – milioneri Thaçi vlen sa i gjithë “VLEN”-i

Njësia e gjashtë dhe e fundit zgjedhore, sikurse edhe pesë të tjerat, konsiston në njëzet mandate parlamentare, nga të cilët tetë mandate janë të rezervuara për Frontin Evropian të BDI-së dhe koalicionin “VLEN”, pastaj për tre deputetë të VMRO-DPMNE-së me koalicionin dhe një për deputetin e LSDM-së, shkruan Qendra për gazetari hulumtuese “SKUP – Maqedoni”.

Fronti evropian në këtë njësi zgjedhore “peshon” mbi 3.1 milionë euro – e nga deputetët milioner është Menduh Thaçi

Koalicioni i Frontit Evropian në krye me BDI-në dhe shtatë deputetët në përbërjen e re parlamentare për të cilët kemi të dhëna nga fletët anketuese kanë deklaruar pasuri në vlerë prej 3.108.197 euro. Në mesin e tyre, më shumë veçohet kreu i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Menduh Thaçi, i cili ka deklaruar pasuri prej 1.230.000 euro, që e bën atë disa herë më të pasur se kolegët e tjerë. Pas Thaçit vjen deputeti Bejxhan Iljas, i cili ka deklaruar një pasuri prej 430.000 euro, ndërsa në TOP 3 deputetët më të pasur të Frontit Evropian u gjet edhe deputeti Ilir Demiri me pasuri prej 406.497 euro. Deputetja Rina Ajdari  ka deklaruar pasuri prej 353.089 euro, pas saj vjen kolegia Ilire Dauti me pasuri prej 297.000 euro, ndërsa deputeti dhe ish-kryeministri Тalat Xhaferi “peshon” 251.189 euro. Më i varfëri në mesin e deputetëve të koalicionit të BDI-së është kryetari i BDI-së, Аli Ahmeti , i cili për dallim nga të tjerët ka deklaruar pasuri prej 140.422 euro “modeste”.

Deputeti Sali Murati nuk gjendet në regjistrin online të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPК) dhe për këtë arsye nuk është përfshirë në hulumtimin tonë.

Ali Ahmeti “më i varfëri” – por lidhet me skandale për sjellje korruptive

Afera “Magjar Telekom” në Maqedoni nuk përfundoi me një vendim gjyqësor, por në SHBA drejtorët hungarezë u shpallën fajtorë. Dëshmisë së ish-punonjësit të shërbimeve të inteligjencës Sllobodan Bogoevski se ish-kryeministri Vllado Buçkovski, si dhe zyrtarë të BDI-së, Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Abdulhalim Kasami kanë marrë ryshfet nga Telekomi, Buçkovski menjëherë i është përgjigjur se fjalët e Bogoevskit janë trillime, ndërsa nga BDI-ja thanë se dëshmia është konstruksion i ngjarjeve dhe rrethanave inekzistente, se është absolutisht e pavërtetë dhe se është në funksion të zgjedhjeve të ardhshme. Bogoevski tha se deklarata se ish-funksionarët e lartë dhe aktualë kanë marrë ryshfet prej 2,5 milionë euro nga “Magjar Telekom” është pranuar menjëherë nga gjykata kompetente në SHBA.

“Gjykimi përfundoi sepse të akuzuarit e pranuan fajësinë për dhënie ryshfeti ndaj politikanëve maqedonas, rasti u mbyll”, tha Sllobodan Bogoevski për SAKAMDAKAZAM.MK  pasi dje pasdite SEC (Komisioni Amerikan për Letrat me Vlerë) njoftoi se janë kanë rënë dakord me drejtorët hungarezë që të paguajnë gjobë për ryshfetin e dhënë.

Milioneri Menduh Thaçi i akuzuar në rastin “Titanik” – mori dënim me kusht

Deputeti më i pasur në njësinë e gjashtë zgjedhore, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ishte një nga të akuzuarit në lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Titanik“ që kishte të bënte me marrëveshjen për votim për ankesat në favor të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Strumicë.

Kështu, në vend të dy viteve burg, me aq sa kryetari i PDSH-së u dënua nga gjykata e shkallës të parë, Menduh Thaçi dhe katër ish-anëtarë të KSHZ-së (Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev), me ndryshimin e pjesshëm të aktgjykimit të Gjykatës Penale, dënohen ligjërisht me dënime me kusht prej dy vjetësh burgim nëse në katër vitet e ardhshme të vlefshmërisë ë aktgjykimit nuk kryejnë vepër të re. Të katër janë ndjekur për veprën penale të shkeljes së të drejtës së votës.

“VLEN” në njësinë e gjashtë zgjedhore vlen më shumë se 1.3 milion euro – vetëm Snopçe ka deklaruar pasuri prej më shumë se gjysmë milioni euro

Nga gjithsej tetë për pesë deputetët e koalicionit “VLEN” për të cilët kemi të dhëna kanë deklaruar një pasuri shumë më të “varfër” se rivali i tyre në bllokun shqiptar, BDI-ja, dhe atë në vlerë prej 1.374.434 euro.

Pasuri më të madhe në fletën e tij anketuese ka deklaruar deputeti Halil Snopçe, i cili “peshon“ 550.000 euro. Pas tij vjen kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami me 351.961 euro, ndërsa pas tij, në pozitën e tretë në njësinë zgjedhore numër gjashtë ndodhet deputetja Мimoza Musa me 253.000 euro. Saranda Imeri Stafai ka deklaruar një pronë në vlerë prej 214.473 euro, ndërsa deputet me pasuri më të vogël është deputeti Bekim Qoku me një pasuri prej rreth 5.000 euro.

Për deputetët Fatmir Limani, Sadik Sulejmani, Imërlije Saliu – Fetai nuk kemi të dhëna për fletët e tyre anketuese në regjistrin online të KPSHK-së.

Dyshja e VMRO-DPMNE-së në njësinë e gjashtë zgjedhore “peshon” mbi gjysmë milioni euro

Në njësinë e gjashtë zgjedhore, VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni fituan tre mandate parlamentare, dy prej të cilave janë gra, Dafina Stojanovska dhe Valentina Marçevska, e për të cilat kemi të dhëna për fletët anketuese. Deputetja me stazh në Kuvendin e Maqedonisë, Dafina Stojanovska ka deklaruar pasuri në vlerë prej 321.235 euro, ndërsa kolegia e saj, Valentina Marçevska posedon pronë në vlerë prej 214.829 euro.

Për deputetin Aleksandar Veljanovski nuk kemi të dhëna për fletën e tij anketuese dhe vlerën e pasurisë së tij.

Vlera e përgjithshme e pasurisë së dy deputeteve të VMRO-DPMNE-së në njësinë e gjashtë zgjedhore është 536.064 euro.

Sllavjanka Petrovska ka deklaruar pronë me vlerë prej 180.000 euro

Ish-ministrja e mbrojtjes dhe deputetja aktuale në përbërjen e re parlamentare është deputetja e vetme e LSDM-së dhe koalicionit nga njësia e gjashtë zgjedhore. Petrovska në fletën anketuese ka deklaruar pronë në vlerë prej  180.199 euro.

Vlera e përgjithshme e pasurisë të deputetëve të njësisë së gjashtë zgjedhore është 5.198.894 euro. Më të pasurit janë deputetët e koalicioneve me më shumë anëtarë, Fronti Evropian i BDI-së (3,2 milionë euro) dhe ata të koalicionit “VLEN” (1,3 milionë euro). Pasuri më të madhe ka deklaruar kryetari i  PDSH-së si pjesë e Frontit Evropian, Menduh Thaçi me mbi 1,2 milionë euro, që e bën atë disa herë më të pasur se pjesa tjetër e deputetëve për të cilët kemi të dhëna për vlerën e pronave nga fletët anketuese. Më i varfëri është deputeti Bekim Qoku me 5.000 euro. Mesatarisht, një deputet i njësisë së gjashtë zgjedhore posedon një pasuri prej 346.592 euro.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kumanovari dhuron 26 mijë euro për rrugën që mundëson qasjen në xhaminë më të vjetër në rajon

Husejn Bajrami, djali i të ndjerit hoxhë Nexhmedin Bajrami nga Kumanova, ka financuar blerjen e rrugës që mundëson qasjen në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në fshatin Tabanoc.

Marrëveshja për blerjen u nënshkrua më 19 tetor 2026, në prani të myftiut të Kumanovës, h. Abedin ef. Imeri, dhe anëtarëve të familjes Selmani nga Llojani.

Rruga ka një sipërfaqe prej 529 metrash katrorë, me gjerësi prej shtatë metrash, ndërsa vlera e blerjes arrin në 26.450 euro, shumë e paguar nga Husejn Bajrami.

Muftinia e Kumanovës e falënderoi z.Bajrami për këtë kontribut, si dhe familjen Selmani për bashkëpunimin, duke shprehur lutjen që kjo vepër të pranohet si sadaka dhe të shpërblehet me të mira.

Continue Reading

Lajme

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin një orë prapa

Ora verore këtë vit përfundon të dielën, më 25 tetor në orën 3:00 të mëngjesit duke u zhvendosur një orë prapa.

Në vitin 2018, Komisioni Evropian shqyrtoi heqjen e ndërrimit të kohës sezonale dhe më pas zhvilloi një konsultim publik në të cilin morën pjesë rreth 4.6 milionë njerëz.

Megjithatë, ndonëse 84 përqind e të anketuarve ishin në favor të heqjes së tij, anëtarët nuk arritën të arrinin një marrëveshje se cila kohë do të ishte e përhershme, kështu që propozimi nuk u zbatua.

Vendet e BE-së ende kalojnë në orën e verës në pranverë dhe në orën e dimrit në vjeshtë.

Në Azi, Kina, India, Japonia, Koreja e Jugut, Tailanda, Vietnami, Indonezia, Malajzia dhe Singapori nuk e përdorin kohën e kursimit të verës.

Kina e hoqi orën e verës në vitin 1991.

Në Lindjen e Mesme , Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Kuvajti dhe Bahreini nuk e ndryshojnë orën gjatë vitit.

Irani e hoqi ndërrimin sezonal të orës në vitin 2022, dhe që nga viti 2023 nuk e ndryshon më kohën midis verës dhe dimrit.

Në Amerikën e Jugut , Brazili, Argjentina, Kolumbia, Peruja dhe Ekuadori nuk e përdorin kohën sezonale.

Në Australi, rregullat ndryshojnë sipas shtetit. Uellsi i Ri Jugor, Viktoria, Australia Jugore, Tasmania dhe Territori i Kryeqytetit Australian po kalojnë në orën verore, ndërsa Queensland, Australia Perëndimore dhe Territori Verior nuk e ndryshojnë orën, raportoi portali Maariv.

Ndër arsyet për heqjen e ndërrimit të kohës sezonale janë funksionimi më i thjeshtë i jetës së përditshme , shmangia e problemeve në sistemet kompjuterike, transportin dhe biznesin, si dhe fakti që në vendet pranë ekuatorit, gjatësia e ditës nuk ndryshon ndjeshëm gjatë vitit.

Continue Reading

Lajme

„Pesë veta rrahin një fëmijë dhe e filmojnë“: Dëshmi shqetësuese nga Tetova

Pesë të mitur, të moshës rreth 13 dhe 14 vjeç, sipas pretendimeve të një prindi, kanë ndaluar dy fëmijë 11-vjeçarë në qendër të Tetovës, i kanë kapur për fyti dhe janë përpjekur t’ua heqin xhaketat për të kontrolluar nëse mbanin veshje me simbolet e grupit të tifozëve „Vojvodi“. Incidenti, sipas prindit, ka ndodhur derisa fëmijët po shkonin në stërvitje.

Për rastin ka alarmuar publikisht Darko Gavro, i cili në një postim në grupin e Facebook-ut „Go ljubim Tetovo“ pretendon se djali i tij dhe një fëmijë tjetër janë keqtrajtuar pranë ëmbëltores „Geopiko“ dhe objektit „Nashe dete“.

 

Sipas dëshmisë së tij, fëmijët ishin rrugës për në Qendrën Sportive, ku duhej të merrnin pjesë në stërvitjen e klubit për fëmijë „Fit Kid“, kur u ndaluan nga grupi i të miturve.

 

„I kanë kapur për fyti dhe janë përpjekur t’ua heqin xhaketat për të parë nëse janë ‘Vojvodi’“, ka shkruar prindi.

 

Ai pretendon se njëri prej të miturve e ka filmuar incidentin me telefon celular. Sipas informacioneve që ka marrë, videoja ishte menduar të publikohej në një grup të veçantë në TikTok, ku, siç thotë ai, shpërndaheshin pamje të rrahjeve nëpër Tetovë.

 

Prindi bën të ditur se rasti është denoncuar në polici dhe se bashkëshortja e tij ka shkuar për të dhënë deklaratë.

 

Në postimin e tij, ai paralajmëron se nuk bëhet fjalë për një incident të izoluar, pasi pretendon se ka informacione edhe për raste të tjera të keqtrajtimit të fëmijëve, gjatë të cilave të miturve u janë hequr xhaketat dhe trenerkat.

 

„Policia hesht. Të gjithë e dinë dhe i lëshojnë fëmijët në rrugë me frikë“, ka shkruar Gavro, duke kërkuar shtim të pranisë policore dhe të patrullave nëpër Tetovë.

 

Ai u ka bërë thirrje publike edhe institucioneve përgjegjëse për delikuencën e të miturve që t’i hetojnë rastet e tilla, duke paralajmëruar se keqtrajtimi i fëmijëve nga grupe po shndërrohet në një problem serioz.

 

Deri më tani, informacionet për rrethanat e incidentit bazohen në dëshminë publike të prindit. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë konfirmim zyrtar për denoncimin, as për pretendimet lidhur me filmimin e organizuar dhe publikimin e incidenteve të tilla./Skopje1.mk

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme10 hours ago

Kumanovari dhuron 26 mijë euro për rrugën që mundëson qasjen në xhaminë më të vjetër në rajon

Husejn Bajrami, djali i të ndjerit hoxhë Nexhmedin Bajrami nga Kumanova, ka financuar blerjen e rrugës që mundëson qasjen në...

Lajme20 hours ago

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin një orë prapa

Ora verore këtë vit përfundon të dielën, më 25 tetor në orën 3:00 të mëngjesit duke u zhvendosur një orë...

Lajme20 hours ago

„Pesë veta rrahin një fëmijë dhe e filmojnë“: Dëshmi shqetësuese nga Tetova

Pesë të mitur, të moshës rreth 13 dhe 14 vjeç, sipas pretendimeve të një prindi, kanë ndaluar dy fëmijë 11-vjeçarë...

Lajme20 hours ago

Filipçe: Nëse vij në pushtet, provimi i jurisprudencës do të jetë 100% në shqip

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në emisionin “N’Dritë” në Alsat tha se nëse vjen në pushtet do të garantojë që...

Lajme2 days ago

Petar Bogojeskit i “dhemb” propozimi i Shasivarit: Për 10 vjet, i gjithë gjyqësori do të flasë shqip!

Nacionalisti Petar Bogojeski ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të gjuhës shqipe në sistemin gjyqësor, pas propozimit të ministrit të Drejtësisë,...

Lajme2 days ago

NPK “SHARRI”: Uji në Tetovë i sigurtë për pije

NPK „SHARRI“ – Tetovë informon se, sipas analizave laboratorike dhe monitorimit të rregullt nga IPSH – Qendra e Shëndetit Publik...

Lajme2 days ago

Morën kredi prej 12 milionë denarë në emër të disa personave, kallëzim penal ndaj dy kumanovareve dhe pesë punonjësve bankarë

SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj A.S.D. (23) dhe M.V. (35), të dyja nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara...

Lajme2 days ago

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Nesër, më 23.10.2026 (e premte), me fillim në orën 08:00, në organizim të Klubit të Atletikës, do të mbahet një...

Sport3 days ago

Nga Gjilani drejt majave së botës/ Rinor Ramizi synon titullin botëror në K1-Kickbox me luftëtarin e tij Mirhad Babic

Një karrierë me 70 ndeshje, një përballje e fundit dhe një titull botëror në lojë. Më 31 tetor 2026, në...

Lajme3 days ago

Durmishi paralajmëron masa për punësimin e të rinjve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot mori pjesë në forumin “NextGen CareerUp” i cili u mbajt në Tetovë...

Trending